Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka realizuar takim me nismëtarët e iniciativës për dhënien e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.
Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore.
Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, ka shkruar Kasami.
Data 03.08.2026
Aktuale
- Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Çka t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi
- ISHP: Shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00
- Momenti tmerri në Rahovec: Hajni tenton t’i vras 3 qytetarë, s’arriti t’ua grabis paratë
- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur, nuk ka vatra aktive
- Regjistrohet tërmet në Shkup
- Miloshoski nga Meçkin Kamen: Beteja e sotme është demografia, Maqedonia duhet të ketë kush ta trashëgojë nesër
- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur, nuk ka vatra aktive
- Mucunski: Bisedimet po zhvillohen “nën radar” për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë



