Author: Jeta almakos

Avdullah Hoti i ka bërë të ditura synimet se dëshiron ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se “ka ardhur koha” për ta kthyer atë në forcën kryesore politike në vend. Hoti – i cili shërbeu shkurtimisht si kryeministër i Kosovës mes viteve 2020 dhe 2021 – shkroi në Facebook të dielën se do ta kërkojë besimin e delegatëve të partisë në Kuvendin e LDK-së më 31 janar. Ai tha se po e bën këtë “pas dorëheqjes së kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor”. Kryetari i tanishëm Lumir Abdixhiku pritet ta kërkojë votëbesimin…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600 euro. Protesta fillon më 28 janar 2026 në orën 17:00 para Qendrës së Punëtorëve (ndërtesa e LSM në Mirce Acev 6) në Shkup, pas së cilës vazhdon para Parlamentit, Dhomës së Tregtisë dhe Qeverisë së Maqedonisë (Duke lëvizur përgjatë Mirce Acev, Filipit të dytë, 11 Tetori, Dame Gruev, Bulevardi VMRO dhe duke përfunduar në Bulevardin Ilinden para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë) – njoftoi në Facebook Ivan Peshevski nga LSM. Nga LSM thanë e nuk…

Lexo më Shumë

Përmes një qëndrimi të përbashkët, pronarë të bizneseve të vogla, kanë reaguar në lidhje me draft-ligjin për mbrojtjen nga duhani, duke shprehur shqetësime për pasojat që do të shkaktojë zgjidhja ligjore për këtë veprimtari tregtare. Paralajmërojnë se mbi 4.000 biznese të vogla, si tobako, kioska dhe mini-markete, rrezikojnë të mbyllen. Pronarët po ashtu druajnë se kufizimet e reja për shitjen dhe ekspozimin e produkteve me duhan do të shkatërrojnë investimet e bëra me kredi dhe do të detyrojnë disa të mbyllin dyqanet. Ligji ndalon ekspozimin dhe reklamimin e produkteve me duhan dhe kërkon ruajtjen e tyre në dollapë të mbyllur…

Lexo më Shumë

Gjermania po përballet me thirrje për të tërhequr arin e saj me vlerë miliarda euro nga kasafortat e SHBA-së, e nxitur nga ndryshimi në marrëdhëniet transatlantike dhe paparashikueshmëria e presidentit amerikan Donald Trump. Gjermania mban rezervat e dyta më të mëdha kombëtare të arit në botë pas SHBA-së, nga të cilat afërsisht 1.236 ton me vlerë afërsisht 164 miliardë euro ruhen në New York. Emanuel Monch, një ekonomist i shquar dhe ish-drejtues i kërkimit në bankën federale të Gjermanisë, Bundesbank, bëri thirrje që ari të sillet në atdhe, duke thënë se ishte shumë “e rrezikshme” që të mbahej në SHBA…

Lexo më Shumë

Më 25.01.2026, SPB Manastir, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë BJB-së, parashtroi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir kundër M.A. (46) nga Shkupi, për dyshim për kryerjen e veprës penale “Mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Më 11.11.2025, një banore 72-vjeçare nga fshati Bukovë u mashtrua telefonikisht nga një person që u prezantua si inspektor policie dhe në mënyrë të rreme e informoi se e bija dhe dhëndri i saj kishin shkaktuar një aksident rrugor. Nën kërcënim dhe bindje të rreme, viktima la 40,000 denarë dhe 1,500 dollarë amerikanë në një vend të caktuar në…

Lexo më Shumë

Një person e humbi jetën sot në Shkup, pasi drejtone një automjet udhëtarësh në ora 4 të mëngjesit duke dalë nga rruga kryesore, njoftuan nga MPB. “Në Shkup në kryqëzimin e bul. “Aleksandri i Maqedonisë””, rr. “Brigada e 16-të Maqedonase” dhe rr. “Brigadat Ndërkombëtare”, sot në mëngjes rreth orës 04:10, një automjet udhëtarësh “Ford” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.S. (45) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Sh. Naum Ohridski” të Shkupit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.…

Lexo më Shumë

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori në Shqipëri. Rreth 150 mijë euro dëme për fermat me serra perimesh dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg janë humbjet e një fermeri në Lushnjë. Sipas ekspertëve, dëmet totale për sektorin bujqësor shkojnë deri në 150 milionë euro, ndërsa humbjet për eksport mund të arrijnë deri në 63 milionë euro. Në disa qarqe si Fier, Berat dhe Korçë, janë shkatërruar hektarë të tërë drithërash, perimesh dhe pemëtore, duke krijuar një ngarkesë financiare për fermerët dhe ekonominë kombëtare.…

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Turqia luan një rol “të palëkundur” në avancimin e paqes, sigurisë dhe ekuilibrit strategjik në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu. Spiropali u prit të premten në Stamboll nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit. Në një postim në rrjetin social amerikan X të dielën, Spiropali tha se ishte e nderuar nga pritja nga ana e presidentit Erdogan, të cilin e ajo e quajti “mik…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ahmeti e vlerësoi lart figurën dhe kontributin e të ndjerit, duke theksuar përkushtimin dhe guximin e tij gjatë rrugëtimit të përbashkët. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili. Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e 31-të të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Shkup, deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska shprehu nevojën për reforma serioze në parti. Sipas saj, nëse LSDM nuk fillon të ndryshojë, ekziston rreziku që gradualisht të margjinalizohet dhe në fund të fundit – të zhduket nga skena politike. Petrovska vlerësoi se socialdemokracia si ide është e gjallë, por për të ruajtur rolin e partisë, duhet të bëhen ndryshime konkrete në mënyrën e funksionimit të saj. Ajo theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit – si lokale ashtu edhe parlamentare – tregojnë se partia nuk ka arritur të kryejë…

Lexo më Shumë

Më 23.01.2026, në orën 11:20, SPB Tetovë ka pranuar njoftim se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, pranë f. Sllatinë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (33) nga fshati Dobrosht, rrethina e Tetovës dhe një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.H. (36) nga f. Nerashtë, rrethina e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësuan të dy shoferët, ndërsa lëndime trupore pësoi edhe bashkudhëtari B.A. (26) nga fshati Nerashtë, rrethina e Tetovës, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen…

Lexo më Shumë

Një grua nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër pas një keqkuptimi paraprak lidhur me përdorimin e një vendi parkimi në zonën e Bit Pazarit, njoftojnë nga SPB Shkup. Sipas kallëzimit, më 23 janar 2026, në ora 22:40, në SPB Shkup, M.E. (48) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, në një hapësirë parkimi në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore. Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë