Author: Jeta almakos

Në Gjykatën Themelore të Strugës ka nisur procesi gjyqësor mes deputetit Bekim Qoku dhe kreu të komunës së Strugës Ramiz Merkos, pasi ky i fundit e ka paditur Qokun për shpifje. Shkak për padinë janë deklaratat publike të Qokut, i cili e ka cilësuar Merkon si “të korruptuar”, çka, sipas padisë, ka lënduar rëndë ndjenjat e ish-kryetarit të Komunës së Strugës. Në dokumentet gjyqësore, Merko pohon se akuzat e Qokut i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha shpirtërore dhe gjendje të rënduar psikologjike, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore, përfshirë edhe konsultime me psikiatër. Gjendja e tij, thuhet më tej,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon angazhimin në fushën e arsimit në shkollat fillore që gravitojnë në këtë komunë. Ganiu së bashku me drejtoreshën e shkollës fillore “Hasan Prishtina” promovuan bibliotekën shkollore, investim ky i komunës së Çairit. Postimi i plotë: Sot pata kënaqësinë të vizitoj Shkollën Fillore Komunale “Hasan Prishtina”, ku së bashku me drejtoreshën znj. Esma Fazlija promovuam hapësirën e re të bibliotekës shkollore – një investim i realizuar nga Komuna e Çairit në funksion të përmirësimit të kushteve mësimore dhe qasjes në literaturë cilësore për nxënësit tanë. Biblioteka është e pajisur me 5.511 tituj të…

Lexo më Shumë

Brenda Bashkimit Evropian, shohim një frymë të ripërtërirë të fokusuar në procesin e zgjerimit, por ajo që duhet të shohim në praktikë është mbyllja e hendekut që ekziston qartë në këtë moment midis pritjeve të krijuara dhe realizimit të tyre, tha sot në Varshavë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. “Ajo që mund të them, duke përfaqësuar vendin tim, është se do të jemi të përkushtuar ndaj reformave, do të jemi të përkushtuar ndaj harmonizimit me legjislacionin e BE-së, do të jemi të përkushtuar ndaj Agjendës së Reformave që është pjesë…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku ende nuk ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për t’u bërë koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it në Kuvend, në vend të Halil Snopçes. Për Alsat, Qoku thotë se nënshkrimet nuk janë mbledhur për shkak të mungesës së deputetëve në Kuvend. Deri tani nënshkrimet e tyre i kanë dhënë vetëm tetë deputetë. Qoku njofton se në fakt nuk bëhet grup i ri parlamentar, por thjeshtë ndryshohet koordinatori. “Janë mbledhur nënshkrimet por jo të gjitha sepse nuk janë deputetët në këto kohë, kanë munguar deputetë. Dhe kemi pritur që të kemi firmat e të gjithë deputetëve. Janë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani në Daily Click tha se janë të gatshëm që në çdo moment të bashkohen me ASH-në e Selës. Ramadani shtoi se, kjo duhet bazuar në vullnetin e aktivistëve që siç tha “nëse vjen kërkesë prej poshtë, unë besoj se kanë për obligim organet lartë ta zbatojnë”. “Kështu që në çdo moment, dmth jemi të gatshëm t’i futemi çfarëdo sfidës, pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi i gjykatës”. A jeni të gatshëm në çdo moment të riktheheni të gjithë bashkë? -“Patjetër që PO”! -Keni sinjale për këtë gjë? Në retorik ASH-ja e…

Lexo më Shumë

Ne nuk lëmë asnjë hapësirë ​​për bashkëpunim me BDI-në asnjë elementi të Qeverisë dhe mbi asnjë bazë: formale, joformale, vetëm për zgjedhjet lokale. Kjo është vërejtja kryesore ndaj Taravarit dhe sjelljes së tij, tha sonte zëvendëskryeministri, ministri i Transportit dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski nuk beson se Taravari është aq naiv sa të kryejë vetëvrasje politike dhe të përfundojë në krahët e BDI-së. Ai si mysafirë në televizionin Sitel, konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski ka pasur takime me partnerët qeveritarë në periudhën e kaluar. Gjithashtu vlerësoi se do të ishte mirë edhe për funksionimin e Qeverisë dhe për…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku, ka reaguar pas deklaratës së Taravarit se disa nga politikanët e VLEN-it e kanë lutur për ta sjell ndryshimin. Me poshte mund ta lexoni te plote reagimin e Qokut. Arben Taravari: “Ata para një viti vinin në Gostivar, luteshin e përuleshin që ta sjellim ndryshimi.” Po, shumë e vërtetë. Bile jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup e Prishtinë i jemi lutur. Disa herë. Shpesh. E kemi lutur shumë, e kanë lutur shumë. Tepër shumë. Aq shumë sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut. Ai iku nga ai dhe ruajti nderin e dinjitetin, të…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sonte ka deklaruar se ai mbetet të kontakt me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se do të bisedohet edhe më tej për pozitën e tyre në Qeveri. Sa i përket statusit të tij në facebook se “nuk ia vlen”, Taravari tha se ka gjëra që nuk ja vlen të komentohen. “Mendoj se disa politikan i shoh me shumë emocione pak duhet të trigerojsh diçka dhe menjëherë të vjellin. Unë mundohem të jem i kujdesshëm dhe racional kur e themi diçka t’ju përmbahemi atyre gjërave që ju kemi thënë”, tha Taravari. Taravari tha se pas deklaratave të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një postim në rrjetin e tij social ”Facebook” ka deklaruar se masat e ministrisë që ai drejton kanë dhënë efektin e tyre duke mos patur rritje të çmimeve, inflacioni është stabil pas çka vërteton se masat kanë dhënë efektin e tyre. Sipas Durmishit, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikë. “Sot, përsëri, lajme të shkëlqyera nga Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni mbetet i qëndrueshëm! Inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill…

Lexo më Shumë

Türkiye dënoi të mërkurën sulmet me raketa të Indisë kundër Pakistanit gjatë mbrëmjes së kaluar, transmeton Anadolu. “Sulmi nga India krijoi rrezikun e një lufte të përgjithshme”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme, duke dënuar hapat “provokuese” dhe sulmet që shënjestrojnë civilët. Duke theksuar se Ankaraja po ndjek zhvillimet midis Pakistanit dhe Indisë “me shqetësim”, ministria u bëri thirrje palëve të veprojnë me “logjikë të shëndoshë” dhe të shmangin “veprimet e njëanshme”. Deklarata shprehu pritjet e Ankarasë për ndërmarrjen e hapave për të ulur tensionet në rajon sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të krijuar mekanizmat…

Lexo më Shumë

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi për TV21, Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar. Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e tjera të VLEN-it nuk vendosin që të ndahen dhe të formojnë grup të tyre të deputetëve. “Nëse ata kanë grup të deputetëve prej 9 deputetëve këtë duhet ta dëshmojnë, të bëjnë grup të tillë të deputetëve, në këtë moment nuk ka grup të tillë të…

Lexo më Shumë

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup miratoi aktakuzën në rastin “Aditiv”, i cili i referohet një krimi në kompaninë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV), me vlerë 6.5 milionë euro. Gjykata Penale njoftoi sot se pas miratimit të aktakuzës, është formuar një çështje, e cila do t’i caktohet një gjyqtari përmes Sistemit të Automatizuar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (AKMIS). Pas kësaj, do të caktohet një datë për fillimin e gjyqit, për të cilën Gjykata Penale thotë se do të ofrojë informacione shtesë në faqen e tyre të internetit. “Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës,…

Lexo më Shumë