Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat. Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër. Foto: ScreenshotGjesti ka treguar se “Memories” është…
Author: Jeta almakos
Gazetarja Liridona Veseli është dënuar me gjobë prej 700 eurosh për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”, vetëm pse në një raportim gazetaresk kishte përmendur emrin e gjyqtarit Nazif Iljazi nga Gjykata Themelore e Tetovës. Procedura penale ndaj saj u iniciua nga Prokuroria, ndërsa aktgjykimin e shpalli gjyqtarja Magdalena Mishoska nga Gjykata Themelore në Gostivar. Sipas Veselit, aktgjykimi lidhet me një temë që ajo kishte trajtuar për një rast të rëndë penal, ku një person i rritur kishte shantazhuar një të mitur, i kishte dërguar materiale pornografike dhe i ishte kërcënuar. Në atë lëndë, siç thekson gazetarja, gjyqtari Iljazi…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë në Stamboll, ku zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu. Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin lokal. “Pata nderin që në Stamboll të takoj z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, një vend që bart një domethënie të veçantë historike dhe kulturore për shqiptarët”, shkruan Gashi. Ai shtoi se gjatë takimit u shkëmbyen ide konkrete për forcimin e bashkëpunimit…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit ka ngritur aktakuzë ndaj 13 punonjësve policorë për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan. Sipas Prokurorisë, policët e akuzuar kanë bërë një sërë lëshimesh. “Të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e të pranishmëve. Ata gjithashtu nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar aktivizimin e piroteknikës, edhe pse përdorimi i tyre nuk ishte paraprakisht i raportuar në polici”, thanë nga PTHP. Përveç kësaj, është paraqitur propozim‑akuzë kundër 9 policëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare…
Borxhi publik i shtetit, deri më 31 dhjetor 2025, arrin në 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Ministria e Financave. Sipas ministres resor Gordana Dimitrieska Koçoska, kjo shumë e borxhit publik është një tregues i qartë dhe i fortë për përpjekjet drejt financave publike të qëndrueshme dhe konsolidimit fiskal, dhe njëkohësisht do të thotë edhe respektim i kritereve të Maastrichtit, sipas të cilave borxhi publik duhet të jetë nën 60 për qind të PBB-së. “Duhet të jem e sinqertë dhe të them se sipas parashikimeve tona, në përputhje me Strategjinë…
Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar sot një rënie të fortë, duke nxitur një valë shitjesh në tregjet globale dhe duke goditur aksionet e kompanive minerare si edhe fondet e lidhura me metalet e çmuara. Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh. Ndërkohë, ari humbi rreth 7 për qind të vlerës, duke u tregtuar në nivelin 5,009.46 dollarë për ons. Rënia u reflektua edhe në tregun e kontratave të së…
Pas protestës për rritje të rrogës minimale Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar se nga java e ardhëshme do të ketë bllokada të reja duke filluar nga bllokada e Kuvendit për shkak se siç tha, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov janë deputetët ata që bllokojnë dhe nuk e miratojnë ligjin për rritjen e pagës minimale. Sipas kryetarit të sindikatës, punonjësit në protestë i bashkoi varfëria dhe se të njëjtit nuk frikësohen nga kërcënimet. Ai thotë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë rritja e rrogës minimale në 600 euro. SLLOBODAN TRENDAFILLOV, KRYETAR I LSM-SË “Javën e ardhshme, ashtu siç…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është në zhvillimin e sipër procedura për formimin e një komiteti kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve, i cili do të përfaqësojë një përmirësim sistemor të lirisë së mediave dhe sigurisë së tyre. Nga MPB kanë theksuar se qëllimi i komitetit do të jetë: të sigurojë koordinim ndërmjet institucioneve, organizatave mediatike dhe sektorit civil, të ndjekë gjendjen e sigurisë së gazetarëve, të hartojë një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarëve në përputhje me standardet evropiane, të propozojë masa për parandalim, mbrojtje, ndjekje penale të autorëve dhe rritje të vetëdijes publike. Nga MPB…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive në Kosovë nga Maqedonia e Veriut. Në një njoftim, AUV thekson se deri te vendimi erdhi pas raporteve zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), se në Maqedoni të Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën “MKD – Lipkovo”. “Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalohet importi i kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe i nënprodukteve të tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani. Ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal për zbatimin e politikave të gjelbra dhe arritjen e standardeve evropiane. Në fokus të veçantë ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në procesin e harmonizimit me politikat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, si dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së…
Deputeti Bekim Qoku njoftoi nga Strasburgu se sot, në kuadër të punimeve në Këshillin e Evropës, është shënuar një moment që ai e cilësoi si të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Përmes një deklarimi publik, Qoku theksoi se zhvillimet e sotme përfaqësojnë një hap domethënës në raportin e shtetit me institucionet evropiane, duke e konsideruar këtë si “vulosje të një kapitulli të rëndësishëm” për vendin në planin ndërkombëtar. Ai nuk dha shumë detaje mbi përmbajtjen konkrete të vendimit apo procesit, por theksoi se prania dhe përfaqësimi i Maqedonisë së Veriut në forume të tilla është me peshë për forcimin e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” në TV21, deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese. Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve. “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më…

