Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media dënon qëndrimin dhe deklarimet të ministrit të Drejtësisë, në lidhje me kërkesën e studentëve të juridikut, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se “në mënyrë brutale dhe të papranueshme, ministri ka injoruar kërkesat legjitime juridike të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit tëjurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj”. “Ky veprim përbën precedent të rrezikshëm institucional, ku Ministri i Drejtësisë vendos veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi Qeverinë dhe mbi çdo institucion tjetër të vendit, duke cenuar rëndë…
Author: Jeta almakos
Ayhan Demir Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën “kloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: “Një aktor me kostume të çuditshme dhe një fytyrë të pikturuar tepër dhe komikisht që e bën audiencën e tij të qeshë dhe e argëton atë.” Kllounët përdorin veshje dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara dhe të pazakonta. Edhe ky e bën. Të sillesh në mënyrë qesharake është në natyrën e kllounëve. Edhe ky është i tillë. Po flas për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në të kaluarën, Rama, një artist rruge në Francë, i bëri publike fotot e tij nudo të bëra…
Kryetari Qeverisë, Hristijan Mickoski, i ftuar në RTM, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se projekti po jep rezultate, qytetarët po respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ka një ulje të ndjeshme të shkeljeve në trafik, ndërsa sa i përket protestave për automjete të paregjistruara dhe drejtimit pa patentë shoferi, ai theksoi se ligji duhet të respektohet dhe nuk ka kompromis – duhet të ketë rend. Kryeministri Mickoski nuk ka dilema se kjo qasje do të përballohet dhe falënderoi qytetarët e Maqedonisë për respektimin e rregullave dhe drejtimin më të sigurt të automjeteve, duke sqaruar se numri i shkeljeve, konkretisht…
Policia me kamionë dhe forca speciale bllokoi fabrikën Nën hetim janë kompani me licencë për kanabis mjekësor, ndërsa policia dhe Prokuroria po e zgjerojnë hetimin në Shkup dhe Strumicë. Aksioni i madh policor, i lidhur me rreth pesë tonë marihuanë të sekuestruara javën e kaluar në Serbi, vazhdon ende. Fokusi i hetimeve është përqendruar në një rrjet kompanish dhe objektesh në Shkup dhe Strumicë, të cilat, sipas dyshimeve, lidhen me eksportin e paligjshëm të drogës nga territori i Maqedonisë së Veriut. Pasditen e sotme, nën masa të rrepta sigurie, rreth dhjetë automjete transportuese, pesë deri në gjashtë kamionë dhe disa…
U arrit marrëveshje mes AOGJSH dhe Qeverisë. Pagat e rreth 7.800 të punësuarve në administratën shtetërore dhe në gjyqësor do të rriten me nga 8 për qind në tre vitet e ardhshme, ndërsa paralelisht do të harmonizohen në mënyrë lineare edhe me rritjen e pagës minimale. Sindikalistët shprehen të kënaqur, edhe pse kërkesat e tyre u pranuan vetëm pjesërisht, por megjithatë, fjalën e fundit do ta japin organet e AOGJSH. “Në takim jam i kënaqur që u pranua kërkesa e sindikatës së AOGJSH, megjithëse jo në tërësi, por shtesat në pagë Qeveria i pranoi që t’i paguajë për të punësuarit…
Afrim Tanallari BDI e deshi Izet Mexhitin “qiraxhi”. Një njeri që banon në shtëpinë e partisë, e mban çelësin vetëm sa për të hapur derën kur i thonë, dhe e mbyll prapa vetes pa pyetur kurrë kush e ka ndërtuar, kush e ka shitur. Një “qiraxhi” politik: i dobishëm sa kohë paguan heshtje, disiplinë dhe vota. Por politika shqiptare nuk ka qiraxhinj të përhershëm. Ka vetëm qiraxhinj që një ditë e kuptojnë se kanë paguar shumë për një banesë që nuk është e tyrja. Dhe pastaj ndodh ajo që BDI e urren më shumë: “qiraxhiu” nis të ndërtojë shtëpi të…
Studentët shqiptarë të drejtësisë të zhgënjyer nga përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nuk po lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po vetëm në atë maqedonase. Mevlan Ademi nga iniciativa studentore, paralajmëron se mund të përshkallëzojnë nisëm e tyre me protesta nëse situata mbetet e pazgjidhur. “Jemi të zhgënjyer nga përgjigja e paqartë juridike nga Ministria e Drejtësisë. Provimi i jurisprudencës ka për qëllim vlerësimin e njohurive juridike e jo atyre gjuhësore, siç e kishin arsyetuar të njëjtit. Ende nuk kemi përgjigje nga disa të adresuarit tanë të peticionit, gjithsesi u bëjmë thirrje institucioneve…
Aq i shpejtë dhe i fuqishëm ka qenë zjarri saqë kemi gjetur trupa njerëzish mbi karrika dhe duartë mbi tavolina. Njoftimin për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan, zjarrfikësit lokal e kanë marrë në orën 2:35. Ndërsa ekipi i parë në vendngjarje kishte aritur 5 minuta më vonë. Prioritet ishte shpëtimi i jetëve, e më pas shuarja dhe lëshimi i ujit. Zjarri ishte lokalizuar diku në orën 04:00. Kështu e kanë përshkruar 16 marsin dëshmitarët e sotëm, zjarrfikës të cilët natën e kobshme kanë qenë kujdestarë. Bllagojço Paunov, zjarrfikës në Njësinë e Zjarrfikësve në Koçan “Kur shkuam, shumë trupa kishte…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi nga VLEN ka arritur të sigurojë shumicën në mbledhjen e 5-të të Këshillit Komunal, duke marrë mbështetjen e 11 këshilltarëve për miratimin e pikave të rendit të ditës. Në këtë seancë, opozita në Këshillin Komunal ka mbetur me 8 vota, duke mos arritur të bllokojë vendimmarrjen. Me këtë rezultat, pikat e propozuara nga kryetari Elmazi kanë kaluar dhe mbledhja është përmbyllur me vendime të miratuara nga shumica.
Zjarre, bllokada dhe protesta u mbajtën në disa qytete të vendit për shkak të konfiskimit të automjeteve nga persona pa leje drejtimi. Persona të prekur nga masa e sekuestrimit të automjeteve për drejtim pa dhënë provimin e vozitjes protestuan në Shtip, Koçan, Strumicë, Prilep, Manastir dhe Resnjë, për shkak të marrjes së automjeteve të tyre, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”. Në Shtip, një grup qytetarësh dogjën goma në rrugë, pas çka ndërhyri Shërbimi i Zjarrfikësve për të shuar zjarrin dhe për të normalizuar gjendjen. Në Koçan, qytetarët u mblodhën në…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se së bashku me perfaqësues tjerë të koalicionit ka pasur takimit me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane. Gjatë takimit u vlerësua lart roli dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahja për agjendën reformuese që synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale politike, prioritetet kryesore reformuese dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme…
Çmimi i arit u rikthye mbi 5,000 dollarë për ons të mërkurën, pasi investitorët që përfitojnë nga rëniet e tregut filluan të blejnë sasi më të mëdha të metalit të çmuar pas humbjes historike të javës së kaluar. Gjatë orëve të para të tregtimit, ari arriti të tregtohej deri në 5,091.89 dollarë për ounce, përpara se të binte paksa. Edhe çmimi i argjendit u rrit, duke arritur rreth 92 dollarë për ounce, para se të stabilizohej, raportojnë mediat. Bullioni ka rikuperuar pothuajse gjysmën e humbjeve nga rënia e papritur e së premtes, kur çmimet ranë deri në 12 për qind,…

