Gjashtë Ministri dhe dy institucione shtetërore nesër nisin protestat e paralajmëruara për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjeve të reja kolektive për rritje të pagave për 30%. Punonjësit do të protestojnë 30 minuta, kurse vendet e protestës do të ndryshojnë çdo ditë. Pas grevës së punonjësve të Prokurorisë Shtetërore, nga nesër rreth 3.500 punonjës të Entit Shtetëror për Statistika, Ministrisë së Kulturës, Ambientit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Lidhjeve dhe Ekonomisë dhe Punës, do të dalin në protesta 30-minutëshe me kërkesa për rritjen e pagave për 30% dhe nënshkrimit të marrëveshjes kolektive. TRPE DEANOSKI – KRYETAR I SINDIKATËS “Nuk…
Author: Jeta almakos
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) në një operacion kapi në Siri Mohammed Dib Korali-n, një nga autorët e sulmit terrorist të vitit 2013 në rrethin Reyhanli të provincës jugore turk Hatay, ku u vranë 53 persona, raporton agjencia Anadolu. Sipas burimeve të sigurisë, MIT identifikoi vendndodhjen e Koral-it, i cili ishte ndër planifikuesit e sulmit terrorist dhe siguroi bombat e përdorura në sulm. Terroristi i është dorëzuar policisë së Hatay-it, shtuan burimet. Në një operacion të ngjashëm në Siri në vitin 2018, MIT kishte kapur Yusuf Nazik-un, një tjetër autor dhe planifikues të sulmit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se politikat e neutralitetit gjinor që përdorin LGBT-në si “mish për top” janë të dëmshme kryesisht për “familjen dhe shenjtërinë e institucionit të familjes”, raporton Anadolu. Duke folur në prezantimin e “Vitit të Familjes” në kryeqytetin Ankara, Erdoğan nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve nga “ideologjitë e dëmshme devijuese” që “kërcënojnë familjet dhe strukturat e komunitetit”, për të cilat ai tha se ishte përgjegjësi e përbashkët e kombeve. “Këto përmbajtje, të cilat shërbehen në mënyrë të vetëdijshme, të qëllimshme dhe këmbëngulëse, çojnë në fitimin e hapësirës në tendenca LGBT dhe tendenca…
Deputetja Ilire Dauti mbetet kryetare e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pavarësisht se shumica e deputetëve, të premten e kaluar votuan pro interpelancës së inicuar kundër saj. Këtë e kanë konfirmuar sot nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi, prej ku thanë se, vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Kuvendi i RMV-së “Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i palëkundur në përkushtimin e…
Nga BDI kanë reaguar duke thënë se zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës! “Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit! Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in. Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që…
Stagnon prodhimtaria e duhanit në vend. Të dhënat krahasuese tregojnë trende të uljes ndër vite në Maqedoninë e Veriut. Për korrjet e vitit 2024, pritet që deri në fund të muajit janar të grumbullohen 21 mijë tonë me një çmim mesatar prej 400 denarë. Është rritur edhe subvencioni për kategorinë e parë të duhanit, nga 80 denarë në 100 den, me çka fermerët do të fitojnë 500 denarë për kilogram duhan të dorëzuar tek tregtarët. Dy vite më parë sipas të dhënave të futura në sistemin elektronik të regjistrimit të duhanit ISET nga kompanitë blerëse nga korrja e vitit 2022,…
ZNAM kërkon propozim të ri nga Fronti Evropian për kryetar të Komisionit për politikë sociale. Sipas tyre, është e pakuptimtë që Ilire Dauti të vazhdojë të ushtrojë funksionin pas votimit të interpelancës ndaj saj. “Është tërësisht e palogjikshme që pasi të votoni interpelancë, të konstatoni përgjegjësi te dikush se nuk i ka respektuar Kushtetutën dhe ligjet ose Rregulloren e Kuvendit dhe nuk ka vepruar me përgjegjësi gjatë punës së tij, të vazhdojë të bëjë punën. Praktikisht, nëse me votim nuk ka veprime të tjera juridike të detyrueshme, atëherë e kotë që keni konstatuar shkelje nëse për atë shkelje nuk ka…
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, ish kryeministri Ramush Haradinaj e nisi fushatën zgjedhore me akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual Albin Kurti. Duke folur me forcë dhe në dialekt, Haradinaj e akuzoi Kurtin si një njeri të ligë, të pafytyrë, të shitur, mashtrues, mercenar, argat i Rusisë dhe Serbisë dhe shef i hajnave (hajdutëve). Haradinaj i bëri këto komente gjatë hapjes zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, sot në sallën “1 tetori”, në Prishtinë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj force politike. “Ne e themi të vërtetën, dhe e themi shqip, nuk i mëshojmë…
Reshje të dendura bore në të gjithë vendin. Mbulesë dëbore prej 20 centimetrash është formuar në Maqedoninë jugperëndimore, përcjell TV21. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore, pritet të ketë ngrica. Në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit është dhënë alarm portokalli për reshje të dendura bore, ndërsa në juglindje alarmi i verdhë për reshje bore me erëra të forta. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë gjithë ditës po pastrojnë borën me të gjitha mjetet teknike dhe njerëzore dhe se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në…
Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në spital. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 në anën lindore të Punta Valgrande, një majë në Alpet Leopontine, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës. Skiatorët që vdiqën “u tërhoqën zvarrë” poshtë malit me borë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra. Një alarm ishte lëshuar në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për “rrezik të konsiderueshëm orteku”. Alarmi ishte në nivelin 3,…
Türkiye do të bëjë pjesën e saj për të “ndihmuar në lehtësimin e rrugës së vështirë” përpara popullit sirian, tha sot ministri i Jashtëm i vendit, Hakan Fidan, transmeton Anadolu. Hakan Fidan mori pjesë në një takim për të ardhmen e Sirisë në kryeqytetin saudit Riad, së bashku me ministrat e jashtëm nga Arabia Saudite, Siria, Bahreini, Egjipti, Iraku, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministria e Jashtme turke në X. Një administratë e re e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa ka marrë drejtimin në Siri pas përmbysjes së Bashar Asadit muajin e kaluar. Ajo ka…
Mbushen 17 vite nga 12 janari I vitit 2008 kur humbën jetën I gjithë ekuipazhi i helikopterit MI-17, I cili kthehej nga një mision paqeje në tBosnjë e Hercegovinë. 11 pjesëtarë të ARMV-së humbën jetën në Bllacë të Katllanovës, gjatë rrëzimit të helikopterit ushtarak vetëm 50 metra larg shtëpive të fshatit. Me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave me lule në pllakën përkujtimore, viktimat u nderuar nga delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së ARMV-së si dhe familjarët e viktimave. Ushtarët e Maqedonisë që po ktheheshin pas qëndrimit 6-mujor në misionin paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, më 12…

