Nga BDI kanë reaguar duke thënë se zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!
“Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit! Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.
Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre. Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!
Turp dhe poshtërim për VLEN-in dhe “Metohinë” e tyre politike!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 29.08.2026
Aktuale
- Revolucion, për herë të parë tumori në tru hiqet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
- “Fëmijët po bëjnë zhurmë”/ U zunë me fqinjët, plagosen në kokë dy vëllezërit në Korçë
- “Protesta, një ortek që nuk kthehet prapa”, 91 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, psikologia: E ka kapur pushtetin të papërgatitur
- “Besa dhe PasqyrAlbania”, Rama zbardh takimin me deputetët dhe drejtuesit e PS Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik
- 13 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, tetë prej tyre pa patentë
- Territorialja/ Kreu lokal i PD zbulon skandalin: Uji i liqeneve të Klosit do dërgohet ne fshatin e Agron Malajt
- Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri
- (VIDEO) Reagimet pas vdekjes së Mlladiqit, Komisioni Evropian kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës



