Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sonte ka deklaruar se ai mbetet të kontakt me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se do të bisedohet edhe më tej për pozitën e tyre në Qeveri.
Sa i përket statusit të tij në facebook se “nuk ia vlen”, Taravari tha se ka gjëra që nuk ja vlen të komentohen.
“Mendoj se disa politikan i shoh me shumë emocione pak duhet të trigerojsh diçka dhe menjëherë të vjellin. Unë mundohem të jem i kujdesshëm dhe racional kur e themi diçka t’ju përmbahemi atyre gjërave që ju kemi thënë”, tha Taravari.
Taravari tha se pas deklaratave të tyre se do të dalin me lista të veçanta ndodhi një rrëmujë ndërsa shton se partitë e VLEN-it nuk janë të vetëdijshëm se edhe çfarë thonë.
“Ato ishin që para një vit nuk ndaleshin tu ardh në Gostivar tu u lut dhe tu u përul që ta sjellim ndryshimin, por ky ndryshim nuk është ai ndryshim që e premtuam para qytetarëve para një viti”, u shpreh Taravari.
Taravari tha se e sheh se me VLEN-in më nuk mund të bashkëpunohet.
Data 14.11.2026
Aktuale
- 30 vjet marrëdhënie diplomatike, Maqedonia e Veriut dhe Kamboxhia synojnë një kapitull të ri bashkëpunimi
- Nga e diela, të detyrueshme pajisjet dimërore në automjete
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit



