Author: Jeta almakos

Një vit më parë para zgjedhjeve parlamentare i shtrënguan duart në selin e VLEN-in.. pamjee Ndërsa sot një vit më vonë, pritet të shifet se çfarë do të ndodhë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të ASH-së , Arben Taravarit, se a do të gjejnë forcë për t’i shtrënguar duart përsëri, apo do t’i ndajnë rrugët duke përshëndetur njëri tjetrit, pasi këta të fundit pritet të takohen sot në orën 17:00 në qeveri, për të diskutuar për situatën aktuale politike. Megjithatë, pavarësisht vendimit të Taravarit, Mickoski tha se me ose pa Taravarin Qeveria është stabile dhe me shumicë të madhe.…

Lexo më Shumë

Në njëkohë të besimit shumë të ulët në organet e drejtësisë, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, gjatë përbërjes së kaluar konsiderohej një lloj pike e ndritshme në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, përfshirja e kryetares aktuale të Antikorrpsuon, Tatjana Dimitrovska, në hetimin për rastin “Aditiv”, ka kthyer këtë komision në një fillim të ri, thuhet në raportin mujor të organizatës Transparency International, ku janë përfshirë ngjarjet më të turbullta dhe të qarta të korrupsionit. Në raport përmendet edhe rasti i marrjes së mitos për falcifikimin e dokumenteve për marrjen e pensionit invalidor dhe për përkujdesje për persona tjetër, ku në…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni të veçantë, u përurua projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”, që sjell tri klasa moderne dhe tërësisht të pajisura në funksion të përmirësimit të kushteve mësimore për nxënësit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të Komunës së Çairit, përfshirë kryetarin e Këshillit, z. Jetmir Asani, dhe përgjegjësin e Departamentit të Arsimit, z. Ferdi Baftija. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, si dhe drejtori i shkollës nikoqire, z. Rahim Maksuti. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Presion mbi gjyqësorin dhe një moment dobësie, është vlerësimi i presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova për deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili tha se nëse do të dalë në rrugë, nuk do të ketë kthim prapa derisa të iniciojë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale, nëse ngrihen akuza kundër ish-ministrit Kreshnik Bekteshi për tragjedinë në Koçan. “Ndryshe nga zoti Ahmeti, unë do t’i mat fjalët e mia, nuk dua të ndërhyj në gjyqësor, por e dini çfarë, të gjithë, përfshirë Ahmetin dhe BDI-në, kanë kërkuar vazhdimisht pavarësinë e gjyqësorit, por një fjalim i tillë në fakt…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka dhënë urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – vrasje. Hetimi do të zhvillohet edhe kundër një personi për veprën penale – ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale. “I dyshuari i parë, dje gjatë kryerjes së dhunës në familje në shtëpinë në Shuto Orizarë e ka privuar nga jeta partneren e tij me të cilën ka jetuar në shoqëri jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në prani të bijës 5-vjeçare. Viktimës i ka shkaktuar lëndime dhe plagë të rënda me thikë…

Lexo më Shumë

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Gjeneva për në Prishtinë, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të hapë derën e avionit ndërsa ishte ende në ajër. Sipas dëshmitarëve, i riu ka pasur një sjellje jo normale para se të përpiqej të hapte derën e emergjencës. Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm. Disa prej udhëtarëve janë hedhur mbi të në përpjekje për ta neutralizuar dhe për të parandaluar një ngjarje potencialisht tragjike. Situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila ka arrestuar të dyshuarin…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup aterruan aeroplanët e parë të linjave të reja të vendosura Barcelonë – Shkup dhe Lion – Shkup. Ato janë pjesë e politikës qeveritare për mbështetje financiare për vendosje të linjave të reja ajrore dhe destinacione të reja për qytetarët, njoftoi përmes një video porosie në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Siç thotë Nikolloski, politika e subvencioneve të cilën e udhëheq Qeveria i jep rezultatet e para. Për disa muaj ka dhjetë destinacione të reja nga të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër. “Sot në mëngjes,…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë së Veriut, ka dënuar retorikën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, apo siç potencojnë në reagim, kërcënimet për destabilizim të bëra nga Ahmeti. LD u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente të ndërmarrin veprime vendimtare për të parandaluar një krizë sigurie dhe politike. “Bashkimi Demokratik për Integrim refuzon me kokëfortësi të pranojë se udhëheqësit dhe ish-zyrtarët e tij shtetërorë, të cilët kanë shkelur ligjet pa u ndëshkuar gjatë njëzet viteve të fundit në pushtet, nuk janë më komandantë të paprekshëm të UÇK-së për të cilët nuk zbatohet drejtësia. Shqetësuese është arsyeja pse Ahmeti dhe grupi i tij…

Lexo më Shumë

Infrastruktura në Matkë, njëra nga zonat më atraktive që më së shumti tërheq turist është lënë në mëshirën e fatit. Përzierja e ingerencave dhe mungesa e decentralizimit të plotë ka bërë rrugët që të çojnë deri në Matkë të mbushen përplot gropa. Për çështjen në fjalë, TV Shenja intervistoi kreun e Komunës së Sarajit, komunë kjo të cilës i takon zona turistike. Kreu i Komunës, Iljaz Veseli tha se si institucion bëjnë të gjitha përpjekjet për të evituar dhe minimizuar sa më shumë pengesat që u paraqiten qytetarëve në rrugët për të shkuar në Matkë. Megjithatë, shton se përzierja e…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet politike mes partive politike shqiptare. Koalcioni VLEN ka kumtuar se me ardhjen e tyre në pushtet, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe se po realizohen projektet me interes publik. Nga ky koalicion thonë se para se ata të vitin në pushtet, “BDI non grata” u përpoq ta trembte popullin me gënjeshtra se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të shfuqizohej, se ndërtimi i Korridorit 8 do të ndalej. VLEN “Sot, pas gati një viti qeverisjeje të VLEN-it, çdo qytetar mund ta shohë qartë: asnjë nga këto gënjeshtra nuk qëndroi. Ligji për Gjuhët është…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, shpreh dyshime ndaj deklaratave të kryeministrit se shumica qeveritare është stabile dhe se nuk ka probleme brenda koalicionit qeverisës. Sipas Filipçes, koalicioni qeveritar nuk është i qëndrueshëm dhe, siç tha ai, këtë e tregojnë faktet në terren, ndryshe nga deklaratat e kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë. Kryetari i opozitës tha gjithashtu se po hyn një periudhë dinamike në të cilën pritet të shihet zgjidhja dhe se çfarë do të ndodhë me koalicionin qeverisës. “Pavarësisht paralajmërimeve dhe deklaratave se koalicioni është stabil, unë mendoj se ajo që po ndodh dëshmon të kundërtën. Kur një…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19 qershor, ka mbërritur mendimi miqësor nga Komisioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dy pyetje këtij komisioni: Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe Institucionet publike? Në nivel qendror(veçanërisht për kriteret që rregullojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit), Në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore) Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve në…

Lexo më Shumë