Author: Jeta almakos

Gjashtë persona kanë vdekur nga një shpërthim dhe zjarri në një restorant në Republikën Çeke. Tetë persona u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spital, sipas zjarrfikësve. Sipas deklaratave fillestare të dëshmitarëve, një ngrohës me gaz ishte rrëzuar dhe më pas bombola e saj ka shpërthyer. Zjarri ka rënë mesnatën e së shtunës. Sipas shërbimeve të urgjencës, flakët u përhapën jashtëzakonisht shpejt. Aksidenti ndodhi në një restorant në qendër të qytetit industrial Most (Brüx), i cili ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Dresdenit. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan shkroi në X se ishte në kontakt me zjarrfikësit dhe…

Lexo më Shumë

“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës edhe një herë konfirmojnë atë që qytetarët e ndiejnë çdo ditë – çmimet më të larta, shpenzimet më të larta të jetesës dhe pasiguria ekonomike”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. “Inflacioni po rritet dhe po ha standardin e jetesës së punëtorëve dhe qytetarëve, ndërkohë që pagat janë në stagnim. Kostoja e jetesës në dhjetor 2024 u rrit me 4.4%, produktet bazë të jetesës, pa të cilat nuk mund të imagjinohet asnjë shtëpi, u rritën me 4.3%. Mijëra familje detyrohen të jetojnë me rroga që thjesht nuk mjaftojnë për të përballuar as…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm prej -9 gradë Celsius është matur në Kodër të Diellit. Sipas DPHM-së në Mavrovë është matur temperaturë prej -9 gradë Celsius, në Krushevë -6, në Kriva Pallankë, në Tetovë, Berovë, Prilep e Kumanovë, ndërsa në Manastir , Shtip, Ohër, dhe Dibër, -2, në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Veles, Kavadar -1, në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe dhe Demir Kapi 0 gradë, kurse në Gjevgjeli dhe Pretor, 1 gradë Celsius. Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 52 centimetra, 35 në Mavrovë, 15 në Shtip e Dibër, 12 në Gjurishte, 11 në Manastir, Tetovë, 8 në…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev nuk mund të thotë nëse do të plotësohet kërkesa e punëtorëve në disa nga ministri për rritje shtesë të pagave prej 30 përqind. Në një intervistë për TV 24, ai nuk mohoi se pagat e punonjësve në Administratën Publike janë të ulëta, por mendon se shuma që ata kërkojnë është shumë e madhe. “Kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me Ministrinë e Financave për fondet e mundshme shtesë në buxhet që do ta siguronin këtë 30 përqind. Unë mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakti është…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i fshatit Rilci në rajonin e Blagoevgradit, Zhivko Çukarski, pranoi fajësinë dhe nënshkroi marrëveshje me Prokurorinë e Qarkut të Blagoevgradit për keqpërdorime lidhur me regjistrimin e paligjshëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të deklaruar si bullgarë. Sipas hetimeve, Çukarski ka përgatitur dhe vërtetuar 246 vërtetime për qëndrim të përhershëm për personat nga Maqedonia e Veriut, edhe pse ata asnjëherë fizikisht nuk kanë qenë të pranishëm në fshat dhe nuk kanë dorëzuar dokumente përkatëse për regjistrim. Ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, në Rilci janë regjistruar mbi 4000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Disa nga adresat e tyre ishin fiktive,…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Butelit, Darko Kostovski në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të pastruar rrugët në këtë komunë pas reshjeve të dendura të borës, përcjell TV21. Kostovski thotë se është formuar shtabi i krizës në kuadër të komunës, që po e ndjek në vazhdimësi situatën. “Shërbimet janë në terren dhe pastrojnë borën. Janë pastruar të gjitha pikat më të larta dhe kritike në komunën e Butelit, fshatin Lubanci dhe fshatin Luboten… Vazhdojmë në Radishan, Butel dhe Vizbeg”, ka shkruar mes tjerash Kostovski.

Lexo më Shumë

Nga BDI thonë se edhe një tjetër institucion shtetëror heq gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar. “Sot paraqesim një tjetër veprim të papranueshëm nga një institucion shtetëror – Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar! Në dokumentet e tij të reja, gjuha shqipe është fshirë plotësisht, duke shkelur çdo normë ligjore dhe kushtetuese që garanton përdorimin e dy gjuhëve zyrtare. Ky veprim nuk është një gabim teknik – është një akt i paramenduar dhe një shkelje flagrante e barazisë gjuhësore. Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë i fundit. Kjo është një…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe anëtari i byrosë politike të Hamasit, Khalil al-Hayya, diskutuan sot zhvillimet dhe përpjekjet e fundit për të siguruar një armëpushim në Gaza, transmeton Anadolu. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe al-Hayya diskutuan në një telefonatë zhvillimet e fundit në negociatat e armëpushimit. Ushtria izraelite ka vazhduar një luftë gjenocidale në Gaza që ka vrarë mbi 46.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë “përplasjet” nga distanca mes dy ish bashkëpartiakëve, Ilire Dautit dhe Arben Taravarit. Ky i fundit ka komentuar shkrimin e fundit të Dautit, duke e cilësuar të njëjtin si “tallje me mbiemrin e tij”. “Sot Ilire Dauti është tallur me mbiemrin tim…Ka ndryshuar shumë që kur ka shkuar me BDI-në.Kurse unë vazhdoj mbetem gjithnjë ai i pari, Krenarisht i njëjti Arben Taravari!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në bashkëbisedim më qytetarët e Gostivarit tha se nuk guxon askush të prek të arriturat shqiptare. Sela tha se shqiptarët nuk ju binden patronëve të huaj, pasi të drejtat e veta i kanë arritur me sakrificë dhe gjak. “Përkatësia kombëtare nuk është ndjesi, është ajo se si kanë qënë babai dhe gjyshi im. Ajo se si flet, traditat, kultura, ndaj nuk do lejojmë që të fshihen këto veçori shqiptare. Po e hoqën balancuesin, e prekën e gjuhën, menduan se nuk do të ketë rezistencë dhe shqiptarët do të përballen me aktin e…

Lexo më Shumë

Partnerët e deridikurshëm qeveritar, LSDM –BDI, tani nuk lënë ditë pa e akuzuar e kritikuar njëra tjetrën. Edhe pse bashkërisht e kanë ndarë kulaçin e pushtetin qeveritar, del që paskan shumë mendime të kundërta. Partitë tani fajësojnë njëra tjetrën për shumë mangësi e veprime jo të duhura e të kundërligjshme të shtetit, por në fakt deri para më pak se një viti, kanë qenë së bashku në krye të Qeverisë edhe atë për shumë vite radhazi. BDI thotë se heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e LSDM-së, janë rruga e degradimit të saj përfundimtar. Por, shtojnë se…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të RMV-së kishin pushuar mjaftueshëm gjatë pushimit dimëror, aq sa seancën e parë pasi u kthyen në punë të premten e zgjatën deri natën vonë. Me debate dinamike, të shumta, me akuza të ndërsjellta, të zgjedhurit e popullit diskutuan gjatë, për 5 interpelancat që ishin në rend dite. Prej tyre kaloi vetëm njëra, ajo kundër deputetes Ilire Dauti, e inicuar nga partia Levica. Ndërsa nuk kaluan interpelancat e parashtruara nga Fronti Evropian për zëvendëskryeministrin Izet Mexhitin, zëvendëskryeministrin Ivan Stoillkoviqin, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovskii dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni. Me 64 vota ‘kundër’ dhe 3 ‘për’…

Lexo më Shumë