Author: Jeta almakos

Shoqata e transportuesve “MaKam-Trans” në Maqedoninë e Veriut njoftoi sot se protesta e organizuar nga transportuesit profesionistë në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut do të ndërpritet sot nga ora 20:00, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të shoqatës, vendimi vjen pas miratimit të një strategjie të re nga Komisioni Evropian për vizat, që pritet të zgjidhë problemet me të cilat u përballën shoferët profesionistë lidhur me qëndrimet 90-ditëshe brenda 180 ditëve. “Falënderojmë secilin që shfaqi solidaritet dhe mbështetje gjatë këtyre ditëve në mënyrë të palodhur”, tha shoqata. “Uniteti dhe këmbëngulja juaj kanë dhënë rezultate. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministri i…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, realizoi sot pasdite një bisedë telefonike me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku fokusi i bisedës ishte  mbi sfidat aktuale ekonomike dhe procesin e eurointegrimit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, fokusi i bisedës ishte te sfidat aktuale ekonomike dhe procesi i integrimit evropian të vendit. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe të qëndrueshme për problemet me të cilat përballen transportuesit profesionistë, si dhe për çështjen e tarifave për çelikun. Në këtë kontekst, ministri Mucunski ka theksuar nevojën…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga OBRM-PDUKM dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN. Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit. “Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi. Ai vlerëson se ligji në fjalë nuk garanton aspak…

Lexo më Shumë

Ndryshimi i fundit 18:26 29 Janar, 2026 Në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm dhe reformimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh. Vendimet u morën nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë: Likovë – Avni Saliji Zhelinë – Emir Sulejmani Tearcë – Bujar Jakupi Saraj – Iljas Veseli Sipas komunikatës zyrtare, kjo pako e re e kryetarëve degësh synon të forcojë organizimin e brendshëm të partisë, duke e bërë atë më konkurruese, funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend. Procesi i reformave të brendshme të BDI-së vazhdon me…

Lexo më Shumë

Me ftesë zyrtare të kompanisë Knauf, këto ditë u realizua një vizitë zyrtare dhe takim pune në selinë qendrore të kësaj kompanie në qytetin Iphofen të Gjermanisë. Knauf është një nga liderët botërorë në prodhimin e gipsit dhe produkteve ndërtimore, me mbi 320 fabrika në mbarë botën. Vizita shënon herën e parë që një kryetar i Komunës së Dibrës viziton selinë qendrore të Knauf në Gjermani, duke reflektuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dibrës dhe kësaj kompanie ndërkombëtare. Në takimin e punës morën pjesë Tobias Stricket, drejtor për investime strategjike në nivel global, Thomas Krämer, menaxher teknik në…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të arit nuk po tregon shenja të ndaljes. Vlera e metalit të çmuar ka kaluar nivelin e 5,500 dollarëve për ons (një ons ka vlerën e 28 gramëve) mëngjesin e së enjtes, vetëm tre ditë pasi kishte arritur në 5,000 dollarë për ons për herë të parë. Ari u fuqizua edhe më tej ndërsa investitorët vazhdojnë të nxitojnë drejt aseteve të sigurta, duke kërkuar mbrojtje kundër pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike. Metalet e çmuara po përfitojnë gjithashtu nga dollari më i dobët, i cili ka shënuar rënie.

Lexo më Shumë

Vaktia e Ramazanit 2026 në Maqedoninë e Veriut është publikuar dhe përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve për besimtarët myslimanë në të gjithë vendin. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026. Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari bëhet në orën 17:19. Me kalimin e ditëve, koha e agjërimit zgjatet gradualisht, duke reflektuar ndryshimin e orëve të lindjes dhe perëndimit të diellit. Vaktia e Ramazanit 2026 për Maqedoninë e Veriut përfshin oraret ditore për imsakun, sabahun, drekën, ikindinë, akshamin (iftarin) dhe jacinë, dhe shërben…

Lexo më Shumë

Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, Policia Financiare ka bërë kallëzim penal kundër Marko Bislimovskit, kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës. Sipas njoftimit të Policisë Financiare, Bislimovski nuk ka vepruar në pajtim me Ligjin për Energjetikë dhe nuk ja ka marrë me kohë licencën kompanisë “Triterol Petrol” Shkup, pasi e njëjta nuk i ka plotësuar kushtet për tregtimin e derivateve të naftës. Kompania siç thuhet në komunikatë, është lënë të punoj 15 muaj pas skadimit të licencës. Ndërsa, për këtë periudhë “Triterol Petrol” ka realizuar fitim prej 3.15 milion euro dhe fitim të paligjshëm të pasurisë prej…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi – Zejdi, në seancën për pyetje deputetësh, i ka propozuar kryeministrit Hristian Mickoski, që Kuvendi njëzëri me 120 vota “PËR” të votojë një rezolutë përmes të cilës do të garantohet ruajtja e identitetit dhe gjuhës maqedonase me të vetmin qëllim, fillimin sa më të shpejtë të procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe integrimin sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Europian. Rexhepi tha se propozon një iniciativë të tillë për gjuhën dhe identitetin maqedonas edhe pse një garancë të tillë nuk e merr mbrapsht nga partitë maqedonase për gjuhën dhe identitetin shqiptar në vend.…

Lexo më Shumë

Televizioni Telma mëson se për gjashtë zyrtarë policorë dhe shefa është ndërprerë hetimi për zjarrin në “Puls” në Koçan, për të cilin ata ishin të dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” me pasoja vdekjeprurëse. Prokuroria ka vlerësuar se këta zyrtarë policorë mund të ndiqen penalisht për një vepër tjetër, konkretisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi kompetencat e tyre nuk kanë përfshirë kontrollin e masave kundër zjarrit, por verifikimin e sigurisë në komunikacion rreth objektit dhe ekzistencën e një numri të mjaftueshëm vendparkimesh për kabarenë “Puls”. Gjatë hetimit është konstatuar se zyrtarët policorë të liruar kanë përgatitur pëlqim…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se Ligji për përfaqësim të drejtë është në pjesën finale. E para, shton Mexhiti, kemi prit 20 vite, nuk ka pasur ligj, por nuk shkuam me parimin që të poentojmë në zgjedhjet lokale. “Para një periudhe pati një delegacion të qeverisë, ku z Fetai kishte takim në Komisionin e Venecias, është absolvu pa ndonjë vërejtje serioze, është momenti i fundit për ta sjell në Kuvend, është në fazën finale”, tha Mexhiti. Sipas tij, ky ligj që ka kaluar në mënyrë unanime,…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për TV21 ka folur për takimin e liderëve të thirrur nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai kishte propozuar që në këtë takim VLEN-i të përfaqësohet nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Mexhiti më tej komentoi se nuk ka një rradhitje se kush në cilin takim do të jetë por që brenda VLEN-it bëhet punë ekipore duke shtuar se kjo e bën VLEN-in kështu si është. Mexhiti përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2007 kur në atë kohë si…

Lexo më Shumë