Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri inauguroi një segment të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8. “Ky segment që përurojmë sot është dëshmi se vizioni ynë po realizohet me vepra konkrete dhe në shërbim të njerëzve, sepse qytetarët tanë meritojnë punë e jo fjalë boshe.”, theksoi mes tjerash në fjalimin e sa Kaltrina Zekolli Shaqiri. Fjalimi i plotë: Sot jemi këtu për të shënuar një arritje konkrete për vendin: vënien në funksion të një segmenti prej 20 kilometrash të autostradës Kërçovë–Ohër, nga tuneli i Vërbranit deri në vendbanimin Botun. Ky nuk është vetëm një projekt i përfunduar.…
Author: Jeta almakos
Në një atmosferë të mbushur me ngorhtësi, kreativitet dhe frymë bashkëpunimi, u zhvillua ekspozita përfundimtare e shkollës verore 2025, një projekt i përbashkët i Organizatës Kulturore Humanitare ‘’Merhamet’’ dhe Shoqatës Kulturore ‘’Vizioni M’’. Në një ambient i cili ishte mbushur me vizatimet e bukura të disa duarve të vogla kreative, ku prindërit patën rastin t’i shihnin punimin e fëmijëve të tyre, gjithashtu dhe frytet e punës së palodhëshme të fëmijëve dhe përkushtimin e stafit udhëheqës. Arbina Emini pjes e stafit edukativ tha se fëmijët janë shumë të rëndësishëm edhe për prindërit e tyre por një rëndësi të madhe kanë zënë…
Përmes një video-mesazhi, dit më parë, Visar Ademi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar Komune të Gostivarit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetorë të këtij viti. Ndonëse është vështirë që një i pavarur të fitojë garën, në një prononcim ekskluziv për TV Shenja, Ademi ka treguar nëse do të bashkëpunojë me partitë politike shqiptare që në të ardhmen e afërt, mund edhe ta mbështesin në rrugën drejtë fitores eventuale. VISAR ADEMI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË GOSTIVARIT Kam në plan, që në momentin që do ta shpallë edhe kandidaturën oficiale në kuptimin që do kemi një lloj zyre…
U bë sot hapja zyrtare e një segmenti të ri të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se rëndësia e këtij projekti është shumëdimensionale, pasi jo vetëm që përmirëson qarkullimin dhe efikasitetin ekonomik në perëndim të vendit, por edhe e vendos Maqedoninë e Veriut në një rrjet të ri bashkëpunimi dhe lidhjeje rajonale me Shqipërinë dhe më gjerë. “Korridori 8 është një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe gjeopolitik të vendit,” deklaroi Mexhiti. Sipas tij ky projekt do të ndihmojë në…
Marrëdhënia midis Microsoft dhe OpenAI mund të bëhet edhe më e ndërlikuar së shpejti. Ndërsa dy kompanitë vazhdojnë të negociojnë ndryshime në kontratë që do t’i lejonin OpenAI të ristrukturohej në një kompani fitimprurëse, OpenAI po përgatitet të publikojë një model gjuhe të hapur me Al, një veprim që mund të thellojë më tej dallimet midis partnerëve. Sipas burimeve të njohura me planet, siç raportohet nga TheVerge, laboratori i Inteligjencës Artificiale i udhëhequr nga drejtori Sam Altman së shpejti do të prezantojë një model me burim të hapur, i cili do të jetë i disponueshëm që javën e ardhshme, përmes…
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, pësoi lëndime të lehta në këmbë gjatë një sulmi izraelit që kishte në shënjestër një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit muajin e kaluar, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve Fars. Sipas raportit, sulmi me raketa ndodhi më 17 qershor, ndërsa liderët më të lartë iranianë, përfshirë krerët e tre degëve të pushtetit, po mblidheshin në një kat të poshtëm të siguruar të një ndërtese në perëndim të Teheranit. Sulmi përfshiu gjashtë raketa që goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një metodë e ngjashme me atentatin ndaj liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha…
