Author: Jeta almakos

Është shkarkuar drejtoresha e spitalit për fëmijë “Kozle” Karolina Simonovska dhe në vend të saj tashmë në udhëheqje të spitalit do të jetë Katerina Boshkovska. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se Boshkovska është pjesë e ekipit në këtë institucion për dy dekada. MINISTRIA E SHËNDETËSISË “Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se drejtor i ri i Qendrës për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle është emëruar Prof. Dr. Katerina Boshkovska, e cila është pjesë e ekipit në këtë institucion për mbi njëzet vjet.Dr. Boshkovska është subspecialiste e pneumologjisë pediatrike”. Ish drejtoresha e “Kozlës” Simonovska ditën e djeshme njoftoi se…

Lexo më Shumë

“Gara” për zgjedhjet lokale këtë herë duket se ka nisur shumë herët. Kandidatë që shprehin dëshirë të qeverisin pushtetin lokal, e të tjerë që presin vendimin e kryetarit të tyre për ta miratuar kandidaturën që do ta paraqesin. Ministri aktual i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski nuk e fsheh dëshirën për të garuar për të parin e Qytetit të Shkupit, por zgjedhjen dhe vendimin e tij, i’a lë kryetarit Hristijan Mickoskit. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes lokale “Unë fillimisht para kryetarit, por edhe para opinionit e kam shprehur dëshirën dhe ambicien time për kandidat potencial për garën e kryetarit të Qytetit…

Lexo më Shumë

Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ndërsa ka informuar se në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë. Postimi i…

Lexo më Shumë

Sistemi i shumëpritur “Safe City” i cili do të regjistrojë dhe sanksionojë shkeljet në trafik, është në përgatitje e sipër, por Ministria e Brendshme ende nuk ka specifikuar se kur do të vihet plotësisht në përdorim. Më shumë se 140 persona në vend çdo vit janë viktima të aksidenteve rrugore, shumë prej tyre pikërisht për shkak të gabimeve të rënda në komunikacion, por sistemi që supozohet t’i zbulojë nuk është ende në funksion. “Instalimi i kamerave pritet të përfundojë gjatë vitit 2025. Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut siç është kalimi në semafor të kuq, shpejtësia dhe parkimi i…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Ankaraja është “plotësisht kundër” propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për dëbimin e palestinezëve nga Gaza dhe dërgimin e tyre në vende të tjera, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Katari, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në Doha, Fidan tha se propozimi bie ndesh me ligjin humanitar. Ai theksoi se të gjithë duhet të qëndrojnë kundër planit, duke shtuar se Ankaraja mbështet deklaratën e fundit të bërë në Kajro në lidhje me palestinezët në Gaza. Fidan është në një vizitë dyditore në…

Lexo më Shumë

Nën moton “Secili mund të jetë i radhës” qindra qytetarë po protestojnë për drejtësi, pas vdekjes së Frosina Kullakovës, 22-vjeçarja e cila u shtyp për vdekje nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, ndërkaq shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar që po drejtonte veturën me shpejtësi të lartë, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Marrshi protestues nisi në pranë Sallës Universale, për të vazhduar drejt Kuvendit, Prokurorisë Themelore Publike dhe Gjykatës Penale. Ky marsh protestues vjen. Qëllimi i protestës është adresimi i tre probleme kryesore: 1.Jo-funksionalitetin e sistemit të mbrojtjes për fëmijët dhe të rinjtë që janë në…

Lexo më Shumë

Koncepti i ri i propozuar për reformimin e arsimit të mesëm është në diskutim publik dhe ministrja e Arsimit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se po prezantohet edhe shërbimi punë e dobishme për shoqëri për nxënësit, që do të duhet të organizohet nga shkollat, përcjell TV21. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve në mbarë Maqedoninë, deri më tani janë mbyllur 50 shkolla. Ministrja bën të ditur se deri në fund të shkurtit do të ketë marrëveshje kolektive dhe nga marsi mësuesit do të kenë rritje pagash për 7%. “Ata mund të pastrojnë dhe rregullojnë oborrin…

Lexo më Shumë

Vendi ku qytetarët kërkojnë shërim, është shndëruar në vend të pasigurtë për të ngrënë ushqime, të cilat janë po aq të rëndësishme për procesin e shërimit të pacientëve. 110 kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera, njoftuan nga AUV-ja. Nga atje thonë se ndër qëllimet kryesore të kontrollove ishin edhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike e ushqimit dhe zbatimin e rregullave për praktika të mira higjienike. AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË “Qëllimi i…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale janë nëntë muaj larg por partitë politike kanë filluar kalkulimet, i hedhin opinionit emra të mundshëm kandidatësh për të matur reagimet por edhe parashikojnë bashkëpunimet mes tyre. Zyrtarisht, asnjëra nuk ka konfirmuar emra kandidatësh të mundshëm por as nuk i kanë mohuar emrat që përfliten. Gara mes partive maqedonase do të përqendrohet te Qyteti i Shkupit. VMRO-DPMNE-ja ka dilema mes dy kandidatëve të mundshëm, ministrit të vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski dhe kreut të Kisella Vodës Orce Gjeorgjievski. Kryetarja Danella Arsovska, ka konfirmuar tashmë se nuk synon një mandat tjetër. “Akoma nuk kemi sjell vendim për emrat e kandidatëve…

Lexo më Shumë

Sot me fillim nga ora 17:00 nis marshi protestues me sloganin “Secili mund të jetë i radhës”. Qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Aradhet Partizane” pranë Sallës Universale, nga ku do të vazhdojnë drejt Kuvendit, Prokurorisë Themelore Publike dhe në fund do të protestojnë edhe para Gjykatës Penale. Ky marsh protestues vjen pas vdekjes së Frosina Kulakovës, 22-vjeçarja e cila u shtyp për vdekje nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, ndërkaq shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar që po drejtonte veturën me shpejtësi të lartë, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. “Përveç institucioneve duhet të dërgohet një…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme, përmes Byrosë së Sigurisë Publike, po zhvillon një operacion për zbulimin e parave të falsifikuara. Sipas informacioneve jozyrtare, në aksion janë përfshirë ekipe policore nga disa qytete të Maqedonisë së Veriut, si dhe pjesëtarë të Europolit dhe Interpolit, të cilët bashkëpunojnë me autoritetet vendase. Operacioni fokusohet në kapjen e eurove të falsifikuara dhe zbulimin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që vepron në disa vende. Gjithashtu, hetimet synojnë identifikimin e vendeve të mundshme ku kryhet falsifikimi i parave.

Lexo më Shumë

Pas bojkotit të blerjeve në supermarkete, i cili u zhvillua për herë të parë në vend të premten, rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë shënuan një rënie të xhiros me rreth 50%. Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë është ulur me 46,59% krahasuar me javën e kaluar. Qytetarët i janë bashkuar thirrjes për bojkot për shkak të çmimeve të larta të produkteve bazë, të mbështetur nga disa parti politike dhe Qeveria. Në vitin 2023, shtatë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes…

Lexo më Shumë