Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se Rripi i Gazës është kthyer në një tokë dëshpërimi nën sulmet intensive izraelite, transmeton Anadolu. “Sa kohë do të duhet që fjalët boshe të dënimit të kthehen në veprim për të hequr rrethimin, për të rivendosur armëpushimin dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur nga njerëzimi?”, tha Lazzarini në X. Ai theksoi se uria po thellohet dhe se kjo është bërë qëllimisht ndërsa Gaza është bërë një vend i dëshpërimit. Komisioneri Lazzarini tha se dy milionë njerëz, shumica e të…
Author: Jeta almakos
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili do të bëhet të shtunën, më 26 prill, në Romë. Kështu është bërë e ditur pasditen e sotme nga Kabineti i Presidentes. Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe dështim në zemër. Ai po shërohej nga pneumonia e dyfishtë që e shtroi në spital për pesë javë. 135 kardinalë nga të gjitha kontinentet janë ftuar në Selinë e Shenjtë për të marrë pjesë në funeralin dhe kongregacionet e përgjithshme, përpara konklavës në të cilën do të zgjidhet kreu i ri. Dëshira e fundit e…
Vazhdon debati mes partive politike shqiptare, e sidomos tani më kur nuk është Arben Taravari dhe Aleanca për Shqitpare pjesë e koalicionit VLEN. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është pjesë e VLEN-it, tha se koalicioni VLEN në zgjedhjet e fundit ka fituar 107 mijë vota të pastra shqiptare për dallim nga koalicioni tjera që kanë përfshirë edhe komunitet tjera, ndërsa shtoi se kush largohet nga koalicioni, nuk e ka përkrahjen e shqiptarëve. Kasami pret që përkrahja për Qeverinë të rritet dhe jo të zvogëlohet, madje duke aluduar në Taravarin, ai tha se është e panatyrshme që diksuh që…
Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar kufirin prej 3500 dollarësh për ons (28 gramë) – një rekord i ri që shënon një moment kyç për këtë metal të çmuar. Kjo rritje vjen në një periudhë paqëndrueshmërie në tregjet amerikane, të shoqëruar me dobësimin e dollarit amerikan – rënia më e madhe në tri vitet e fundit, raporton Gazeta Sinjali. Sipas të dhënave të tregut, në fillim të vitit, ari ishte vlerësuar me 2623 dollarë për ons, duke dëshmuar një ngritje të ndjeshme në pak muaj. Një faktor kyç në këtë zhvillim ka qenë kritika e presidentit…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas integristëve, mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike. BDI thekson se barazia gjuhësore nuk është privilegj por është e drejtë. BDI “Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake,…
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat janë publikuar në raportin e revizionit të rregullt për vitin 2024. Sipas tyre për të udhëhequr me byronë është emëruar një ushtrues detyre, drejtor, i cili ka ushtruar detyrën për mbi pesë vjet, që nënkupton më shumë sa që është përcaktuar me ligj, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën paraprake, miratimi i të cilave është në kompetencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik buron nga qytetarët. “Unë kam vetëm një busull orientimi: Popullin! Ai është ndërgjegjia ime, zëri im, forca ime!”, ka shkruar Taravari, duke lënë të kuptohet se vendimet dhe qëndrimet e tij do të mbështeten në vullnetin dhe nevojat e qytetarëve.
Propozimi i pronarit të Pucko Petrol, Asmir Jahoski, për të dalë nga paraburgimi në këmbim të parave, do të merret parasysh vetëm nëse i dyshuari, përveç garancisë që e ofron, depoziton edhe shumën prej 72 milionë denarësh në një llogari të veçantë të gjykatës, informon Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jahoski ofron garanci prej mbi 60 milionë denarësh, por në mendimin e prokurorisë thuhet se shuma shtesë prej 72 milionë denarësh që kërkohet, korrespondon me përfitimin pasuror të fituar në mënyrë të kundërligjshme nga ana e Jahoskit. Përveç kësaj, prokurori publik ka kërkuar nga gjykata që…
Që prej hyrjes në fuqi të masës së re të Qeverisë për publikimin e çmimeve të produkteve në faqet e internetit, tek disa shitës me pakicë janë zbuluar disa parregullsi, ndërkohë që disa farmaci nuk respektojnë këtë vendim, më saktë nuk kanë fare faqe interneti. Shoqata e farmacive private thotë se barnatoret nuk janë tregtarë të zakonshëm, por institucione shëndetësore dhe siç thonë ata, duhet të shpërndajnë barna sipas terapisë së përshkruar, e jo të merren me tregti. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se kontrollet do të zhvillohen në disa faza. “Deri të premten Inspektorati shtetëror i tregut do…
Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti njoftoi se sot në Strugë gjatë takimit me strukturat e partisë ka analizuar sfidat e momentit si dhe kanë përcaktuar hapat konkretë për të ardhmen. Postimi i plotë: Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë. Përfaqësim dinjitoz, efikas dhe me zë të fuqishëm në qeveri, në institucione dhe në çdo komunë. Kjo është bindja jonë e palëkundur në Lëvizjen Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit VLEN, dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur ta ndjekim me përkushtim të plotë. Sot, vendtakimi ynë ishte Struga. Qyteti ku ujërat e Drinit dhe fryma e poezisë…
“Nëse Lutkov nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij, le të japë dorëheqje. Punëtorët e kulturës nuk janë statistë në shoqëri”, reagon LSDM-ja, pasi mbi 3000 punëtorë mbetën pa paga në festën e madhe Pashkët. LSDM thotë ajo që Lutkov ka kërkuar falje, nuk ka vlerë. “Korrigjimi i të ardhurave duhej të fillonte me pagën e muajit mars në përputhje me marrëveshjen kolektive të nënshkruar. Në vend të kësaj, punëtorët e kulturës u injoruan dhe u diskredituan me deklarata manipuluese nga vetë Ministria – se nuk kanë punuar mjaftueshëm, se nuk e meritojnë pagën e tyre, se pagat…
Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve. Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një…

