Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, ka kërkuar një “ndalim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake” në Lindjen e Mesme për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e konfliktit, pas ofensivës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Teheranit, transmeton Anadolu. “Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe që nuk i sjell dobi askujt”, tha Wang gjatë një konference vjetore për media mbi politikën e jashtme në Pekin. “Përdorimi i forcës nuk është mënyra për të zgjidhur problemet dhe përdorimi i armëve vetëm do të krijojë urrejtje të reja”, shtoi ai. Duke iu referuar…
Author: Jeta almakos
Sipas një kleriku të lartë iranian, Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur një lider të ri suprem për të pasuar Ayatollah Ali Khamenein, i cili u vra në një sulm ajror izraelito-amerikan, transmeton Anadolu. “Të gjitha thashethemet dhe raportimet që sugjerojnë se Asambleja e Ekspertëve ende nuk ka marrë vendim janë plotësisht të rreme”, tha kleriku Ahmad Alamolhoda në deklarata të transmetuara nga agjencia Mehr News Agency. Ai tha se votimi për lidershipin tashmë ka ndodhur dhe një pasardhës është zgjedhur, por pa e bërë publik emrin e tij. Alamolhoda tha se sipas Kushtetutës së Iranit, askush, përfshirë anëtarët…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHhT) është në terren pas ankesave të qytetarëve se në disa pika karburanti ka kufizime gjatë furnizimit me dizel, por theksoi se furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në vend është stabil. Ai bëri të ditur se këto dukuri janë vërejtur kryesisht në komunat kufitare, ku ka presion të shtuar për shkak të çmimeve dukshëm më të larta të karburanteve në shtetet fqinje. “Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren. Janë vërejtur sjellje të tilla në disa pompa në komunat kufitare sepse ka një presion të madh nga shtetet fqinje,…
Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të fillojë sot, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ministria informoi se ka lidhur një marrëveshje me një kompani ajrore, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, pas kryerjes së një procedure të përshtatshme. Sipas planit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u kthyer të evakuohen deri në mesin e javës së ardhshme. Procesi është koordinuar plotësisht nga Ministria dhe misionet diplomatike dhe konsullore në rajon. Përfundimi i procedurës së prokurimit…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se 8 Marsi nuk duhet të shihet vetëm si një festë simbolike, por si një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror për respektimin dhe zbatimin e të drejtave që u takojnë grave. Në deklaratën e saj, Azizi theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë faktorët e shoqërisë që të angazhohen seriozisht në rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në pushtet dhe në menaxhimin institucional. “8 Marsi nuk është vetëm festë, por duhet të…
Dje, LSDM tregoi se nuk është më një parti politike, por gradualisht po shndërrohet në një shfaqje imitimi, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. “Në konferencën e djeshme për shtyp, Kaja Shukova kopjoi fushata që tashmë janë parë në rajon, dhe për të kapur plotësisht marifetin e LSDM-së, ajo u përpoq ta përdorte tragjedinë e fundit në vend si një rast për vëmendje dhe interes. Është e qartë për të gjithë se ajo është marrë nga Serbia, pa lidhje me realitetin maqedonas, dhe konfirmim se LSDM nuk ka autenticitet, kreativitet, ide, vizion apo thelb. LSDM vazhdon të bëjë atë që di…
Në një ditë simbolike për arsimin shqiptar, 7 Marsin, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në facebook aktivitetin me një grup fëmijësh shqiptarë nga qyteti i Manastirit- Maqedoni e Veriut, të cilët mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare përmes Bibliotekës “Linkest”. Takimi i veçantë u organizua me iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, dhe u shoqërua nga përfaqësues të institucioneve shqiptare. Përmes postimit në rrjetet sociale, Rama ndau emocionet nga takimi me vogëlushët, duke theksuar se energjia dhe entuziazmi i tyre janë dëshmi e fuqisë së gjuhës shqipe për të bashkuar breza edhe përtej kufijve. “Me energjinë…
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në përgjigjen e kompanisë së ndërtimit Behtel dhe Enka me rastin e largimit nga puna të pesëdhjetë punëtorëve nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës që punojnë në seksionet e autostradës së Korridorit 8. Zëdhënësja e Bechtel & Enka, me kërkesë të Agjencisë së Lajmeve lidhur me pushimet nga puna që u janë dorëzuar rreth pesëdhjetë të punësuarve, u përgjigj: “Jemi krenarë për trashëgiminë tonë në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke realizuar qindra kilometra autostrada të mëdha, duke i dhënë përparësi punëtorëve…
Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme pritet të fillojë të dielën dhe do të realizohet me fluturime çarter komerciale. Kjo do të bëhet pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të lidhë marrëveshje me një kompani ajrore, në përputhje me procedurat e parashikuara në Ligjin për Prokurimin Publik. Sipas planit të parashikuar, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u evakuuar pritet të kthehen në vend më së voni deri në mesin e javës së ardhshme. Procesi i evakuimit po koordinohet përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në…
LSDM-ja anulon marshin tradicional të 8 Marsit që duhej të mbahej nesër në Bogdanci dhe i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”, bëri të ditur sot kryetari i partisë, Venko Filipçe. Siç theksoi Filipçe në konferencë shtypi, LSDM-ja nesër do të jetë me qytetarët. “Edhe këtë vit duhej ta shënonim 8 Marsin, por ngjarja tragjike në Shkup, vdekja e nënës dhe fëmijës, na tronditi thellë. Kjo nuk është një tragjedi individuale, por një tjetër provë e problemit sistemik të dhunës ndaj grave, reagimit joadekuat të institucioneve dhe e dështimit të tyre për t’u përballur me këtë problem. Do të jemi…
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës. Gjatë vizitës në Kompleksi Memorial Adem Jashari, përfaqësuesit e VLEN u përkulën para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, duke theksuar se Prekazi mbetet një nga vendet më të shenjta të historisë kombëtare shqiptare. Ata vizituan edhe kullën e familjes Jashari, ku në konak u pritën nga Rifat Jashari. Sipas tyre, kjo kullë është simbol i qëndresës, sakrificës dhe krenarisë së…
Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, u pyetur nëse po shkojnë në Prekaz për të finalizuar çështjen e liderit të VLEN-it, Mexhiti u shpreh se atje shkojnë për të bërë homazhe dhe te varrezat e familjes Jashari, raporton SHENJA. Ndërsa siç u shpreh, sa i përket VLEN-it, nuk kanë ndonjë zhvillim të ri dhe se në momentin që do të ketë opinioni do të jetë i informuar. “Sa i përket VLEN-it, po punohet, nuk ka diçka jashtë asaj që e kemi thënë deri…

