Author: Jeta almakos

Shkupjania Hana Selmani ka publikuar studimin e saj të parë shkencor mbi një program inovativ që përmes inteligjencës artificiale arrin ta zbulojë dhe diagnostikojë depresionin që modeli arrinë saktësi deri në 99 për qind të rasteve. Hana ka përfunduar shkollën e mesme në Nova International Schools në Shkup, për të vazhduar më pas studimet në fushën e Shkencave Kompjuterike në New York University Abu Dhabi. Nën mentorimin e profesoreshës Mai Oudah, ajo zhvilloi një model parashikues që analizon të dhënat e mikrobiomës së zorrëve për të identifikuar ndryshimet bakteriale që dallojnë individët me depresion nga ata pa këtë gjendje. Studimi…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Damask, kompanitë “Kalyon Holding” dhe “Cengiz Holding” nga Turqia, UCC nga Katari dhe “Power International” nga SHBA-ja, nënshkruan një marrëveshje strategjike me Ministrinë e Energjisë të Sirisë për një investim prej 7 miliardë dollarësh në projekte energjetike në vend, raporton Anadolu. Në prani të Presidentit sirian Ahmed Sharaa, konsorciumi i kompanive dhe Ministria e Energjisë ranë dakord për ndërtimin e termocentraleve me gaz natyror me një kapacitet të përgjithshëm prej 4.000 megavatësh në rajonet Treyfi, Zeyzun, Deyrizor dhe Miharde. Gjithashtu, në rajonin Vidyan el-Rabii do të ndërtohet një central diellor me…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona. “Marrëveshja thotë pesë miliardë stërlina të cilat do të mund t’i shfrytëzojmë në afat prej dhjetë viteve ose nëse shkon çdo vit ose nëse kemi projekte të maturuara, nga 500 milionë euro, kjo është tërheqja. Afati i pagesës varet nga vetë projektet. Studimi i fizibilitetit do të tregojë se ndoshta disa projekte do të kthehen për 12 – 15 vjet”, tha Dimitrieska Koçoska. Deputetja Sanja Lukarevska nga…

Lexo më Shumë

Punësimet e mjekëve të rinj, përfshirë edhe ata që kanë fituar të drejtën për specializim, kanë hasur në probleme të mëdha. Siç mëson TS, disa kandidatë që nuk janë pranuar në konkurs kanë paraqitur ankesa dhe më pas kanë paditur Spitalin Klinik të Tetovës, duke akuzuar për shkelje të procedurave ligjore gjatë pranimit të specializantëve të rinj. Sipas ankesave dhe padive që janë dërguar edhe në adresë të portalit TS, pretendohet se konkursi ka shkelur një sërë procedurash. Madje, flitet se disa kandidatë janë pranuar pa i plotësuar kushtet e nevojshme, ose me nota më të ulëta se të tjerët.…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës kanë hyrë në muajin e katërt pa marrë paga, edhe pse qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të përkujdesjes ndaj pacientëve të sëmurë. Ata nuk i kanë thënë kurrë “jo” punës, as në kohët më të vështira si gjatë pandemisë së COVID-19. Sot, janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë informacion zyrtar për të ardhmen e tyre. Mbi 140 motra medicinale dhe punonjës të tjerë të spitalit zgjohen çdo mëngjes me shpresën se pritjes së gjatë do t’i vijë fundi dhe se do të mund të kthehen në shtëpi pranë fëmijëve dhe…

