Donald Trump, president i 47-të i SHBA-ve më 20 janar do të marrë zyrtarisht detyrën në Shtëpinë e Bardhë, në një ceremoni zyrtare ku të ftuar janë politikan të nivelit të lartë, artistë dhe CEO të disa nga kompanitë më të suksesshme në SHBA, transmeton TV21. Në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të merrnin pjesë edhe qytetarët duke blerë biletë prej 2 deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha.
Author: Jeta almakos
Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. Fëmija më 14 janar është sjellë në klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit. “Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njoftoi se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai sqaroi se kjo do të bëhet përmes një zgjidhje të dakorduar me partnerët qeveritar Vlen, VMRO DPMNE dhe Znam. Fetai theksoi se ky ligj synon të gjejë zgjidhje të cilat nuk i ofronte balancuesi. “Ligji në fjalë të cilin do e diskutojmë sot në takimin e radhës të grupit punues të koalicionit qeveritar synon të ofrojë zgjidhje konkrete ligjore, mekanizma kontrolli, mekanizmi zbatimi si dhe mekanizma sanksioni aty ku nuk zbatohet i njëjti nga institucionet në fjalë. Tani për tani…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Budapest, ku sot u takua me Balaah Orban, drejtor politik i shefit të Qeverisë së Hungarisë, si dhe me Ministrin e ekonomisë nacionale, Marton Nagj. Në fokus të takimeve ishin marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve, me theks të veçantë në mbështetjen ekonomike nga Hungaria dhe rritjen e bashkëpunimit tregtar, kumtoi Ministria e Transportit (MT). Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi reformat ekonomike të Qeverisë për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ai prezantoi prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e ekonomisë vendase, realizimin e projekteve…
Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi. Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj, i cili këtë veprim e quan si metodë për frikësim të aktivistëve. Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Nushit. Reagimi i plotë: Është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së. Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion…
“Nëse Sindikata e Punonjësve Administrativ, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (SPAOGJSHQ) me të vërtetë kujdeset për pagat e të punësuarve, u bëjmë thirrje në bisedë për gjetjen e zgjidhjes. Në të kundërtën, mbetet dyshimi se SPAOGJSHQ është organizatë sindikaliste, e cila punon për interesa partiake të dikujt dhe për grumbullimin e pikave të vogla politike në kurriz të qytetarëve, kumtoi sot Qeveria pas protestave të administratorëve që u mbajtën para Ministrisë së Kulturës. Qeveria përkujton se është e hapur për arritjen e marrëveshjes me të gjitha organizatat sindikaliste përmes dialogut. Siç thotë, protestat nuk janë mënyra më e mirë e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet më 20 janar 2025 (të hënën) në Uashington. Pjesëmarrja e z. Taravari në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që ai, si përfaqësues i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka ndërtuar me administratën e re amerikane. Kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marëdhënjeveme ShBA. Forcimi i lidhjeve mes Shkupit dhe Uashingtonit është një garanci për mbështetjen e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit…
Biblioteka HalkBank Hap Dyert Pikrisht para Provimeve: Studentët Shpejtojnë për në Hapësirat e Reja për Studim – Biblioteka e re HalkBank në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit (IBU) ka hapur zyrtarisht dyert e saj, dhe studentët janë shumë të emocionuar. E hapur më 13 janar 2025, gjatë periudhës kritike të provimeve finale, biblioteka e pajisur me teknologji të avancuar është bërë shpejt një qendër aktiviteti. Që nga momenti kur dyert u hapën, studentët kanë mbushur objektin e ri, të gatshëm për të shfrytëzuar burimet e shumta dhe atmosferën mikpritëse. Biblioteka, e cila ka një koleksion të imponuar librash, revistash dhe hapësirash…
Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit do të kërkojë dëmshpërblim si një nga viktimat më të mëdha në rastin “Fortesa”. Kështu ka bërë të ditur Vlatko Ilievski, bashkëshorti dhe avokati i Gordana Jankulloskës, e cila sot u lirua nga fajësia në rastin “Kalaja”. Ai theksoi se Gjykata ka pranuar pretendimet e mbrojtjes se ish-ministri i Brendshëm nuk ka pasur qëllim apo synim të dëmtojë pajisjet e përgjimit apo të dëmtojë shtetin. Mbrojtja është e kënaqur dhe tani është duke pritur që Gjykata e Apelit të konfirmojë lirimin nga akuzat, transmeton Plusinfo. “Nëse jo në…
Nga 6 deri më 12 janar, në vendin tonë evidentohen 6 raste të reja pozitive me COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti për Shëndet Publik, nga dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe në Strumicë dhe nga një rast në Shkup dhe Kërçovë. Pesë persona janë të moshës mbi 60-vjeç, kurse një rast regjistrohet tek grupmosha 40-49 vjeç. Gjatë vitit 2025, deri më 12 janar, janë regjistruar gjithesjt 11 persona të prekur nga COVID-19. ISHP-ja thotë se shkalla e ulët e trasmetimit të Sars – Cov 2, raportimi në ulje dhe numri i ulët I testimeve ndikojnë…
Gjashtë Ministri dhe dy institucione shtetërore nesër nisin protestat e paralajmëruara për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjeve të reja kolektive për rritje të pagave për 30%. Punonjësit do të protestojnë 30 minuta, kurse vendet e protestës do të ndryshojnë çdo ditë. Pas grevës së punonjësve të Prokurorisë Shtetërore, nga nesër rreth 3.500 punonjës të Entit Shtetëror për Statistika, Ministrisë së Kulturës, Ambientit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Lidhjeve dhe Ekonomisë dhe Punës, do të dalin në protesta 30-minutëshe me kërkesa për rritjen e pagave për 30% dhe nënshkrimit të marrëveshjes kolektive. TRPE DEANOSKI – KRYETAR I SINDIKATËS “Nuk…
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) në një operacion kapi në Siri Mohammed Dib Korali-n, një nga autorët e sulmit terrorist të vitit 2013 në rrethin Reyhanli të provincës jugore turk Hatay, ku u vranë 53 persona, raporton agjencia Anadolu. Sipas burimeve të sigurisë, MIT identifikoi vendndodhjen e Koral-it, i cili ishte ndër planifikuesit e sulmit terrorist dhe siguroi bombat e përdorura në sulm. Terroristi i është dorëzuar policisë së Hatay-it, shtuan burimet. Në një operacion të ngjashëm në Siri në vitin 2018, MIT kishte kapur Yusuf Nazik-un, një tjetër autor dhe planifikues të sulmit.

