Liderë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina i kanë shprehur ngushëllime Turqisë pas aksidentit tragjik me përmbysjen e autobusit pranë provincës jugore turke Antalya, transmeton Anadolu. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale i shprehu ngushëllime presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe familjet e viktimave të trafikut. “Ne qëndrojmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi ajo. Po ashtu edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në rrjetet sociale i shprehu ngushëllime homologut të saj turk, Hakan Fidan, duke theksuar se:…
Author: Jeta almakos
Partia në pushtet VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur LSDM-së për skandalin me drogën e nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë. Sipas VMRO-DPMNE-së tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit. OBRM-PDUKM-ja thotë se LSDM-ja në vend që të pyes institucionet, përgjigjet duhet t’i kërkojë të siç thekson pronari i fabrikës së marijuanës dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit. VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të…
Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të shkelur, të plaçkitur, nën presion dhe të ndjehen të padrejtë në këtë shtet. Bëni kujdes dhe keni durim derisa bashkërisht të fitojmë këtë betejë ndaj këtij projekti diksirminues. Unë jam i bindur që secili prej nesh kemi vetëdije të mjaftueshme për sigurinë tonë. Besoj që për ata përjashtime që nuk kanë aq kujdes nevojiten edhe gjoba dhe sanksione, por asnjëherë nuk pajtohem që në emër të tyre të përndiqen e zhvaten edhe të tjerët për lëshime,…
Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë pronar të ri. Megjithëse nga buxheti komunal për të ishin ndarë 67.000 euro, pronari i ri do ta marrë pothuajse falas. Nga Komuna e Strugës për Alsat thonë se vlera e saj aktuale e vlerësuar është 618.602 denarë, ose vetëm 10.060 euro. Shitja e automjetit do të realizohet përmes ankandit publik elektronik. “Çmimi fillestar i shitjes do të jetë i barabartë me vlerën e vlerësuar, të përcaktuar nga vlerësues i autorizuar, në përputhje me rregullativën ligjore.…
Në ditën kur edhe zyrtarisht ka filluar implementimi i sistemit “Safe City”, kryeministri ka paralajmëruar se i njëjti mund të abrogohet ose të vazhdojë me implementim, varësisht nga vendimi që do ta marrë Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Mickoski deklaroi se vendimin e Kushtetueses nuk do ta komtojë por do ta respektojë në tërësi, pa e kundërshtuar. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “Nuk i komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, le të deklarohet Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendim final, vendimet e Gjykatës nuk komentohen. Ndërkaq e drejtë e gjithsecilit është që të dorëzojë iniciativa në Gjykatën në fjalë. Sigurisht,…
Ergys Muzhaqi Ndryshe nga rikthimi politik i vitit 2005, realiteti i sotëm është shumë më i ashpër dhe më i ndërlikuar. Qeveria socialiste, edhe pse e zhytur thellësisht në korrupsion, nuk është e përçarë. Ajo që e mban në këmbë nuk është doktrina apo bindja ideologjike, por një rrjet interesash të konsoliduara që ushqehen nga pushteti dhe e mbrojnë atë me çdo kusht. Në anën tjetër, bota rreth nesh ka ndryshuar rrënjësisht. Prej më shumë se dy dekadash, rendi ndërkombëtar po riformatohet dhe demokracia, sado e rëndësishme në diskurs, nuk është më kriteri i vetëm që përcakton aleancat. Vendimet reale…
Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe afishet janë shfaqur në stadiumin e Tearcës, shkruan gazeta KOHA. Banorët shqiptarë kanë reaguar duke shprehur habinë për këtë mbishkrim kur dihet se në ketë stadium frekuentojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Banorët kërkojnë nga policia që të ndërmerren veprime konkrete në zbardhjen e autorëve të këtij mbishkrimi.
Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr. Mjeku në Qendrën Klinike”Nënë Tereza” konstatoi lëndime të rënda në zonën e këmbës. Për rastin, i cili u raportua dje rreth orës 16:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sot informon Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm. Sot, më 31.01.2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë, Shkup, një vajzë 10-vjeçare u lëndua në zonën e këmbës nga një plumb qorr, dhe më pas u dërgua në Kompleksin…
Ramadan Ramadani Kjo LajmAnaliza e tretë; pas të parës për “keqkuptimin” dhe te dytës për “mos nënkuptimin” për çështjen e kryetarit tëVLEN, duheshte të titullohej: ku e lam e ku na mbeti, ku u hup ky Izeti?! Por, pasi i njëjti doli në opinion mu këto ditë, me intervista dhe deklarata, na mbetet vetëm të analizojmë se përse dhe çka ndodhi që aq kohë pas fitores në zgjedhje; u humb, u tërhoq; u fsheh, apo u ndal: Izet Mexhiti! 1. Fitorja në zgjedhjet lokale ishte e madhe në numra dhe teritor ndërkohë që kontributi i tij personal dhe vetanak ishte…
Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në fshatin Konjuh, afër Krushevcit, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore për t’u mbrojtur me heshtje gjatë seancës gjyqësore. Prokurori publik për krim të organizuar në Serbi ka lëshuar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj të dyshuarve: Aleksandar Mijajloviq, Nebojsha Spasojeviq, Rade Spasojeviq, Ivan Dragnjiq dhe Urosh Mladenovski, për veprën penale prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre ligjore dhe u mbrojtën…
Gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit arrestoi katër persona, përfshirë një të mitur 17-vjeçare, pas një kontrolli në një lokal në fshatin Çegran. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, një pistoletë me gaz, lëndë pluhur dhe para. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve, sipas nenit 215 të Kodit Penal. “Më 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovo. Pas informacioneve operative të marra…
Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Gostivar, për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit. Sipas komunës, pagesa do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill. “Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet e tjera arsimore,…

