Në Kuvendin e Maqedonisë me 81 vota u miratuan ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje. Në sallë në momentin e votimit ishin 100 deputetë, raporton SHENJA. Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur. Me votimin e këtyre ndryshimeve, i hapet rruga sistemit “Safe City” i cili është parashikuar të fillojë më 1 shkurt.
Author: Jeta almakos
Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë Maqedonia ka kaluar nëpër disa ngjarje tragjike që na e përsërisin të njëjtin mësim, çdo herë në mënyrën më të vështirë: kur ndodh një aksident me shumë të lënduar, sistemi shëndetësor duhet të reagojë shpejt, i organizuar dhe i koordinuar, pa marrë parasysh se ku ka ndodhur aksidenti dhe sa “i papritur” ka qenë. Aksidenti i autobusit në Laskarci, zjarri në spitalin modular në Tetovë dhe rasti i fundit me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan nuk janë vetëm tragjedi të ndryshme me numër të madh të lënduarish dhe viktimash -ato janë i njëjti…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në takimin e dytë ministror të Platformës Ballkanike të Paqes, që do të mbahet në Stamboll. Në takim është paraparë të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, bënë të ditur pasdite nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Platforma Ballkanike për Paqe është një iniciativë e paraqitur nga ministri Fidan në vitin 2025 me qëllim që të kontribuojë për paqen, stabilitetin…
Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26 Korriku”. Hapi i radhës është që vendimi apo procesverbali të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta ditore e pas kësaj vijon dhe hapja e tenderit për rrënim. “Veprimet e mëtejshme, përfshirë edhe procedurat për rrënim, do të ndërmerren pas përfundimit të fazave ligjore përkatëse”, thonë nga Komuna e Çairit. Kreu i komunës së Çairit Izet Mexhiti për Alsat njoftoi se investitori edhe pse i panjohur është paralajmëruar paraprakisht por nuk ka përfillur urdhrin dhe…
Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil. Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht. “Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes…
63.2% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut blejnë online, por vendi mbetet i papërgatitur për e-tregti me inteligjencë artificiale, thuhet në Përmbledhjen e E-tregtisë në Ballkanin Perëndimor 2025, të përgatitur nga Shoqata për E-tregti. Sipas raportit, gjatë vitit 2024 mbi gjysma e përdoruesve të internetit kanë realizuar blerje online, duke e renditur vendin ndër tregjet më aktive në rajon. Megjithatë, niveli i blerjeve online mbetet ende nën mesataren e Bashkimit Evropian. Ekspertët vlerësojnë se rritja e e-tregtisë është sinjal pozitiv, por nuk mjafton për zhvillim afatgjatë. Sfida kryesore është nëse ekonomia është e përgatitur për fazën e ardhshme – e-tregtinë…
Gjatë javës së tretë të vitit 2026 – prej 12 deri më 18 janar – në vend janë paraqitur 2.062 raste të të sëmurëve nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin, 11,2 për qind më pak në karahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me javën e tretë të stinës së kaluar është rritur për 46,0 për qind, ndërkaq në krahasim me numrin për javën e tretë nga kurba tipike epidemike e modeluar nga 15 stinët e fundit është ulur për 6,9 për qind. Gjatë javës së tretë incidenca e paraqitur është…
Sot Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit. Kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për qytetarët dhe për…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, sot ishte për vizitë në Komunën e Dibrës, ku u prit nga kryetari i komunës, Fisnik Mela, njoftuan nga komuna. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fusha me interes të përbashkët për qytetarët. Ambasadori Qehaja e uroi kryetarin Mela për zgjedhjen në këtë post, duke i dëshiruar sukses në drejtimin e komunës dhe në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Dibrës. Nga ana e tij, kryetari Mela e falënderoi ambasadorin për…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t’u vendosë taksa të reja disa shteteve evropiane, që ishin planifikuar për t’u zbatuar nga 1 shkurti. Përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, ai tha se, duke u mbështetur në “një takim shumë prodkutiv” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “e kanë formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme sa i përket Grenlandës”, raporton televizioni BBC. “Kjo zgjidhje, nëse përfundohet, do të jetë e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet e NATO-s”, shtoi presidenti amerikan.
Dimri po përdoret si armë. Përgjigjja jonë është e thjeshtë dhe njerëzore: ngrohtësi, kujdes dhe përgjegjësi e përbashkët – nga njerëzit për njerëzit, përtej kufijve. CIVIL – Qendra për Liri nis një fushatë publike të përbashkët solidariteti, në koordinim me Ambasadën e Ukrainës, pas thirrjes publike të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha. Infrastruktura energjetike e Ukrainës është nën sulme të vazhdueshme dhe të qëllimshme. Energjia elektrike dhe ngrohja po shkatërrohen. Familjet dhe fëmijët po përballen me kushte ekstreme dimërore. Kjo fushatë bën thirrje për veprim të përqendruar në mbështetje humanitare: Ndihmë praktike përmes sigurimit të gjeneratorëve…
Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kërkoi dorëheqjen e udhëheqjes aktuale të LSDM-së për shkak të rezultateve katastrofale të punës së saj. Shilegov e akuzoi liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se po e çon partinë drejt zhdukjes. “Të reduktosh mbështetjen e partisë në vetëm rreth njëqind mijë vota dhe vetëm 15 deputetë, të bëhesh partia e pestë në Shkup dhe e treta në Maqedoni – çfarë është kjo nëse jo katastrofë?”, tha Shilegov në Tv Telma. “Do të ketë kërkesa të caktuara jo vetëm nga ana ime, por edhe nga një grupim serioz brenda partisë, mes të cilëve ka…