Lexo më Shumë

Më shumë se 300 personalitete nga bota e artit dhe medias i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që t’i japë fund “bashkëpunimit” të saj me Izraelin. “Ju bëjmë thirrje të ndërmerrni menjëherë hapa për t’i dhënë fund bashkëpërgjegjësisë së Mbretërisë së Bashkuar në tmerrin që po ndodh në Gaza,” thuhet në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit britanik Keir Starmer dhe të siguruar nga Sky News të enjten. Benedict Cumberbatch, Dua Lipa, Annie Lennox, Gary Lineker, Paloma Faith dhe Lena Headey janë disa nga emrat e artit dhe medias që iu bashkuan kësaj thirrjeje së bashku me mjekë të njohur, akademikë,…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për akuzat e saj ndaj komunës së Çairit të cilat sipas Mexhitit, janë të pabaza dhe të pavërteta. Mexhiti thotë se veprimet e Arsovskës janë tentim i BDI-së për destabilizim të vendit përmes komunave, zv. Kryeministri ka thënë se burrat e BDI-së po fshihen pas Danella Arsovskës.  IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR “Problemi është se dështoi edhe plani i parafundit i z.Ahmeti me Taravarin, sepse z.Ahmeti tha se do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet, por si duket rrugën burrat e BDI-së ia kanë…

Lexo më Shumë

Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë, nën drejtimin e zv. sekretarit të përgjithshëm Hasim Murtezani, për herë të parë në historinë politike të vendit janë avancuar 12 shqiptarë në pozita më të larta brenda vetëm 10 muajve nga fillimi i qeverisjes. “Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë për së pari herë në historinë politike aritëm si VLEN ti avansojmë dhe ti ngrejmë në detyre brenda 10 muajve qeverieje, 12 shqiptarë nëpër vende e tyre të punës! Të haruar me vite nga ana e BDI-së, të lënë në mëshirë të fatit, shqiptarët në Qeveri i gjetëm nëpër pozitat më të ulta! Sot, ne…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Perëndimi i ka ndërpre marrëdhëniet dhe ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë që e ka sulmuar Ukrainën, por heshtë dhe e furnizon me armë Izraelin që është duke e shfarosur popullin palestinezë. Intelektualët dhe burrështetasit shqiptarë çirren e bërtasin kundër presidentit rusë, në ndërkohë duke u mburrur me bashkëpunimin me qeverinë gjenocidial të Izraelit. Dhe përderisa bota Perëndimore ndërmerr masa për t’u mbrojtur nga Rusia e Kina…, mbretërit dhe sheikët barkmëdhenj arab majmen dhe përpëliten në baltën e luksit, injorancës dhe amoralit të vet. Po pra përderisa bota ‘humane’ assesi nuk ia del të mbrohet nga pashpirtësia dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ngriti alarmin për situatën shqetësuese me mosmenaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike në Çair, duke theksuar se qytetarët janë të rrezikuar nga përhapja e epidemive. “Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai. Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së sotme VMRO-DPMNE ka mbajtur mbledhje të Komitetit Ekzekutiv ku janë propozuar emrat për kandidatë për disa nga komunat. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë bërë të ditur emrat për Komunën e Kërçovës dhe Komunën e Strugës si dhe për Qytetin e Shkupit. Aerodrom – Dejan Miteski Butel – Darko Kostovski Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkoski Çuçer Sandevë – Zoran Bajovski Shtip – Ivan Jordanov Veles – Marko Kolev Sveti Nikollë – Dejan Vladev Karbincë – Viktor Paunov Gradsko – Kiro Nackov Kavadarc – Mitko Jançev Gjevgjeli – Andon Saramandov Zelenikovo – Kosta Manevski Ilinden – Aleksandar Gjorgjevski Konçe –…

Lexo më Shumë

Jazhinicë, 28 maj 2025 – Sot u inaugurua sistemi “One Stop Shop” edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë-Glloboçicë, duke ndjekur modelin e suksesshëm të zbatuar në Bllacë. Ky sistem bashkon në një pikë të vetme kontrollet kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke lehtësuar qarkullimin dhe ulur ndjeshëm kohën e pritjes. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pranishëm në inaugurim, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për bashkëpunimin rajonal: “Ky sistem është pjesë e vizionit tonë për një Ballkan të integruar, ku kufijtë nuk janë barriera,…

Lexo më Shumë