Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se 8 Marsi nuk duhet të shihet vetëm si një festë simbolike, por si një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror për respektimin dhe zbatimin e të drejtave që u takojnë grave.
Në deklaratën e saj, Azizi theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë faktorët e shoqërisë që të angazhohen seriozisht në rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në pushtet dhe në menaxhimin institucional.
“8 Marsi nuk është vetëm festë, por duhet të jetë ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë mbi respektimin dhe zbatimin e të drejtave që natyrshëm u takojnë grave. Kjo ditë duhet të rrisë vetëdijen e të gjithë faktorëve të shoqërisë që të rritet niveli i përfaqësimit në të gjitha sferat e pushtetit dhe menaxhimit institucional,” deklaroi Azizi.
Ajo shtoi se rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe demokratike kalon përmes barazisë reale gjinore. Sipas saj, barazia gjinore nuk duhet të mbetet vetëm një slogan, por duhet të shndërrohet në një realitet të prekshëm në jetën institucionale dhe shoqërore.
“Vetëm përmes përfaqësimit të drejtë dhe përfshirjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse mund të krijojmë barazi faktike gjinore,” theksoi zëdhënësja e Qeverisë.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kundër shkrirjes së bashkive/ Berisha: Ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë kundër Parlamentit…
- Kuvendi e miratoi Ligjin për denoncim dhe kontrollë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja
- “Audi” del nga rruga në Tetovë–Gostivar, katër të rinj nga Dibra përfundojnë të lënduar
- K-15 deri në fund të vitit: Ja kush ka të drejtë dhe sa para duhet të marrë
- Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara
- Mbi 20.000 nxënës dhe studentë të vrarë në Gaza gjatë tre viteve të gjenocidit izraelit
- Çudit Uljan Shpataraku në Gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri auto Stop. Më tha jam ‘Berti’
- Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së



