Author: Jeta almakos

Të nderuar besimtarë ortodoks dhe katolikë, pranoni urimet tona më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat. Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët ortodoks dhe katolikë në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja. Në frymën e kësaj dite të bekuar për këta besimtarë të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga…

Lexo më Shumë

Një ditë pas deklaratës së Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se vetëm Arben Taravari e ka kuptuar pozitën vasale të shqiptarëve në Qeveri, ka reagur sot zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njiherit edhe kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, i cili deklarat e tilla i quan hiprokizi, pasi tha se ai nuk është argat i askujt. ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË “Ali Ahmeti, unë s’jam argat i askujt. Këtë epitet mbaje për vete, ti që u ke shërbyer me devotshmëri pushteteve antishqiptare dhe ke legjitimuar çdo krim ndaj shqiptarëve. Ku ishe…

Lexo më Shumë

Kritikat për koalicionin VLEN, kanë vazhduar edhe sot nga partia opozitare shqiptare BDI, të cilët deklarojnë se shprehin shqetësim të thellë për avancimet e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku siç theksojnë ata, shtatë persona janë ngritur në pozita të larta, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë – të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe asnjë shqiptar – duke dëshmuar shtojnë Integristët, një prirje të qartë për përjashtim etnik nga struktura vendimmarrëse. BDI “Kjo komunikatë nuk ka për qëllim ta kritikojë Ministren e Arsimit, por të informojë publikisht zv/ministrin shqiptar nga koalicioni LEN, i cili – sipas informacioneve tona – as…

Lexo më Shumë

Exame nga Brazili raportoi së fundmi se Apple planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Brazil, për të zbutur ndikimin e tarifave të Trump. Vetëm dhjetë ditë pas këtij lajmi, vjen konfirmimi se iPhone 16e ka filluar të prodhohet në fabrikën e Foxconn në Brazil. Sipas MacMagazine, paketimi i iPhone 16e në Brazil mban një etiketë që thotë se ato janë montuar në atë vend. Bëhet fjalë për pajisje që mbajnë numrin e modelit A3409 me kodin e identifikimit MD1R4BR/A, transmeton Telegrafi. Kjo nuk është hera e parë që Apple prodhon iPhone në Brazil. Fabrika e Foxconn atje tashmë…

Lexo më Shumë

Me datë 19.04.2025 në ora 18, në NJPB Strugë janë privuar nga liria E.D. (28) nga Tetova, Sh.T. (25) nga Turqia, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup, A.D.(25) nga Senegali, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar dhe shtetasi gjerman A.A. (31), thuhet ne njoftimin e MPB-së. “Ata dyshohen se gjatë një aktiviteti sportiv të mbajtur më 19.04.2025 në Strugë, kanë kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, sqarohet me tej. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kreu i Këshillit Shura të Hamasit të shtunën diskutuan përpjekjet për të vendosur një armëpushim në Gaza. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Muhamed Darwish së bashku me delegacionin e tij janë takuar në kryeqytetin turk Ankara. Gjatë takimit u theksua se Izraeli, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, po përpiqet ta bëjë të vuajë nga uria popullsinë palestineze, duke theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajon. Në takim gjithashtu u nënvizua se përpjekjet për t’i zhvendosur me forcë palestinezët nga atdheu i tyre…

Lexo më Shumë

Bayraktar TB2, mjeti i parë ajror luftarak pa pilot (UCAV) i Türkiyes, i zhvilluar në vend dhe në nivel kombëtar nga kompania e mbrojtjes Baykar, ka përfunduar me sukses fluturimin e dytë testues me motorin e tij TM100, raporton Anadolu. Kompania Baykar njoftoi se droni Bayraktar TB2 u ngrit me motorin TM100, që është zhvilluar në vend. Kjo shënon fluturimin e dytë të dronit kombëtar duke përdorur këtë motor të zhvilluar nga kompania turke, testim që u përfundua me sukses. Shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, në rrjetet sociale thas e ata besuan, punuan së bashku dhe arritën sukses.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, raporton SHENJA. “Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar,” shkruan Gashi, duke bërë të qartë se ai përfaqëson Alternativën në kuadër të koalicionit opozitar VLEN. Duke komentuar rolin e tij si Kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese…

Lexo më Shumë

“Si koleg dhe ministër i Kulturës dhe Turizmit, dëshiroj sinqerisht dhe thellësisht t’ju ​​kërkoj falje për atë që ndodhi – pagat u vonuan dhe nuk u paguhen para festave të Pashkëve”, u tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov punonjësve të kulturës. “Jam i vetëdijshëm se ky është një problem madhor që ju ka shkaktuar shqetësim juve dhe familjeve tuaja, aq më tepër që këto duhet të jenë ditë gëzimi dhe feste familjare. Më vjen sinqerisht keq që kjo vonesë ndodhi me gjithë përpjekjet e mia për të mbërritur në kohë. Shkak për këtë është problemi i kahershëm dhe…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, pasi ky i fundit ka vazhduar t’i quaj “argat”përfaqësuesit shqiptarë në qeveri. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Fetait. Ali Ahmeti paska thënë se Arben Taravari e ka kuptuar se shqiptarët në qeveri janë bërë argatë që kanë poshtëruar dhe devalvuar popullin e tyre. Sa hipokrizi! Sa pafytyrësi! Ali Ahmeti, unë s’jam argat i askujt. Këtë epitet mbaje për vete, ti që u ke shërbyer me devotshmëri pushteteve antishqiptare dhe ke legjitimuar çdo krim ndaj shqiptarëve. Ku ishe ti kur ministrat e tu arrestonin nëna e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku sipas tyre, janë bërë avancime të njëanshme etnike në pozita të larta drejtuese. Sipas deklaratës së publikuar nga BDI, shtatë persona janë emëruar në pozita të larta brenda dikasterit të arsimit, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë, dhe të gjithë i përkasin përkatësisë maqedonase – pa përfshirjen e asnjë shqiptari. BDI shpreh shqetësim për atë që e cilëson si një “prirje të qartë për përjashtim etnik nga strukturat vendimmarrëse”, ndërsa kritikon faktin që zëvendësministri shqiptar nga koalicioni LEN as nuk është informuar dhe as…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar mesazhin e kësaj feste si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore. Në urimin e tij, Gashi nënvizon rëndësinë e vlerave universale që bashkojnë një shoqëri – respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore – si shtylla të një bashkëjetese të shëndoshë dhe përparimtare. Urimi i plotë i Kryetarit Gashi: “Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve. Mesazhi i Pashkëve është një…

Lexo më Shumë