Author: Jeta almakos

Marrëveshja e përbashkët e nënshkruar në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e bashkëpunimit ushtarak, ka nxitur reagime të shumta, sidomos nga Serbia. Ka pasur përfolje edhe për rritjen e numrit të shteteve që do t’i bashkohen kësaj iniciative. Më së shumti është folur për Bullgarinë, gjë që ka nxitur edhe polemika, megjithatë Sofja zyrtare e ka mohuar. Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar, kanë folur nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë. Nga Zagrebi zyrtar kanë thënë se iniciativa është hapur për të gjithë partnerët në BE dhe në NATO, veçanërisht ata që janë të interesuar të…

Lexo më Shumë

Bizhuteri argjendi me peshë 3.4 kilogramë, ar me vlerë prej  600 mijë denarë, 13 laptopë, 6 biçikleta dhe 1.500 çorape me logon  Nike janë pjesë e mallit të sekuestruar nga Drejtoria Doganore në ditët e fundit, përcjell TV21. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur stoli dhe është ngritur padi penale kundër një personi. Në Tabanocë u parandaluan disa përpjekje kontrabande – nga veshjet dhe kozmetika deri te pajisjet elektronike të përdorura dhe pjesë të automjeteve. Dogana njoftoi se kontrollet e përforcuara po vazhdojnë.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është shtet demokratik ku në përgjithësi respektohen liritë politike, vlerësuan bashkëraportuesit për Maqedoninë në Këshillin e BE-së. Ata shtojnë se duhet të ketë bashkim rreth kushtit politik në rrugën drejt BE-së. Nga ana tjetër, autoritete bullgare nuk lëshojnë pe për kushtet. Presidenti bullgar Rumen Radev i pyetur nëse pas takimit me kryetarin e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, është i gatshëm për lëshime në lidhje me kërkesat e Maqedonisë – ai thirri që Maqedonia të mos arsyetohet duke thënë se Bullgaria nuk i zbaton reformat nga sfera e sundimit të së drejtës, pas çka mori përgjigje nga…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare në opozitë dhe pushtet kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin ia ndalon Bashkësisë Fetare Islame që të themelojë shkollë të mesme private. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim e kanë dënuar këtë vendim, duke e quajtur atë politik dhe antikushtetues. Ata kanë akuzuar VLEN-i që është në qeveri, për të cilën thanë se, në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. BDI “Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës. “Sot u bëjmë homazh të gjithë punëtorëve, atyre që e çojnë shoqërinë përpara me këmbënguljen, përgjegjësinë dhe ndershmërinë e tyre”, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në mesazhin e tij të urimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj. Puna, siç thekson Mickoski, është një nga vlerat më të mëdha mbi të cilat ndërtohet dinjiteti i çdo personi dhe për këtë arsye është themeli i çdo vendi të përparuar. “Qeveria do të vazhdojë të jetë plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e standardeve…

Lexo më Shumë

“Përderisa disa qytetarë protestojnë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtat e tyre të punëtorëve, disa punëtorë edhe sot janë në punë, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që festën e 1 majit ta kalojnë në natyrë me të afërmit e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri. Atmosfera festive dëgjohej nga larg, surle e daulle i shoqëronte qytetarët në parkun e Sarajit. “Sot protestojnë për të drejtat e punëtorëve. Po kanë të drejtë të protestojnë por ne vendosem ta kalojmë me familjen”, tha një qytetar. “Dola pakës me nipin të festojmë. Nuk vijmë çdo vit. Kjo është…

Lexo më Shumë

Ukraina dhe SHBA-ja thanë të mërkurën se kanë nënshkruar një marrëveshje për një fond të përbashkët që do të investojë në rindërtimin e Ukrainës, dhe një draft i marrëveshjes thotë se ajo do t’i japë Uashingtonit akses të privilegjuar në marrëveshjet e reja për burimet natyrore të Ukrainës. Të dy vendet e nënshkruan marrëveshjen në Uashington pas muajsh negociatash të vështira, me pasiguri që vazhdoi deri në momentin e fundit për shkak të një problemi të papritur në orët e fundit. Një zyrtare e lartë ukrainase postoi në X se ka nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Fondi të…

Lexo më Shumë

Nga sot nuk do të kryhen kontrolle kufitare, mes Shqipërisë dhe Kosovës duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar. Me këtë rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë do të kalojn ë pa pengesa. Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur para gazetarëve me të përfunduar takimin mbi një orësh me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.. Ai tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, dhe ka treguar se Kurtit i ka thënë se duhet të mendojë për emra të tjerë, pos atij të Haxhiut. “Qëndrimet e PDK-së dhe të mijat janë ato që i dini. Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës para jush, ia kam thënë edhe Kurtit. Për PDK-në është me rëndësi sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të hyhet në…

Lexo më Shumë

Shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar se kushtet e rënda atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit mund të vazhdojnë, ndërsa zjarret përfshijnë Jerusalemin dhe Izraelin qendror. Kombinimi i erërave të forta, temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe lagështisë së ulët në vend po rrit rrezikun dhe përhapjen e zjarreve. Sipas Jerusalem Post, një burrë 50-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të ndezë një fushë të hapur në jug të Jerusalemit. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, po zhvillon një “maratonë” bisedimesh me homologët ndërkombëtarë, me fokus në vendet evropiane. Për shuarjen e zjarreve janë…

Lexo më Shumë

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku dje mori vendim për shfuqizimin e “Medresesë Isa Beu” në Shkup, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ku sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuse është shkelje e rëndë e të drejtave të garantuara nga Kushtetuta. Repexhi gjithashtu ka theksuar se me këto vendime që po merr ky institucion tani më është kthyer në shërbëtore të VMRO-së. Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi: ⁣ Ky institucion, që duhet të mbrojë të drejtat dhe barazinë e qytetarëve, sot është bërë një vegël politike për të…

Lexo më Shumë

Brigada Izraelite e Zjarrfikësve njoftoi se zjarri që shpërtheu në një zonë pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit është një nga më të mëdhatë në historinë e vendit, transmeton Anadolu. Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, Drejtori Rajonal i Kudsit i Departamentit të Zjarrfikësve të Izraelit, Shmulik Friedman, ka njoftuar se po luftojnë një nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit. “Jemi në mes të një zjarri shumë të madh, ndoshta zjarri më i madh që ky vend ka parë ndonjëherë”, ka deklaruar Friedman. Friedman ka theksuar se zjarrfikësit janë “larg” nga vënia nën kontroll e zjarreve, duke shtuar…

Lexo më Shumë