Author: Jeta almakos

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbrëmë mori pjesë në koncertin e pianistit Simon Trpçeski në Romë në kuadër të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, tha se askush nuk do ta harrojë atë mbrëmje dhe se kjo është edhe një konfirmim i fuqisë së diplomacisë kulturore. Sipas saj, “koncerti ishte i admirueshëm, një kënaqësi e përbashkët” ku mori pjesë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov së bashku me priftërinjtë, të cilët janë pjesë e delegacionit shtetëror-kishtar në Itali.

Lexo më Shumë

Lidhur me etiketimet që gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e ASH-së në Kumanovë, ju bën ndaj grupit të ASH-së që vendosi të mbetet në VLEN, zv/kryeministri Arben Fetai, deklaroi se fatkeqësisht shokët e tyre u shndërruan në frutolog që flasin për pemë të kalbura, pemë të reja. “Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare LSDM nuk është e njohur me detajet e marrëveshjes me Britaninë e Madhe. Pyetjet tona janë logjike dhe të bazuara. Nuk e dimë për sa kohë u huazuan ato para, ose cila do të jetë norma e interesit. Llogaritjet tona janë se borxhi publik do të rëndohet shumë. Këtë e deklaroi lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe, ndërsa shtoi se me këtë kredi, për të cilën nuk dimë asnjë detaj, kjo qeveri po vendos një taksë mbi të ardhmen. “Praktikisht, me këtë hyjnë në borxh më shumë gjenerata të ardhshme. Ministrja e Financave nuk ka përgjigje për këto…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga sot do të qëndrojë në Dejton, Ohajo të SHBA-së, me rastin e shënimit të 30-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Siç informuan nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shefit të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner. Ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në darkën e punës të organizuar për liderët e rajonit dhe mysafirë të shquar, kushtuar temave të lidhura me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër…

Lexo më Shumë

Dr. Alaa Al-Najjar nuk e kishte imagjinuar kurrë se lamtumira e saj për nëntë nga dhjetë fëmijët e saj të premten do të ishte e fundit. Ndërsa po kujdesej për fëmijët e plagosur që kishin mbijetuar nga sulmet raketore izraelite, trupa të djegur dhe të copëtuar po transferoheshin një nga një në morgun e Kompleksit Mjekësor Nasser në Khan Younis në Gazën jugore – disa pa kokë. Pediatrja, e cila kishte shpëtuar fëmijë të panumërt gjatë muajve të luftës gjenocidale të Izraelit, mbeti e pafuqishme për shkak të tragjedisë së fëmijëve të saj, e paaftë t’i shpëtonte ata ose të…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve, raporton SHENJA. Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet. “Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai. Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate. “Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më…

Lexo më Shumë

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, sot në Prishtinë ka realizuar një takim me homologun e tij nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të, z.Latifi. Së bashku me bashkëpunëtorët, në Prishtinë realizova një takim tejet të rëndësishëm me homologun tim nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri. Në qendër të vëmendjes ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV⚡Tetovë – Prizren, i cili synon të krijojë një lidhje të fuqishme ndërmjet dy sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Kjo linjë është pjesë e planeve…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia e Veriut gjatë viteve 2000. Më 25 maj 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Lexo më Shumë

Me organizimin e garës së sotme humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Shtëpisë së Evropës do të shënojnë këtë vit  “Ditën e Evropës”. “Njëkohësisht në shtatë qytete të vendit: Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, do të vrapojmë së bashku me një qëllim të vetëm: Ta shtrijmë dorën për Koçanin. “TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!”, është një garë humanitare ku mund të marrë pjesë secili, pa dallim të moshës ose gatishmërisë fizike. Garat janë destinuar për të gjithë: rekreativistë, sportistë, amatorë, të rinj e më…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, kreu i Kuvendit të kësaj partie, Arben Fetai, është shkarkuar nga krahu i Arben Taravarit. Mbledhja e Kuvendit, siç tha Taravari, është iniciuar nga 2/3 e anëtarëve dhe vjen pak ditë pasi disa nga zyrtarët e lartë të partisë kundërshtuan vendimin e tij për largim nga Qeveria dhe koalicioni. Nazim Taipi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të ASH-së. “Kemi përjashtuar edhe disa anëtarë të kryesisë, të cilët tashmë po shprehen publikisht kundër Aleancës për Shqiptarët. Anëtarët e kryesisë që u përjashtuan janë gjithsej tetë nga 46 anëtarë të Kryesisë Qendrore,…

Lexo më Shumë

Maqedonia po përballet me një krizë alarmante shëndetësore dhe sociale që lidhet me varësinë nga nikotina. Sipas të dhënave të fundit të publikuara, deri në 70% e adoleshentëve në RMV kanë provuar cigare të paktën një herë, dhe duhanpirësi më i ri i regjistruar ishte vetëm 10 vjeç. Këto të dhëna e rendisin vendin ndër vendet me shkallën më të lartë të varësisë nga duhani në Evropë. Deri në 45% të popullsisë së rritur pi duhan në mënyrë aktive, gjë që përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik. Specialisti i pneumologjisë, Dr. Todorovski, paralajmëron se nikotina shkakton varësi të fortë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se avancimet në Doganën e Maqedonisë së Veriut janë të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. BDI tha se kjo është një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend. “Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut , të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. Ky nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend. BDI rikujton se institucionet duhet të…

Lexo më Shumë