Plot 385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të drejtë dhe të garantuar me Kushtetutë. Nisma është iniciuar nga studenti dhe ish-kryetari i Parlamentit Studentor, Mevlan Ademi, i cili prej vitesh ka ngritur këtë çështje si domosdoshmëri për barazi gjuhësore në një nga provimet më të rëndësishme për juristët e ardhshëm në vend. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite, institucionet përkatëse deri më tani nuk kanë reaguar ndaj kësaj…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me diskutimet publike që po zhvillohen rreth rastit në të cilin është përfshirë gazetarja Liridona Vejseli. Mexhiti thekson se po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias dhe të drejtës për informim, duke i cilësuar ato si vlera themelore të një shoqërie demokratike. Pa paragjykuar asnjë proces gjyqësor dhe pa hyrë në përmbajtjen e dokumenteve konkrete, ai apelon që çdo trajtim ndaj gazetarëve të bëhet me maturi, proporcionalitet dhe respekt për rolin e tyre në shoqëri. “Media e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga nesër, më 1 shkurt 2026, fillon funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, i cili do të zbatohet në territorin e qyteteve Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në Korridoret 8 dhe 10. Me vënien në funksion të këtij sistemi, sipas tyre, do të fillojë edhe sanksionimi automatik i shkeljeve në komunikacion të evidentuara nga kamerat e vendosura në pikat kritike të trafikut. Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje shkeljesh. GOCE ANDRIEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË “Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje shkeljesh: parkim të…
Arjanit Hoxha, kryetari i deridjeshëm i Partisë Demokratike Evropiane, do të jetë nënkryetari i gjashtë i Bashkimit Demokratik për Integrim. Sot, Këshilli i përgjithshëm e ka niratuar propozimin e kryetarit Ali Ahmeti që Hoxha të jetë nënkryetar i BDI-së, ndërkohë që edhe 8 anëtarë rë PDE-së, janë emëruar anëtarë në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së. Në ndërkohë, BDI një muaj më parë, në Kongresin e partisë, për nënkryetarë zgjodhi Bujar Osmanin, Faton Ahmetin, Arbana Pashollin, Erkan Arifin dhe Artan Bilalli Zendedin. Me emërimin e sotëm të Arjanit Hoxhës, BDI për herë të parë bëhet ne gjashtë nënkryetarë. (koha.mk)
Policia e rajonit të Tetovës njofton se një banor i fshatit Debresh ka raportuar se në shtëpinë e kushëririt të tij, ka gjetur të vdekur brenda një pusete dajën e tij. Nga Sektori për Punë të Brendshme thonë se është dhënë urdhër për obduksion ndaj trupit të të ndjerit. “Më 30.01.2026 në orën 18:15, në DPB Gostivar, S.R. nga fshati Debresh ka raportuar se në një pusetë të ndodhur në shtëpinë e kushëririt të tij ka gjetur të vdekur dajën e tij A.Xh.(75). Kontrolli i vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe policia kriminalistike nga Gostivari. Me urdhër…
Azir Aliu Ekzistojnë situata në shëndetësi që në shikim të parë duken si një “bezdi e vogël” me të cilën qytetarët janë mësuar, por që në thelb janë shprehje e gabimeve të mëdha sistemike. Njëra prej tyre është kur pacienti, pas kryerjes së një incizimi radiologjik, del nga spitali me një CD në dorë dhe shndërrohet në korrier të diagnozës së vet. Kjo CD duhet të arrijë te mjeku amë ose te një specialist. Më pas, për arsye teknike, mund të mos hapet, e ndonjëherë edhe të humbasë. Dhe në momentet më të këqija – kur koha është faktor vendimtar…
Fatmir Bytyqi Ndonjëherë shteti nuk njihet nga ligjet që i miraton dhe (nuk) i zbaton, por nga toni me të cilin u drejtohet qytetarëve. Përatë se çfarë shteti është, më shumë flet nëse ai manir retorikështë i duruar dhe i argumentuar, apo nëse bëhet fjalë për njëton të ashpër dhe mbrojtës. A fton në bisedë, apo e mbyll menjë fjali që e pezullon çdo mundësi dialogu me këdo që kamendim të ndryshëm nga ai që Qeveria e dëshiron. Protesta është akt politik dhe shoqëror me të cilin qytetarët, duke kërkuar njohje sistemore të dinjitetit të punës, e përballinretorikën propagandistike të…
Sot rreth orës 17:03, në lagjen Vizbeg të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku. Në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, një veturë e tipit “Opel”, me targa të Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur, raporton SHENJA. I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ai është mbajtur për trajtim në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. /SHENJA/
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj rastit të gazetares Liridona Vejseli, pasi e njejta u gjobit me 700 euro për shkak të përmendjes së emrit të një gjyqtari. Në aktgjykim, gjykata thekson se:„Vejseli është fajtore sepse më 28.10.2024, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj dhe pa pëlqimin e gjyqtarit të dëmtuar, ka përdorur të dhënat e tij personale në atë mënyrë që në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok ka publikuar video në të cilat ka keqpërdorur të dhënat personale të gjyqtarit të dëmtuar, emrin dhe mbiemrin e tij, me ç’rast i ka dëmtuar nderin dhe…
Sot u mbajt seanca e dytë e Bordit Drejtues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së (BNJVL), në të cilën mori pjesë edhe Izet Mexhiti,në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së. Gjatë takimit u trajtuan disa çështje me rëndësi për funksionimin e pushtetit lokal dhe modernizimin e administratës. Në këtë takim, së bashku me ministrin për Administratë Publike, z. Goran Minçev, u prezantua softueri i ri për menaxhimin e resurseve njerëzore, i cili do t’u mundësojë edhe njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre një administrim më efikas dhe modern. Gjatë seancës emëruam përfaqësuesit e BNJVL-së në trupa…
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, shënoi sot përvjetorin e parë të marrjes së detyrës, duke u zotuar se do ta ndërtojë të ardhmen e vendit mbi drejtësinë, stabilitetin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës, transmeton Anadolu. Në një mesazh në rrjetin social amerikan X, Sharaa tha se ka kaluar një vit që kur mori përgjegjësinë për drejtimin e vendit, duke rikujtuar sakrificat dhe durimin e treguar nga sirianët në mbarë vendin. “Ka kaluar një vit që kur mora besimin e presidencës së Republikës Arabe Siriane”, tha ai. “Rikujtoj sakrificat e sirianëve dhe qëndrueshmërinë e tyre në të gjitha fushat, dhe i kërkoj Zotit…
Janë siguruar mjete për furnizimin e 150 autobusëve elektrikë për Shkupin dhe komunat, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Për furnizimin e autobusëve do të shfrytëzohet kredi me një afat të përgjithshëm shlyerjeje prej 15 vitesh dhe një normë interesi prej 3,25 për qind përmes një marrëveshjeje ndërqeveritare me Hungarinë. Mickoski theksoi se kredia do të jetë me të njëjtat kushte si edhe paraprakisht, me një normë interesi prej 3.25 për qind, një grejs-periudhë trevjeçare dhe 12 vjet shtesë shlyerjeje, që do të thotë gjithsej 15 vjet huamarrje të shtetit në kuadër të partneritetit strategjik me qeverinë hungareze. “Në seancë qeveritare…

