Për herë të parë në vend, në Repartin për radiologji diagnostike dhe intervenuese së bashku me bashkëpunimin ekipor me Repartin për endokrinologji në IPSH SPQ “8 Shtatori” është realizuar me sukses ablacioni me mikrovalë (MWA) i gjëndrës tiroide, informojnë pasdite nga institucioni shëndetësor. “Kjo procedurë revolucionare u udhëhoq nga radiologët tanë të nderuar intervenues dr. Filip Risteski, dr. Sllavica Çalçeska, asoc. dr. Andrea Nançeva – Bogoevska dhe dr. Ivona Jovanoska në bashkëpunim me endokrinologet dr. Radmilla Milloshevska dhe dr. Natasha Nedeska – Minova, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin e njohur prof. dr. Bulent Çekiq, radiolog intervencionist nga Antalia, Turqi.…
Author: Jeta almakos
Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një intervistë në lajmet e televzionit Alsat tha se kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sulmon Çairin nën direktivat e zyrtarëve të BDI-së. Ai tha se për katër vjet Arsovska nuk ka realizuar projektet për të cilat kishte premtuar para qytetarëve dhe për të cilat siç tha Ganiu, të gjitha dokumentacionet janë dorëzuar me kohë. Ganiu tha se të gjitha projektet që duhej të realizoheshin në Çair u penguan nga ish Qeveria dhe zyrtarë të BDI-së. “Zonja Arsovska ka marrë detyrën ta luan dhe ta sulmon Komunën e Çairit, për shkak…
VLEN, si forca më përfaqësuese, më e zëshme dhe më e vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, vazhdon të sjellë ndryshime domethënëse dhe historike në vendin tonë. Sot, me kënaqësi dhe krenari të veçantë, përshëndesim vendimin e Këshillit të Komunës së Gazi Babës për ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore “25 maji” në Hasanbeg, që tani e tutje do të mbajë emrin “22 nëntori”. Ky vendim është fryt i një pune të përkushtuar dhe një përpjekjeje të vazhdueshme nga përfaqësuesit tanë në institucione, dhe veçanërisht me shtytjen e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi, i cili jo vetëm që vjen nga Hasanbegu,…
Zevendes kryeministri i Parë dhe Minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, udhëhoqi sot një takim koordinues me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale të nxjerrjes dhe rezultatet e fundit nga studimet për sasinë e mbetjeve të mbetura me lindan në deponinë e vogël brenda kompleksit të ish-OHIS-it. Qëllimi kryesor i diskutimeve ishte shqyrtimi dhe harmonizimi i zgjidhjeve dhe strategjive për përfundimin e remediimit të kësaj zone të kontaminuar. Ministri Mexhiti theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kollarë, respektivisht në magjistralen Strazhë-Kërçovë, përcjell TV21. Në aksident janë përfshirë katër vetura. Gjegjësisht në aksident janë përfshirë, një veturë VW Arteon me targa të Shkupit, një veturë Mitsubishi ASX, dhe një veturë VW Golf 5 që është përplasur me një veturë Seat Toledo. Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm të lënduar dhe dëme materiale. “Nuk ka me lëndime serioze. 4 janë me lëndime të lehta, për momentin trafiku është duke u normalizuar, ka vetëm dëme materiale. Janë 4 vetura të përfshira”, thonë nga MPB…
Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar permes nje statusi ne rrjetet sociale pas shkrimit te Taravarit se VLEN e ka penguar punesimin e infermiereve ne Spitalin e Tetoves. “Me qetësi dhe dashuri. Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje. Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së. Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen. Plani i Artanit ka dështuar”, ka shkruar Fetai.
Deputeti i VV-së, në Maqedoni, Bekim Qoku tregon mënyrën se si i bën për vete Ali Ahmeti politikanët shqiptarë. Ai thotë se Ahmeti i josh me premtimin për pasurim të shpejtë përmes pushteti korruptiv. “Është shtruar shpesh pyetja se me çfarë mund t’i joshë vallë Ali Ahmeti politikanët shqiptarë, të vjetër e të rinj, përveçse me premtimin për pasurim të shpejtë përmes pushtetit korruptiv, nepotizmit dhe klientelizmit? Të gjithë e dimë, madje edhe vetë e ka deklaruar, se ai ka hequr dorë nga idealet historike. Ky është një njeri që i ka shitur të gjitha interesat kombëtare, një politikan që…
Numri i fëmijëve që përdorin drogë në RMV është alarmant dhe vazhdimisht në rritje tregojnë të dhënat e hulumtimit të Avokatit të popullit lidhur me gjendjen dhe trajtimin e fëmijëve që përdorin drogë dhe substanca të tjera psikotrope në vend. Sipas këtyre të dhënave, shqetësues është fakti se ky problem i prek edhe moshat fëmijërore, ku mosha më e hershme e prekur nga droga është një fëmijë nën 6 vjeç, ndërkaq numri më i madh i fëmijëve që përdorin drogë është nga mosha 14-deri në 18 vjeç. Zëvëndësja e avokatit të popullit Vaska Bajramovska Mustafa tha se trajtimi i këtyre…
Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ka deklaruar se janë të gatshëm të diskutojnë për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimet në kodin zgjedhor për një njësi zgjedhore. Filipçe tha se një propozim i tillë duhet të diskutohet me të gjitha partitë politike. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë, por kjo është një çështje për të cilën duhet të diskutojnë të gjitha partitë politike sepse nuk është vetëm çështja e një njësie zgjedhore, por ekziston edhe çështja e censusit dhe çështja e listave të hapura”. Të enjten kryeministri Hristijan Mickoski gjatë debatit mbi…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se sot realizoi takim me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Mickoski thotë se në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellim të mëtejmë të tij. Mickoski theksoi përkushtimin e vendit ndaj rrugës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal, duke shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. “Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, realizimit të perspektivës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga…
Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në intervistën në Alsat deklaroi se do të gjendet zgjidhje për objektin e ri shkollor tashmë të ndërtuar në fshatin Nerovë të Komunës së Krushevës. Aliu tha se objekti shkollor nuk do të rrënohet por kujtoi banorët dhe Komunën e Krushevës se paraprakisht duhet ndjekur të gjitha procedurat ligjore, fillimisht për legalizimin e tokës dhe inspektimin e objektit nëse ka zbatuar standardet për ndërtim të një objekti shkollor. Rreth dy javë nxënësit bojkotuan mësimin për shkak të kushteve jo të përshtatshme për mësim ndërsa prindërit kërkuan legalizimin e objektit të ri shkollor. “Në qoftë se…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka paralajmëruar punësimin e 400 zjarrfikësve dhe hapjen e 600 vendeve të reja të punës. Njoftimin e tij të plotë të Mexhitit për punësimet e reja, mund ta lexoni më poshtë. Për t’u përballur me rrezikun e zjarreve gjatë stinës së verës, Qeveria ka hartuar Planin Operativ për vitin 2025, i cili përfshin edhe masa konkrete dhe të menduara mirë në funksion të mbrojtjes së jetës, mjedisit dhe pasurisë së qytetarëve. Një nga masat kryesore të këtij plani është punësimi i 400 zjarrfikësve të rinj, të cilët do të dislokohen në komunat me rrezikshmërinë më…