Pas 13 vitesh punime më në fund u hapën 20 km e para të autostradës Kërçovë-Ohër. Tash e tutje, nga fshati Vërbjan e deri në Ohër qytetarët do të lëvizin nëpër autostradën e re. Kryeministri Hristijan Mickoski premtoi se viti i ardhshëm do të jetë viti kur kjo autostradë do të lëshohet në përdorim në tërësi. Ja dhe fjalimi i tij i plotë: Sot, së bashku, jemi dëshmitarë të diçkaje që për shumëkënd dukej e pamundur. Ky nuk është vetëm lëshim në përdorim e një pjese të autostradës, por ky është një moment rikthimi i besimit, një dëshmi se kur…
Ministria e Punëve të Brendshme përmes SPB Manastir dhe OVR Prilep ka dalë me detaje zyrtare lidhur me krimin e rëndë të ndodhur më 12 korrik 2025 në Prilep, ku tre persona humbën jetën – një burrë, djali i tij i mitur dhe autori i krimit, i cili më pas u vetëvra. Ngjarja tragjike: Sipas të dhënave fillestare: Më 12 korrik rreth orës 15:00, një 62-vjeçar nga Prilepi, i identifikuar si P. Gj., ka kontaktuar nipin e tij nga motra, P. Ç. (43), dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij, duke kërkuar që të marrë me vete edhe djalin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prilep, ku tre persona humbën jetën si pasojë e një konflikti familjar të përgjakshëm. Sipas informacioneve të para, një 63-vjeçar nga Prilepi vrau nipin e tij 43-vjeçar dhe djalin e këtij të fundit, vetëm 12 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore. Më pas, autori i krimit kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorit Publik, Stevço Binoski, viktimat kishin shkuar në shtëpinë e vrasësit, i cili ishte xhaxhai i viktimës së rritur, në rrugën “Stevan Apostollski”, rreth orës 15:00 deri 16:00. Në shtëpi nuk kishte askënd tjetër përveç xhaxhait. Më parë,…
Në Ohër është hapur festivali tradicional “Vera e Ohrit”, ku të pranishëm janë edhe krerët e lartë shtetëror, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Shqipëria. Të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. “Sot isha pjesë e hapjes së Verës së Ohrit, ngjarje e cila feston artin, kulturën dhe shpirtin e popullit tonë. Me krenari dhe falënderim të madh e dhashë përkrahjen time sepse besoj se kultura është zemra e çdo shoqërie. Ohri, kjo perlë e shtetit tonë, sonte sërish shkëlqeu, jo vetëm me bukurinë natyrore të saj, por edhe…
“Lufta jonë politike nuk është për pushtet, por për të drejta dhe barazi. E drejta e shqiptarëve e me të edhe e çdo qytetari garantohet vetëm në një shtet që ndërtohet mbi dije, drejtësi dhe transparencë. Shqiptarët nuk janë monedhë pazari. Ata nuk janë mall privat për pasurimin e politikanëve të BDI-së. VLEN u krijua nga një bindje e thellë: në institucione duhet të vendosë merita, jo mbiemri. Çdo vend pune duhet të fitohet me djersë, jo me lidhje familjare. Përfaqësimi duhet të jetë i hapur, publik dhe i verifikueshëm, jo statistikë për mashtrim”, thekson VLEN sot përmes një komunikate.…
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova priti dje në takim në vilën “Biljana”, homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj. Siç njoftojnë nga Presidenca, në këtë takim janë vlerësuar lartë raportet e mira miqësore dhe bilaterale mes RMV-së dhe Shqipërisë, ndërkaq janë dakorduar se “lidhja infrastrukturore rajonale është mënyra më e mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve”. “Mes projekteve kyçe në këtë fushë është Korridori 8 i cili duhet të jetë ndër prioritetet që do të mundojë komunikim më të lehtë mes dy shteteve të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesë. Është biseduar edhe për mbrojtjen e Liqenit të…

