Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi jonë do të nisen mbi dy mijë besimtarë që është identike me numrin e vitit të kaluar, deklaroi për MIA-n, Irsal Jakupi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI). “Numri është plotësuar në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite dhe këtë vit do të jenë 2.020 haxhinj nga vendi të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, megjithëse janë regjistruar më shumë. Numri është i njëjtë me vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë me 24 maj me…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në një takim zyrtar z. Hacı Ali Açıkgyl, Kryesues i Komisionit të Pavarur dhe Përhershëm për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC). Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e të drejtave themelore të njeriut dhe nxitjes së tolerancës ndërfetare. Kryetari Gashi vlerësoi lartë angazhimin e Komisionit të OIC për paqe, dialog dhe mirëkuptim midis popujve, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur. “Biseduam për mundësitë e ndërtimit…
Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të kalojë në veprime konkrete për ndalimin e fushatës së Izraelit në Gaza. Organizatorët, që folën për tubimin më të madh në vend prej dy dekadash, e vendosën numrin e pjesëmarrësve në 100 mijë. Një shifër e tillë u mbështet edhe nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës – duke përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders. Demonstruesit thanë se në këtë mënyrë, po ngrinin zërin e tyre kundër padrejtësisë.…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit nuk po gjen qetësi pasi shumë figura drejtuese të saj janë larguar nga partia, e disa të tjerë nga postet qeveritare. Gjatë ditës së djeshme nga pozita e deputetit të ASH-së dha dorëheqje Salim Sulejmani, ndërsa më vonë me një video drejtuar opinion doli zv/kryeministri, Arben Fetai, duke thënë se rruga e ASH-së nuk kalon kah Ali Ahmeti dhe se nuk do të lejojnë të kthehet BDI-ja. Ndërsa, sot nga posti i zv/ministres së Mbrotjes ka dhënë dorëheqje, Elfete Ismaili. Ngjarjet e fundit në ASH i ka komentuar edhe koalicioni VLEN. VLEN “Sikurse deputeti…
Presidentes Gordana Siljanovska Davkova do t’i duhen edhe disa ditë për të vendosur mbi propozimin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore. Ajo thotë se arsyeja e diskutimeve rreth përzgjedhjes së guvernatorit qëndron në faktin se të gjithë kandidatët janë profesionistë me biografi të pasur. “Arsyeja është biseda ime me tre kandidatët. Të gjithë janë të shkëlqyer. Më prezantuan me atë që kanë bërë në jetë me biografitë e tyre, do t’i dorëzojnë, kur flet me secilin prej tyre për më shumë se një orë e një orë e gjysmë, je në dilemë të madhe. Kjo është arsyeja pse i…
Përmes një shkrimi, Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësues të SASHK-ut me të cilët siç njofton gjurm.info ka biseduar e diskutuar për kushte më të mira për punonjësit në mbrojtjen e fëmijëve. Limani njofton se me lërfaqësues të SASHK-ut ka diskutuar edhe për mundësitë për rritjen e pagave për të punësuarit në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve. Nkoftimi i plotë: 🤝 Sot realizuam një takim konstruktiv me përfaqësues të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Temat kryesore të diskutimit ishin: 🔹 Mundësitë për rritjen e pagave…
Këtë vit, mbi dy mijë besimtarë do të nisen nga vendi ynë për pelegrinazh dhe do të vizitojnë vendet e shenjta myslimane, që është një numër identik me vitin e kaluar, tha Irsal Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame. “Numri është plotësuar në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite, dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi që do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, megjithëse janë regjistruar më shumë. Numri është i njëjtë me vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë nga data 24 maj, me 11 fluturime çarter,…
Kryetari i komunës së Çairi, Visar Ganiu thotë se po hasin në pengesa pasi kanë angazhuar kompani të licencuar për largimin e mbeturinave jashtë kontejnerëve në territorin e komunës, shkruan TV21. Ganiu thotë se kjo po bëhet me tendencë politike, nga kuadro të BDI-së që udhëheqin me NP “Higjiena Komunale”, në kuadër të Qytetit të Shkupit. “Do të thotë ditën e parë që ka filluar kamioni mbrapa nesh të punojë dhe ju jeni dëshmitarë nuk ka asnjë orë që kam shpall që ne filluam me punë dhe që Çairi do të jetë i pastër, për shkak se ne do të…
Në fjalimin e sotëm në konferencën vjetore të Unionit të grave të OBRM-PDUKM-së, kryetari i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski, iu referua edhe marrëveshjes strategjike me Britaninë e Madhe për miqësi, rritje ekonomike dhe bashkëpunim në disa fusha, duke përsëritur se ndërtimi i kampeve të emigrantëve “as nuk i ka shkuar ndërmend dhe as nuk është kërkuar”, dhe këtë e tha qartë ambasadori britanik në vend. “Kjo marrëveshje është marrëveshja ime e re për Maqedoninë, duke ndjekur shembullin e asaj të shpallur nga presidenti amerikan Ruzvelt dhe e cila është e njohur në histori. Kjo marrëveshje do të thotë hapje…
Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti! Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë në vete keni pasur idealin, kombin, atdhedashurinë dhe parimet e Aleancës për Shqiptarët. Nuk ka ndarje politike që ju ndan juve nga fryma, shpirti dhe ideali ynë i përbashkët, nga familja e shtëpia jonë…
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të akuzojë Qeverinë se po bëjnë punësime diskriminuese, me çka sipas tyre, po anashkalohen shqiptarët. BDI dënon ashpër vendimin e Regjistrit Qendror, si institucion shtetëror, për të pranuar tetë punonjës të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, ndonëse ky institucion, shtojnë Integristët, ende nuk e ka përmbushur obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë…
Gjatë konferencës së Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi ndryshime të mëdha në parti por edhe në qeveri. Ai tha se ndryshimet do të nisin në fund të këtij viti, më së voni deri në fillim të vitit tjetër. “Si kryetar i qeverisë, do ta sanksionojë çdo devijim. Do t’i shkarkojë të gjithë ata që do të na turpërojnë si strukturë dhe si njerëz. Shembullin për ndryshime duhet ta japim ne. Nga secili prej nesh varet se si dhe me çfarë intensiteti do të ndodhin ndryshimet. Për këtë, sot nga këtu paralajmëroj se menjëherë pas Kongresit të…

