Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Koordinatoren e Grupit Parlamentar të BDI-së, znj. Rina Hajdari. Ku u bisedua për procesin e integrimit evropian, rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin kyç të institucioneve në forcimin e demokracisë. U ndalëm veçanërisht te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësia e mekanizmit të Badinterit, si garanci thelbësore për funksionimin korrekt të demokracisë parlamentare dhe respektimin e karakterit multietnik të shtetit. Dialogu politik, respektimi i marrëveshjeve themelore dhe angazhimi i sinqertë institucional mbeten shtylla për stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe avancimin e rrugës evropiane të rajonit.
Author: Jeta almakos
Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, Muamar Gaddafi, është vrarë në Libi. Ahmed Khalifa, një korrespondent i Al Jazeera në arabisht në Libi, tha të martën se Gaddafi se është qëlluar dhe vrarë në qytetin perëndimor libian të Zintanit, ku ai ka qenë i vendosur për dekadën e fundit. Vrasja e 53-vjeçarit u konfirmua nga këshilltari i tij politik, Abdullah Othman, por sulmuesit dhe rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura, transmeton Telegrafi. Saif al-Islam Gaddafi nuk ka pasur kurrë një pozicion zyrtar në Libi, por konsiderohej numri dy i babait të tij nga viti 2000 deri në…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSPK) ka nisur procedura për verifikimin e konfliktit të interesit dhe fshehjes së pasurisë ndaj anëtares së tij, Cveta Ristovska. Hetimi është i përqendruar në financimin e fushatave zgjedhore, pasi kompania “Bust DOOEL”, në pronësi të njërit prej djemve të Ristovskës, ka përfituar nga 35.000 euro nga fushatat e Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës gjatë vitit 2024. Rasti konsiderohet problematik për shkak se pikërisht Komisioni Antikorrupsion është institucioni kompetent për mbikëqyrjen dhe kontrollin e financimit të këtyre fushatave zgjedhore. Ristovska dyshohet se në formularin e deklarimit të pasurisë ka ometuar të deklarojë se dy…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të fillojë më 10 shkurt me një bllokadë në Kuvendin e Maqedonisë dhe vazhdojnë më 12 shkurt me bllokada para Odës Ekonomike. Bllokada para Qeverisë është paralajmëruar për më 17 shkurt. “Dje skadoi afati që mijëra punëtorë ua dhanë deputetëve në Kuvend për të bërë ndryshime të shpejta në Ligjin për pagën minimale, të cilët do ta rrisin atë në 600 euro, ndërsa të tjerat do të rriten me diferencën nga rritja e pagës minimale, pra me të paktën 6.000 denarë. Qëndrimi injorant i treguar nga deputetët ndaj punëtorëve na ka bërë që të…
Ministri i Ekonomisë ende nuk ka sjellë propozim që të mos rriten pagat e zyrtarëve, të cilat për shkak të rritjes së pagës mesatare pritet të rriten nga 200 deri në 300 euro. Ai thotë se do t’i presë të dhënat nga Enti i Statistikave dhe më pas do të veprojnë njësoj si vitin e kaluar, kur u pengua rritja e pagave të funksionarëve përmes uljes së koeficientëve. Durmishi e përsëriti qëndrimin për pagën minimale se Qeveria po lë që për këtë të merren vesh punëdhënësit dhe sindikatat. “Paga minimale, nëse ju intereson kjo, në muajin mars do të nivelohet…
Dokumentet e reja për Jeffrey Epsteinin, të publikuara nga Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregojnë se financieri kishte dëshirë të blinte ndërtesën e ish-ambasadës së Jugosllavisë në New York, e njohur si “Vila e Titos”. Ndër dokumentet e reja, të publikuara disa ditë më parë, gjendet një email që Epstein kishte marrë me 26 fotografi të kësaj vile, si dhe një prerje nga New York Post me titullin “për 50 milionë dollarë mund të bëheni pronar i vilës së fundit nga epoka e artë e Manhatanit”. Më 10 dhjetor 2018, Epstein mori një email nga këshilltari…
