Author: Jeta almakos

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, duke folur për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tha se studentët shqiptar do ta gëzojnë këtë të drejtë. “Qeveria ka kapacitet dhe studentët shqiptar provimin do ta ketë në gjuhën shqipe”. Për zgjidhjen e kësaj problematike, për të cilën po diskutohet gjithandej tashmë një javë, kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se Qeveria do të përgatis zgjidhje të re ligjore e cila do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias dhe më pas do të miratohet në Kuvend.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska thotë se ligji i ri për arsimin e lartë nuk kërcënon autonominë e universiteteve, por përkundrazi fut një detyrim për llogaridhënie ndaj Qeverisë për fondet që marrin. “Autonomia e universiteteve me këtë ligj nuk kufizohet në asnjë mënyrë, por universitetet duhet të jenë të vetëdijshme se një pjesë e madhe e tyre duhet t’i japin llogari Qeverisë për fondet që marrin nga Qeveria. Ne nuk po ndërhyjmë fare në autonomi, por që tani e tutje do të kërkojmë llogaridhënie. Kjo ishte parashikuar nga ligji i mëparshëm i vitit 2018, por nuk u ringjall…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së informoi se tashmë ka paraqitur një projektligj për pagën minimale dhe rritjen e saj me 600 euro. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar, Oliver Spasovski, ekzistojnë mundësi për burime financiare për këtë zgjidhje ligjore. Spasovski kujtoi se në kohën kur qeveria e mëparshme erdhi në pushtet, minimumi ishte 8560 denarë, të cilin e gjeti nga qeveria e atëhershme VMRO-DPMNE. Deputeti tha se teksti ligjor është paraqitur më 31 janar. “Kur u larguam nga pushteti, ishte 22.400 denarë. Kjo është baza mbi të cilën besojmë se ekziston një mundësi. Na duhet vetëm vullneti politik për t’u takuar me…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka realizuar takim me nismëtarët e iniciativës për dhënien e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe. “Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi. Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për emisionin “Rishtazi” në KohaCast ka paralajmëruar se koalicioni AKI do të dalë së shpejti me një propozim për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni, që sipas tij do të bazohet në model konfederate ose federate joterritoriale. Sipas tij, shtylla kryesore e propozimit do të jetë rritja e kompetencave dhe financave për komunat. “Së shpejti do ta promovojmë propozimin tonë për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Domethënë, shtylla kryesore do të jetë konfederatë ose federatë joterritoriale, për funksionimin e komunave…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se vazhdon hetimi në kuadër të aksionit për sekuestrimin e marijuanës. Deri më tani janë sekuestruar 40 tonë nga më shumë kompani, të cilat prodhojnë kanabis mjekësor. Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa vjen pas sekuestrimit në Serbi të 5 tonëve marijuanë, e cila dyshohet se ishte prodhuar në Maqedoninë e Veriut. “Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është në komunikim me Prokurorinë për krim të organizuar të Serbisë, për…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Mersim Maksuti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se debati nëse gjuha shqipe është apo jo gjuhë zyrtare është i panevojshëm, pasi kjo çështje është e rregulluar qartë me Kushtetutën e vendit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Së fundmi është hapur një debat i madh lidhur me atë nëse gjuha shqipe është zyrtare apo jo. Për të qenë i sinqertë, ky debat është i kotë dhe i panevojshëm, sepse kjo çështje rregullohet dhe zgjidhet nga Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Mersim Maksuti, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, u shpreh i kënaqur me iniciativën e studentëve shqiptarë për të kërkuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai tha se është ndier i gëzuar kur ka parë zërin protestues të studentëve, duke theksuar se, për fat të keq, ngritja e zërit nga studentët për të drejtat e tyre ka qenë e zbehur ndër vite. “Sinqerisht u gëzova kur pashë një iniciativë dhe një zë protestues nga studentët. Gjithmonë më ka prekur kjo çështje, si profesor i botës akademike, por edhe si shqiptar, sepse jemi në…

Lexo më Shumë

Tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe një transformim i thellë i fuqisë punëtore, në të cilin gratë duhet të kenë një rol të barabartë dhe të dukshëm, tha sot ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në një ngjarje të organizuar në kuadër të projektit ELeVATE (2025-2028), kushtuar inkurajimit dhe mbështetjes së vazjave dhe grave për të zhvilluar karriera në sektorët e teknologjive neto-zero, sistemeve intelegjente të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër. Bozhinovska theksoi se gratë në energjetikë ende janë pamjaftueshëm të përfaqësuara. Kjo, konsideron ajo, nuk do të thotë se mungojnë njohuri dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se deri tani janë sekuestruar 40 tonë marihuanë nga disa subjekte juridike në territorin e shtetit dhe se pas sqarimit të plotë të rrethanave thonë se do ta informojnë opinionin. Prokuroria bënë me dije se janë në komunikim me Prokurorinë e Serbisë, për të vërtetuar origjinën e marihuanës së sekuestruar në Serbi. Ndërsa, shtoi se po ndërmarrin edhe veprime të tjera si dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve. Prokuroria Themelore Publike “Në drejtim të verifikimit të plotë të fakteve dhe rrethanave, prokurori i lëndës nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është…

Lexo më Shumë

Vetura e blinduar e Qeverisë Gruevski për të cilën kishte edhe proces gjyqësor do të zëvendësohet me një veturë të re të blinduar për nevojat e qeverisë aktuale. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, në birifingun e sotëm me gazetarët tha se, nga gjithsej 220 automjete zyrtare që ata zotërojnë, 104 janë të konsumuara dhe është vendosur t’i shesin për hekur. Ndërkaq, Tomovski tha se, kanë 45 vetura me lizin që janë të nevojshme për nevojat e ministrive dhe shërbimeve të tjera. Ndërkaq, qi shtoi se,  kanë vetëm një automjet të veçantë, të blinduar,…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur një hetim të gjerë për të zbuluar se ku kanë përfunduar produktet ushqimore në vlerë prej rreth 70 mijë eurosh nga magazinat e bufesë qeveritare, të cilat figuronin në dokumente por nuk u gjetën gjatë kontrollit fizik. Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit për punën e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, regjistrimi i vitit 2024 ka konstatuar një mospërputhje prej 4.2 milionë denarësh mes gjendjes në letra dhe asaj reale. Ndonëse zyrtarët e shërbimit u arsyetuan para revizorëve se bëhet fjalë për humbje natyrore gjatë procesit, dyshimet kryesore janë…

Lexo më Shumë