Author: Jeta almakos

Çmimi i arit u rikthye mbi 5,000 dollarë për ons të mërkurën, pasi investitorët që përfitojnë nga rëniet e tregut filluan të blejnë sasi më të mëdha të metalit të çmuar pas humbjes historike të javës së kaluar. Gjatë orëve të para të tregtimit, ari arriti të tregtohej deri në 5,091.89 dollarë për ounce, përpara se të binte paksa. Edhe çmimi i argjendit u rrit, duke arritur rreth 92 dollarë për ounce, para se të stabilizohej, raportojnë mediat. Bullioni ka rikuperuar pothuajse gjysmën e humbjeve nga rënia e papritur e së premtes, kur çmimet ranë deri në 12 për qind,…

Lexo më Shumë

Është gjetur zgjidhje për rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi sot u miratua propozim-vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturore që përfshin hartimin e dokumentacionit projektues, ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Cvetan Dimov”, nga kryqëzimi me bulevardin “Nikolla Karev” deri te kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi”. Vlera e përgjithshme e projektit arrin 150 milionë denarë me TVSH, të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit dhe të planifikuara për realizim në vitet 2026–2028. Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit thonë se ky vendim…

Lexo më Shumë

Sot u realizua një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e shkëmbimit të praktikave të mira dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta, si mjete konkrete për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë dhe për ofrimin e një kujdesi më cilësor për qytetarët e të dyja vendeve. Në fokus të veçantë ishin edhe perspektivat evropiane, harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian në shëndetësi, si dhe ndërtimi i partneriteteve të reja që do të mundësojnë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët shpreh kundërshtim të plotë ndaj përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilën refuzohet peticioni i studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Dokumenti i siguruar nga Agjencia e lajmeve INA konfirmon atë që prej kohësh e denoncojmë: shteti po e përdor ligjin si instrument përjashtimi, jo si mekanizëm barazie. Arsyetimi i Ministrisë se “verifikimi i njohjes aktive të gjuhës maqedonase bëhet vetëm përmes provimeve në gjuhën maqedonase” është i papranueshëm, diskriminues dhe juridikisht i dobët. Njohja e gjuhës maqedonase nuk vihet në dyshim, por mohimi i së drejtës për të dhënë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar lidhur me situatën e fundit dhe ndëshkimin e qytetarëve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, duke vënë theksin te nevoja për përkrahje sociale ndaj komunitetit rom. ​Përmes një qëndrimi publik, Lloga ka kërkuar që përtej zbatimit të ligjit, shteti duhet të tregojë ndjeshmëri ndaj kategorive të lëna pas dore. Ai ka propozuar që shteti apo komunat të financojnë pajisjen me patentë shoferi për anëtarët e komunitetit rom, të cilët mjetet e transportit i përdorin për mbijetesë ekonomike. ​”Nuk do t’i kushtonte asgjë shtetit apo komunave që të financojnë pajisjen me patentë shoferi për…

Lexo më Shumë

Në ditët në vazhdim pritet të mbajt mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut që në vende të caktuara do të jenë më të dendura. Sipas njoftimeve nga DPHM, gjatë natës në pjesët juglindore të vendit priten reshje mbi 20 litra për metër katror. Të premten do të ketë reshje më intensive të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar. Nga e diela paralajmërohet ftohje e motit, me çka reshje bore priten në zonat malore dhe në disa nga vende më të larta…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e 385 studentëve shqiptarë të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Nga Ministria e Drejtësisë vlerësojnë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Në një përgjigje të gjatë në të cilën gjen shumë nene dhe ligje të cituara nga ministria thonë se gjuha shqipe dhe alfabeti i saj janë zyrtar, por deklarojnë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk përmban dispozita për dhënien e provimit të jurisprudencës në një gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase. MINISTRIA E DREJTËSISË “Zbatimi i Ligjit për…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80%. Nëse pranohet iniciativa e tyre, me të cilën kërkojnë që baza për përllogaritje të jetë paga minimale, e jo paga mesatare si tani, funksionarët në vend do të kishin pagë deri rreth 1.000 euro, në vend të 2.000 deri 3.000 eurove sa janë tani. Deputetëve u japin afat deri të martën që në seancë të miratohet kjo zgjidhje, përndryshe thonë se do të mbledhin 10.000 nënshkrime dhe si propozues i autorizuar vetë do t’i dorëzojnë ligjet në Kuvend. “Iniciativa…

Lexo më Shumë

Raporti i acaruar mes kreut të Tetovës, Bilall Kasamit, dhe ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani, duket se është qetësuar. Pas incidentit me diplomatët e huaj, Kasami ka kuptuar gabimin e tij dhe së fundmi ka nisur takime të rregullta me ambasadorë të vendeve të ndryshme në vend. Së fundi, Kasami ka qëndruar për drekë pune me ambasadorin Meidani, dhe të dy janë parë të buzëqeshur, duke treguar për përmirësim të raporteve. Vet ambasadori ka postuar fotografi nga dreka, duke theksuar se kanë biseduar për bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për rrugën evropiane. “Biseduam për çështjet e komunës dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu beson se janë shumë të vogla shanset që të ketë pasur çfarëdolloj abuzimesh në rastin me eksportin e trurëve nga Maqedonia në SHBA për kërkime shkencore, pasi siç tha duhet pasur parasysh faktin se është një projekt shkencor afatgjatë që përfshin një nga vendet më të fuqishme në botë. Edhe pse Ministria tashmë ka formuar grup pune për këtë rast, Aliu u shpreh se personalisht beson që në këtë rast rregullat rrepsisht janë respektuar. Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë “Personalisht, jo si ministër por si njeri, vlerësoj se ka shumë pak hapësirë për abuzime. Nga…

Lexo më Shumë

Ndonëse pa kalkulator, kryeministri Hristijan Mickoski, tregohet i aftë në matematikë. Me anë të operacioneve matematikore, duke përdorur të panjohurat X,Y dhe Z-et, Mickoski sërish shpjegoi propozimin e qeverisë për rritjen e pagës së administratorëve shtetërorë. Ai thotë se propozimi parasheh që çdo rritje prej 1500 denarëve në tre vitet e ardhshme, t’i shtohet rritje edhe për 8%, me çka për rreth 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Të themi, nëse unë jam administrator shtetëror dhe marr pagë prej 35,000 denarëve, ndërsa rritja e pagës minimale për këtë vit është 1,500 denarë, atëherë paga ime…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Koordinatoren e Grupit Parlamentar të BDI-së, znj. Rina Hajdari. Ku u bisedua për procesin e integrimit evropian, rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin kyç të institucioneve në forcimin e demokracisë. U ndalëm veçanërisht te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësia e mekanizmit të Badinterit, si garanci thelbësore për funksionimin korrekt të demokracisë parlamentare dhe respektimin e karakterit multietnik të shtetit. Dialogu politik, respektimi i marrëveshjeve themelore dhe angazhimi i sinqertë institucional mbeten shtylla për stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe avancimin e rrugës evropiane të rajonit.

Lexo më Shumë