Author: Jeta almakos

Duke komentuar paralajmërimet e Ahmetit se mund të dalë në rrugë të protestojë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje liderit të BDI-së që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë nga e ardhmja. Mickoski e këshilloi Ahmetin që fillimisht të hedhë një sy drejt milionerëve që e rrethojnë dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, e më pas të përpiqet të ristrukturojë partinë e tij, në vend që të kërcënojë. “Për fat të keq, duket se zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të bënte një dallim…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku përmes një postimi në Facebok i ka adresuar meritat tërësisht Koalicionit VLEN për nisjen e punimeve të Autostradës Tetovë-Gostiar ndërkaq nga ana tjetër Qoku adreson kritika tek BDI-ja për mos mbajtjen e premtimeve nëpër vite vite duke i përmendur shkolla, spitale e teatro. Reagimi i Qokut vjen pasi nga LSDM dhe BDI po sot pas vënies së gurëthemelimit të autostradës nga Kryeministri dhe zëvendëskryeministrat, kishte reagim se janë pikërisht ata nga garnitura e kaluar qeveritare që nisën planet e projkteve nga Korridori 8. Më poshtë postimi i plotë i deputetit Bekim Qoku Projekti më i përfolur dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar nga disa katolikë pasi ka postuar një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të vetes si Papë. Fotografia, e cila u nda nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët janë ende në zi për vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe përgatiten të zgjedhin Papën e ardhshëm. Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut e akuzoi Trumpin se po tallte besimin. Postimi vjen disa ditë pasi ai bëri shaka me gazetarët: “Do të doja të isha Papë”, transmeton Klankosova.tv Trump nuk është presidenti…

Lexo më Shumë

“Ali Ahmeti si duket ende jeton në të kaluarën. Sepse nëse jeton në të tashmen, mund ta bëjë një dallim shumë të madh mes të kalurës dhe të tashmes, në të cilën ai është në opozitë”. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, për deklaratat e fundit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se nëse nuk lirohet ish ministri i tyre Kreshnik Bekteshi, do të dalin në rrugë dhe të protestojnë. Hristijan Mickoki, kryeministër “Reth tij ka shumë milionerë që në kurriz të qytetarëve janë pasuruar dhe kjo është arsyeja kryesore përse ai është në opozitë. Nëse është i mençur, ashtu siç…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton Gazeta Sinjali. Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme. Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media…

Lexo më Shumë

Në këtë kohë të VLEN-it, vlenushkave dhe tarakushkave, erdhën dy përgjigje negative për rastin e Agimit dhe përsëritjen e lëndës në bazë të provave të reja. Gjatë gjithë këtyre ditëve kam dashur të shkruaj, por jam ndalur sepse prisja që dikush nga këto të pafytyrë, që pretendonin “ndryshimin”, do të thoshte dy fjalë apo do të arsyetohej. Turpi i këtyre, duke thënë se do të zbardhin lëndë që vetë i kanë gatuar duke qenë në pushtet për 23 vite, tregon sa të heshtur kanë qenë për dekada — veçse karriket i kanë pasur të ngrohta dhe xhepat jo të zbrazur.…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve të fundit politike. “Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”. Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar pas zgjedhjeve, ku lëvizjet e partive shqiptare janë duke u përcjellë me vëmendje.

Lexo më Shumë

Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR. Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ndërsa i reagojnë koalicionit VLEN, e cila dje përuroi puninet për autostradën Gostivar-Tetovë dhe Korridorin 8. Komunikata e plotë e BDI-së Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter Kur Bashkimi Demokratik për Integrim punonte për të siguruar financimin për Koridorin 8, ata votuan KUNDËR. Kur ne nënshkruam marrëveshjen, ata na akuzuan për marrëveshje kriminale dhe korruptive. Kur filluan punimet, mobilizuan çdo mjet për të na ndalur…

Lexo më Shumë

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, transmeton TV21. Prokurori publik ka dhënë urdhër për t’u kryer obduksioni ndaj të ndjerës, ndërkaq ekipet hetuese nga vendi i ngjarjes kanë grumbulluar gjurmë dhe dëshmi materiale të cilat do të jenë lëndë e ekpsertizës. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i dyshuari është kapur në kufirin e Tabanocit.

Lexo më Shumë

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është i moderuar. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

“Ka kaluar gati një vit që kur subjektit të përkushtuar politik VLEN iu besua të qeveriste dhe të sillte ndryshimet që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i kanë kërkuar me kaq këmbëngulje dhe me të drejtë. Gjatë kësaj periudhe, VLEN ka dëshmuar përmes punës dhe veprave se është një koalicion i së vërtetës, përkushtimit dhe progresit. Në të njëjtën kohë, BDI non grata, partia që për dy dekada shkatërroi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ndalet së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN…

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka kritikuar sot liderët e LSDM-së duke përmendur dy ngjarje që kanë ndodhur pikërisht në kohën kur në pushtet ishte pikërish kjo parti. Partia aktuale në pushtet ka përmendur vrasjet në Liqenin e Smillkovës dhe vdekjen e gazetarit Mlladenov, ndërsa ka etiketuar ish-kryeministrin Zoran Zaev, duke e akuzuar se kishte rrezikuar reputacionin e vendit duke premtuar se do të jepte fate për zbardhjen e këtyre ngjarjeve tejet të diskutueshme në opinion. “Populli nuk mori as shpjegim dhe as të vërtetën nga Zaevi, vetëm tradhti në çdo fushë”, theksohet në reagimin e VMRO-së. VALENTIN MANASIEVSKI, VMRO “Kur Venko Filipçe thotë…

Lexo më Shumë