Ministria e Shëndetësisë do të analizojë të dhënat e publikuara nga dosjet Epstein, ku përmendej Maqedonia e Veriut si burim për tru të njerëzve, të cilët janë dërguar për eksperiment në SHBA. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka deklaruar për gazetën Koha, se ka iniciuar një grup punues i cili do të shqyrtojë këtë situatë në aspektin administrativ. “Kam pasur takim në ministri me sektorë të ndryshëm, kemi krijuar grup punues që do të ndjek në aspekt administrativ për periudhën që përmendet nëse ka pasur ndonjë memorandum për kërkime shkencore ose analiza. Për momentin është në suaza të spekulimeve, por…
Evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik për hyrje dhe dalje në vendet e zonës Shengen, në vend që të nis nga fillimi i muajit prill, shtyhet për muajin shtator të këtij viti. Në ndërkohë, formohet grup pune në nivel ekspertësh e cila që javën e ardhshme do të nis takimet dhe do ti materializoj konkluzionet e mbledhjes së sotme të nivelit të lartë. Ky është epilogu i takimit të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikollovski dhe ministrat tjerë të transportit të Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë, me përfaqësues të Komisionit Evropian. Sipas njoftimit të Ministrisë…
Nëse në vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro. Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit. ”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje” tha një qytetar për Alsat.mk. (”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por…
Zyra e të Ardhurave Publike (ZAP) informoi se sot ka filluar pagesa e mjeteve nga “TVSH-ja Ime” për faturat fiskale të skanuara për tremujorin e katërt të vitit 2025. Për tremujorin e katërt të vitit 2025, gjithsej 924,5 milionë denarë do t’u paguhen 526.123 përdoruesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime”. “Deri më sot, janë realizuar 184,5 milionë denarë për 104.000 përdorues të aplikacionit „TVSH-ja Ime“. Pagesa e mjeteve vazhdon, ndërsa porositë përpunohen, kështu që mjetet paguhen në llogaritë e përdoruesve të „MojDDV“”, thonë nga DHP-ja. Ata vërejnë se në këtë moment 5,292 përdorues që kanë skanuar faturat fiskale kanë futur llogarinë…
Shkruan: Mentor Mellova Epstein financoi me 9 milionë dollarë një projekt studimi në Harvard!! “Evolucioni i bashkëpunimit”, pj.II-të Një valë e re dokumentesh të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së lidhur me financat e Jeffrey Epstein ka ndezur një debat të ashpër në Maqedoninë e Veriut. Akuzat e fundit në media lokale, që flasin për “eksport të trurit të njeriut” drejt SHBA-së, kanë detyruar shkencëtarët dhe zyrtarët të sqarojnë kufirin midis kërkimit mjekësor legjitim dhe spekulimeve sensacionale. Si u zbulua skandali “bankë truri” Shqetësimi nisi kur në rrjetet sociale dhe disa portale maqedonase u publikuan fragmente të një…
Klinika Universitare për Pulmologji ka realizuar për të gjashtin vit me radhë procesin e përzgjedhjes së punonjësve më të dalluar për vitin 2025, një aktivitet që tashmë është shndërruar në traditë dhe ka për qëllim vlerësimin e kontributit profesional dhe njerëzor të stafit të saj. Vlerësimi u krye në shtatë kategori, duke përfshirë: mjekun më të mirë, infermierin/infermieren më të dalluar, sanitarin, higjienisten, punonjësin administrativ, teknologun e RTG-së / teknikun laboratorik / fizioterapistin, si dhe njësinë organizative më të suksesshme, ku bëjnë pjesë repartet, ambulancat, sallat dhe administrata. Procesi i votimit u mbajt më 2 shkurt 2026 dhe u zhvillua…

