Telekomi i Maqedonisë i hedh poshtë kategorikisht akuzat e paligjshme dhe të pabazuara që janë paraqitur në opinionin publik lidhur me procedurën që po zhvillohet para institucioneve kompetente dhe që buron nga rasti gjyqësor ndërmjet Telekomit të Maqedonisë dhe kompanisë Fokusnet. Si kompani përgjegjëse, Telekomi i Maqedonisë ndjen detyrim që publikisht t’i demantojë pretendimet e pavërteta dhe të paargumentuara, të cilat po keqpërdoren për të mashtruar opinionin publik. Megjithëse kjo procedurë, sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, është sekrete, në publik janë plasuar informacione të paplota dhe të pasakta nga gjyqtarja e suspenduar Natasha Savovska Dimitrovska dhe përfaqësuesi i saj ligjor.…
Author: Jeta almakos
Fillojmë cikël të ri investimesh në objekte të infrastrukturës arsimore, të cilat janë një nga elementet themelore për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit mendor dhe fizik të nxënësve. Vitin e kaluar investuam 67 milionë për infrastrukturën. Këtë vit fillojmë me 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas vendosjes së gur – themelit të sallës së re sportive në ShF “Grigor Përliçev” në lagjen Zhelezara në Shkup, ku morri pjesë edhe kryeministri Kristian Mickoski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës,…
Humbjet ekonomike për të gjitha vendet, jo vetëm për Bullgarinë, do të jenë shumë të mëdha nga bllokada e kufijve me Serbinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër në dorëheqje për Transport dhe Lidhje, Grozdan Karaxhov, gjatë Forumit Ekonomik të Sofjes, transmeton BTA. Karaxhovi shtoi se “bllokadat e tilla, përveç shkeljes së disa prej të drejtave themelore, të drejtën e kalimit të lirë dhe të drejtën e transportit të lirë të mallrave, çojnë në pasoja shumë serioze ekonomike jo vetëm për sektorin transportues por edhe për të gjithë sektorët tjerë ekonomikë, të cilat varen nga…
Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se një person ka hyrë pa leje me motor me 4 rrota (ATV) në pistat e skijimit, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke dëmtuar pistat. Veprimi konsiderohet i papërgjegjshëm dhe i ndaluar rreptësishtë, ndërsa personi do të paraqitet në polici dhe organet kompetente. Qendra thekson se qarkullimi me mjete motorike në pistat e skijimit është i ndaluar dhe çdo rast i ngjashëm do të publikohet në faqen dhe rrjetet zyrtare. “Ski Qendra “Kodra e Diellit” informon opinionin publik se nëpër pistat e skijimit është regjistruar dhe shpërndarë një video ku një person me…
Rrugët e Shkupit nesër pritet të pushtohen nga sindikalistët dhe puntorët, të cilët do të kërkojnë rritje të pagës minimale në 600 euro. Protesta do të fillojë nga ora 17:00, e cila do të nisë nga objekti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe do të përfundojë tek Qeveria. Protestës pritet t’i bashkohen edhe sindikatat nga arsimi, kultura, mediat, industria, tregtia, policia dhe sektorë të tjerë. Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, tha se protesta është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pagave të ulëta dhe gjendjes së rëndë ekonomike të punëtorëve. SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM-SË “28 janari është dita kur…
Shoqata e Transportuesve të Autobusëve “Istok” tregon se mënyra e re e regjistrimit në zonën Shengen e bën më të vështirë punën e tyre të përditshme dhe mirëmbajtjen e rregullt të linjave të përditshme të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të zbatueshme nga institucionet evropiane që do të marrë parasysh natyrën specifike të transportit profesional të pasagjerëve dhe mallrave. Kryetari i Shoqatës “Istok”, Goran Trpkovski, thotë se janë të gatshëm për një protestë të përbashkët me transportuesit e kamionëve nëse nuk merret një vendim i favorshëm, i cili do të sigurojë funksionimin e qetë të…
Kalaja e Shkupit pritet të shndërrohet në një skenë të hapur kulturore për aktivitete artistike dhe kulturore. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe prof. dr. Dragi Mitrevski dhe një përfaqësues nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, realizuan një inspektim në këtë lokalitet për të vlerësuar gjendjen aktuale dhe mundësitë për aktivizimin e tij në kuadër të vizionit Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës. Sipas autoriteteve, hapësira do të përshtatet me kujdes dhe në mënyrë profesionale, duke respektuar plotësisht vlerat historike, me qëllim që Kalaja e Shkupit të…
Një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Bëhet fjalë për Besim Sherifin, 52 vjeç, banues në fshatin Kopanicë të Komunës së Sarajit i cili prej kohësh fshihej në kryeqytetin shqiptar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Sipas Policisë së Shqipërisë, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuari është lokalizuar në zonën e Liqenit të Thatë, ku edhe është arrestuar me qëllim ekstradimin. Policia e…
Ramadan Ramadani Sepse lider ka ose nuk a, ai nuk zgjidhet. Me siguri kjo do ishte përgjigjeja e shkurtë e pyetjes nga titulli, por opinioni e meriton një analizë më të gjatë për krejt arsyet dhe sqarimin se çka ndodhi dhe po ndodh në koalicionin qeveritar shqiptar të partive politike në Maqedoni. 1. Procesi i shkrirjes në një parti i katër ose pesë organizimevepolitike, që mandej u bënë gjashtë, ishte paralajmëruar mëherët se gjendja faktike e këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm politik nën siglën VLEN. Opinionit i kujtohet se në fillim tëkrizës së madhe me rastin e ndërrimit taraf të Arben…
Së pari, ajo që deputeti Ziadin Sela po e paraqet si “ankimim” të Ligjit “Safe City” pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk është gjë tjetër veçse një nxitim për poentim politik, pas paralajmërimit publik të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët se i njëjti ligj do të ankimohet sipas afateve dhe procedurave ligjore. Ky veprim i Ziadin Selës nuk përbën procedurë juridike të vlefshme, por një akt të pastër teatri politik për konsum ditor. Së dyti, është fakt juridik i pakontestueshëm se ankimi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet vetëm pasi ligji të dekretohet nga Presidenti dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare. Çdo…
LSDM ka sulmuar kryeministrin, Hristijan Mickoski, për koleksionin e tij të orëve luksoze, duke theksuar se vlera e tyre, rreth 60.000 euro, është e barabartë me 150 paga minimale në vend. Partia e percepton këtë situatë si simbol të ndarjes së elitës politike nga jetët e përditshme të qytetarëve. LSDM “Ndërsa punëtorët e RMV-së luten për bukë, Qeveria e Mickoskit u thotë se nuk ka para për rritje të pagave. Ka para për sahatë të shtrenjtë, tenderë, aeroplan të ri dhe udhëtime turistike si ai në Davos, por nuk ka para për punëtorët”. Sipas LSDM-së, nëse Mickoski do të kishte…
Pas njoftimit dyditor për mbajtjen e grevës këtë të hënë në pikën kufitare të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë e Veriut, greva ka nisur. Sipas raportimeve, asnjë kamion nuk lejohet të hyjë apo të dalë, me përjashtim të atyre që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, municione apo armë. Kjo grevë vjen nga kamionistët e 4 shteteve nga Maqedonia, Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi për kufizimet ditore të kamionistëve në vendet e zonës shengen. Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe…

