Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim mikun e tij, Recep Altepe, ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës në Turqi. Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, duke e cilësuar Altepen si një figurë me vizion dhe përvojë të çmuar në fushën e zhvillimit urban. “Sot pata kënaqësinë të mirëpres mikun tim, z. Recep Altepe. Vizita e tij ishte një urim i ngrohtë për fitoren tonë në zgjedhjet lokale, veçanërisht për Çairin që po zë vendin që i takon, si qendër e vlerave dhe identitetit tonë”, ka shkruar…
Author: Jeta almakos
Edhe pse në opinion emri i Bekim Sali përmendet si zëvendësues i Izet Mexhitit, të njëjtën ende nuk e konfirmon kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickosk, i cili në prononcimin e fundit përsëriti se për personalitetin e Salit gëzon shumë respekt dhe ka mendim pozitiv megjithatë sqaroi se çështja e emërimit të pasardhësit të Mexhitit ende nuk është hapur për diskutim. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “Sa i përket lëvizjeve strukturore në Qeveri, ende nuk kemi biseduar dhe diskutuar, jam i hapur për diskutim, por se dikush, është dakorduar me VMRO-në si parti më e madhe në Maqedoni, Qeveri dhe…
Kryeministri Hritijan Mickoski tha se pret që gjatë javës tjetër të ulet me partnerët e koalicionit dhe të caktojë emrat e personave që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna, respektivisht në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, pas zgjedhjeve të pasuksesshme, përcjell TV21. Mickoski tha se pas njoftimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për mbarim të zgjedhjeve, qeveria ka afat 15 ditë që të caktojë ushtrues detyre në komunat ku nuk kishte census dhe ku dështuan zgjedhjet. “Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ t’i përfundojë zgjedhjet, ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën tjetër.…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot shqyrtoi dhe hodhi poshtë si të pabazuara të gjitha 16 ankesat në lidhje me procedurat e votimit dhe përmbledhjen e rezultateve të votimit në zgjedhjet lokale në tre komuna – Bërvenicë, Shuto Orizarë dhe Karposh. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se vendimet individuale për secilën ankesë do të përgatiten nesër dhe do t’u dorëzohen parashtruesve. “KSHZ-ja do të presë afatet ligjore për padi të mundshme në Gjykatën Administrative në 24 orët e ardhshme, pas së cilave, nëse ka padi, Gjykata Administrative është e detyruar të veprojë brenda 48 orëve të ardhshme nga pranimi i…
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, filloi aksionin tre-ditor për pastrimin e qytetit. Aksioni synon rikthimin e pastërtisë në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, me përfshirjen e shërbimeve komunale dhe qytetarëve, pasi qyteti ishe mbushur me mbeturina. “Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit! Për 72 orë, metropoli ynë do të marrë freskinë dhe shkëlqimin që meriton. Çdo cep, çdo rrugë, çdo shesh do të pastrohet me përpjekje të përbashkëta. Shkupi do të shkëlqejë – i rregullt dhe dinjitoz, pikërisht ashtu siç duhet të jetë!”, shkroi ai në Facebook. Në teren me kreun e Shkupit doli…
Pas javësh të vështira, kur qyteti ynë u mbulua me mbeturina nga bllokadat dhe neglizhenca, po dalim vetë personalisht për ta kthyer pastërtinë në çdo lagje, në çdo rrugë. Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të Higjienës Komunale, Parqeve dhe Gjelbërimit, Ndërmarrjeve të qytetit, dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore, që po udhëheqin ketë mobilizim të madh qytetar. Do pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si pasojë e bllokadave dhe papërgjegjësisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina. Sonte, Shkupi nuk…
Pas më shumë se dy muaj kaos, ku kryeqyteti u mbush me mbeturina, sot po fillon pastrimi. Makineria është përgatitur, për t’u vënë në funksion. “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit” shkruan kryeminstri Hristijan Mickoski. Kryetari i ri Shkupit premtoi se krahas grumbullimit të mbeturinave, do të lahen edhe sheshet, bulevardet dhe rrugët. Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga makineritë në fjalë dhe ka njoftuar se “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupi”.
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer mbi fshatin Arnaqi të komunës së Sarajit dhe se në terren janë ekipet për intervenim, njofton TV21 “Mbi fshatin Arnaqi (komuna Sarajit) është vërejtur zjarr pyjor në terren të paarritshëm. Në vendngjarje ka patrullë të MPB-së, ndërsa janë njoftuar edhe NJTZ – Qyteti i Shkupit, Pyjet Nacionale Karaxhicës, Komuna Sarajit dhe DMSH Shkup”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, shkruan aktuelno.me. “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë…
Me një fjalim të Alija Izetbegovic të mbajtur në Tetovë gjatë viteve të 90-ta, në të cilën fliste për paqen në rajon dhe në Kosovë, në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup është organizuar konferenca në të cilën u diskutua për personalitetin dhe trashëgiminë e Alija Izetbegoviçit dhe marrëveshjen e Dejtonit. Në këtë konferencë mori pjesë edhe vajza e ish presidentit, Sabina Izetbegoviç, e cila në deklaratën e tij, përkujtoi veprimtarinë e babait të saj për paqe. SABINA IZETBEGOVIÇ, VAJZA E ALIJA IZETBEGOVIÇ “Forca e vizionit ishte e fortë, por kur topat kërcasin zëri i arsyes nuk ndëgjohet, pas masakrës së…
Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës nr. 9 të bulevardit “Mid’hat Frashëri” me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit. Këtë e ka bërë të ditur numri një i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku i ndodhur në terren tha sot se ky është standardi i punës që është vendosur për ndryshimin e Çairit. ‘Ky është vetëm një nga gjashtë projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë zonë”, thotë Mexhiti. Ndërkohë, punimet po zhvillohen paralelisht edhe në rrugën nr. 3, duke vazhduar ritmin e transformimit urban. “Rrugë të reja, kushte më të mira, lagje më të bukura, për qytetarët. Ky është standardi…
Ilija Stoilev, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është privuar nga liria pasditen e sotme, përcjell TV21. Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural mori detyrën më 26.07.2024. Jozyrtarisht, dyshohet për keqpërdorime përmes programit IPARD.

