“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”. Ky ishte reagimi i parë i Ilire Dautit, pasi u shkarkua nga pozicioni i kryetarës së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes këtij statusi që ajo e ka bërë sot në facebook, lë të kuptohet se nuk do të jetë më në krye të këtij komisioni, për shkak se kaloi interpelanca ndaj saj. Kurse Kuvendi në një njoftim zyrtar për mediat menjëherë pas shkarkimit, tha se Dauti mund të jetë sërisht kryetare ani pse ishte votuar interpelanca kundër saj. Dauti përmes statusit ju…
Author: Jeta almakos
Pamjet e ish-kreut të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, teksa zbriste nga vetura luksoze para një hoteli në Monte Carllo nxitën reagime të shumta në opinion. Pyetja më e shpeshë ishte: Si kishte mundësi një i dënuar për vepra të rënda korruspsioni e kepërdorimi të detyrës zyrtare të të bënte një jetë të tillë luksi. Për këtë çështje ka reaguar sot Prokuroria Publike, e cila sqaron se asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar për lirimin me kusht të Mijallkovit. Është sqaruar se prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka reaguar ndaj politikës aktuale të LSDM-së, e që sipas tyre është në funksion të VMRO-DPMNE-së. Nga BDI thonë se LSDM në vend që të veprojë si parti opozitare, po vepron si parti e kapur nga që nuk guxon ta sfidojë realitetin. Reagimi i plotë: A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev – margjinalizimi i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, e ndërmjetësuar nga Koço Angjushev? Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e…
Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar seancën e djeshme parlamentare, ku u diskutuan interpelancat ndaj zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të MPB-së, Astrit Iseni. Taravari ka theksuar se opozita shqiptare po bën show me skena të tilla dhe ka theksuar se deputetët paguhen për të punuar si të tillë, dhe jo për të luajtur rolin e aktorëve. Në postimin e tij, ai ka ironizuar me situatën, duke thënë: “Hajde, po e besojmë sot se e shkarkuan dje… Por çfarë do të thotë nesër, kur do të vazhdojë të kryejë të njëjtën detyrë?! Në parlament paguhen…
Shkupi në orët e fundit ka rënë nga lista e top 10 qyteteve më të ndotura në botë. Sipas listës së IQ Air, Shkupi është në vendin e 39-të dhe vlera e grimcave PM 10 është 36. Njëkohësisht nga Ministria e Mjedisit informojnë se kanë ndërprerë alarmin e ndotjes në Strumicë. “Sipas të dhënave të Sistemit Automatik Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit (DAMSKAV) nga 9 janari 2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 miligramë për metër kub dhe episodin e dy ditëve radhazi mbi në Strumicë është ndërprerë…
Lëvizja Populli ka reaguar ndaj shkarkimit të deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti nga Komisioni për Politikë Sociale. Nga Lëvizja Populli thonë se ky veprim është shfaqje e nacionalizmit maqedonas kundër kauzës shqiptare, teksa thonë se ndiejnë keqardhje nga indiferizmi i VLEN-it. Reagimi i plotë: Lëvizja POPULLI konsideron që shkarkimi i zonjës Ilire Dauti nga posti i kryetares së Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, është një dëshmi e qartë e polarizimit nacionalist maqedonas të reshtuar reth kauzës së tyre antishqiptare dhe në dëm të kohezionit ndëretnik në vend, kohezion i krijuar nën frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Poashtu, është…
Paolo Palminteri pritet të jetë ambasador i ri italian në Shkup pasiqë Andrea Silvestri përfundoi mandatin e tij. Urime Paolo Palminteri, Ambasador i ri i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot filloj mandatin tim si ambasador i ri i Italisë në Maqedoninë e Veriut, një komb aleat dhe mik dhe një udhëkryq kyç në Gadishullin Ballkanik. Do të punoj për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, në të gjitha fushat dhe për të mbështetur anëtarësimin e Shkupit në BE-ja, ribashkimi i saj në shtëpinë e përbashkët europiane, thuhet kështu në mesazhin e lëshuar nga ambasadori Palminteri si dhe…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi. Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet…
REAGIM: Shkarkimi i Ilire Dautit – Tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e branitellave me çdo kusht Shumica parlamentare ka ndërmarrë një akt të turpshëm dhe revanshist duke shkarkuar Ilire Dautin nga posti i Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, vetëm pse ajo refuzoi të kalojë një ligj diskriminues që kompenson vetëm “branitellët” e vitit 2001. Ky vendim nuk është asgjë tjetër veçse një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe një përpjekje për ta zhvlerësuar atë në çdo formë. Qeveria aktuale, në vend që të punojë për unitet dhe barazi, po vepron me logjikën e përjashtimit dhe…
Tom Fitton, presidenti i Judicial Watch, ka deklaruar në një intervistë me Tucker Carlson në FOX NEWS, se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi, ka harxhuar rreth 9 milionë dollarë për të fuqizuar qeverinë socialiste të Shqipërisë. Në një shpjegim shterues dhe mjaft domethënës për zhvillimet politike dhe të sistemit të drejtësisë, Fitton është shprehur se DASH dhe USAID mbështetën qeverinë socialist-komuniste në Shqipëri, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve amerikanë. ‘E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në…
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur. “Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë…
Deputeti i koalicionit VLEN Bekim Qoku në seancën e parë plenare në Kuvend në fjalën e tij pyeti se ku përfunduan parat e shumta që i dha Mijallkovi në vilën në Kërçovë. Qoku tutje theksoi se njeriu më i korruptuar në vend, Sashi Mijallkov shpëtoi fal Artan Grubit.

