Author: Jeta almakos

Tani më ish kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, ka paralajmëruar se do të pensionohet. Në konferencë për media, ai deklaroi se katër vite pasi ka marrë në dorë komunë, po e lë atë me 72 milionë denarë në xhiro-llogarinë, me të gjitha shpenzimet e mbuluara. “Deri më sot, Komuna e Karposhit ka të ardhura prej 700 milionë denarësh, ndërsa deri në fund të vitit do të arrijë pothuajse 800 milionë denarë. Me fjalë të tjera, mora një komunë me 6 milionë euro të ardhura dhe 6.5 milionë euro borxh, ndërsa sot po lë një komunë me 13 milionë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të opozitës, Venko Filipçe, duke e cilësuar atë si “hijen e Zoran Zaevit”. Sipas kësaj partie, nën drejtimin e dyshes Filipçe–Zaev, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është përballur me krizë të thellë dhe rënie historike në mbështetje. Viktoria Andonovska, deklaroi se Filipçe duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë një opozite më të fortë dhe më të besueshme. VIKTORIA ANDONOSKA – VMRO-DPMNE “Qeverisja e Filipçes dhe Zaevit me LSDM-në e çoi partinë drejt kolapsit, dhe për këtë dëshmon edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM fitoi vetëm 6 komuna, 126.000…

Lexo më Shumë

Në Departamentin për Punë të Brendshme në Kavadar u raportua se në territorin e fshatit Sopot, në komunën e Kavadarit, janë gjetur mbetje të një trupi njerëzor, njoftoi pasditen e sotme Sektori për Punë të Brendshme në Veles. Sipas informacioneve, rasti është raportuar dje në orën 16:40. Nga policia bëjnë të ditur se në vendngjarje ka dalë prokurori publik, së bashku me ekipin hetimor të DPB-Kavadar. Me urdhër të prokurorit, mbetjet e gjetura janë dërguar për autopsi dhe analizë të ADN-së.

Lexo më Shumë

Klinika Universitare për Kardiokirurgji është vënë nën lupën e Policisë Financiare, e cila ka konfirmuar për TV 24 se është në fazën e parahetimit me qëllim të verifikimit të mundshmeve keqpërdorime dhe shkelje të ligjit me mjetet publike. Kontrolli ka filluar pas një denoncimi anonim, në të cilin janë paraqitur dyshime për parregullsi serioze në funksionimin e kësaj klinike shtetërore. Nga Drejtoria e Policisë Financiare njoftuan: “Në Drejtorinë e Policisë Financiare ka arritur një denoncim anonim ku theksohen pretendime për parregullsi në punën e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë Shtetërore. Nga ana jonë janë në vijim kontrolle dhe veprime parahetimore për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” theksoi se ai është garancia e një komune që do të funksionojë në frymën e bashkëjetesës dhe unitetit, pa dallim fetar, kombëtar apo institucional. Shaqiri bëri të ditur se përveç funksionit të tij si kryetar, fokusi kryesor mbetet përgjegjësia dhe mirëqenia e të gjithë qytetarëve, duke e përshkruar detyrën e tij si një rol që kërkon angazhim të plotë dhe respekt për diversitetin e komunitetit. Ai shtoi se spekulimet rreth çështjeve të tepruara politike ose ideve si “Shqipëri e Madhe” nuk lidhen me punën e tij për komunitetin…

Lexo më Shumë

Po mbaron koha kur Shkupi ishte qytet i deponisë. “Pastrimi i përgjithshëm” nuk do të zgjasë vetëm 72 orë, por do të vazhdojë vazhdimisht, çdo ditë, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Në fjalimin e tij në seancën e parë konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski theksoi gjithashtu se fushata e pastrimit që filloi mbrëmë nuk është marketing. “Prej mbrëmë, ju jeni dëshmitarë se që nga dita e parë pas marrjes së detyrës si kryetar i qytetit, kemi filluar një “pastrim të përgjithshëm” për kryeqytetin tonë. Dhe nuk do të jetë vetëm një aksion 72-orësh,…

Lexo më Shumë

Sot në qytetin e Gjakovës është varrosur Daorsa Spahija, studentja kosovare e cila ka humbur tragjikisht jetën në qytetin e Tetovës. 25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj. Në ceremoninë e varrimit të saj kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, zyrtarisht është pensionuar pasi u tërhoq nga posti i kryetarit të komunës. Ai deklaroi se e lë komunën në gjendje të mirë financiare, me llogari bankare prej 72 milionë denarësh, obligime të rregulluara dhe të ardhura totale prej 700 milionë denarësh. Jakimovski theksoi se pas vetes lë shumë projekte të nisura, të cilat duhet të vazhdojnë, me qëllim që qytetarët e Karposhit të vazhdojnë të jetojnë në një komunë urbane dhe moderne. Në fjalën e tij të lamtumirës, ai shtoi se po lë pas edhe një ndërtesë komunale bashkëkohore dhe funksionale, ku punonjësit…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë si dokumentin më kritik ndër vite dhe si dëshmi të qartë të regresit të vendit në procesin e integrimit evropian. Në kumtesën e BDI-së thuhet se raporti konstaton mungesë përparimi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i pandëshkuar dhe se ndikimi politik në gjyqësor vazhdon të jetë i pranishëm. Po ashtu, Komisioni Evropian vëren se institucione kyçe janë të paralizuara, zyrtarë publikë ndërhyjnë në organet…

Lexo më Shumë

Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme konstatoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zëvendëson Igor Nikovskin, i cili paraprakisht kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin. Këta tre deputetë vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep. Verifikimi…

Lexo më Shumë

“Shkupi ngulfatej me muaj nga mbeturinat, vetëm që Orce Gjorgjievski të bëjë triqe PR, cirk dhe spektaël me dronë e kamera”. Kështu reagojnë nga LSDM-ja opozitare, për veprimet e të parit të Qytetit të Shkupit mbrëmjen e së ejtes, që kishte mobilizuar gjithë punëtorët dhe kishte vënë në funksion gjithë makineritë për pastrimin e mbeturinave në qytet. LSDM “Përderisaa bota dhe rajoni po përparojnë me inteligjencën artificiale, ndërsa fqinjët tanë po dërgojnë satelitë në orbitë, DPMNE dhe Orce Gjorgjievski na kanë sjellë në atë pikë, që me bllokada të qëllimshme të bëjnë PR”. Kurse sipas kryeministrit mospastrimi i mbeturinave është…

Lexo më Shumë

ZirafaMall, një nga platformat më dinamike dhe më inovative të tregtisë elektronike në rajon, po vjen fuqishëm edhe në Maqedoninë e Veriut me një mision të qartë: t’ju ofrojë konsumatorëve një përvojë të re blerjeje – më të lehtë, më të sigurt dhe me çmime që nuk gjenden askund tjetër. Me mbi 200.000 produkte origjinale, partneritete me brende të njohura ndërkombëtare dhe logistike të optimizuar, ZirafaMall bëhet destinacioni ideal për çdo familje moderne. Përmes platformës zirafamall.mk, klientët mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet: teknologji, pajisje shtëpie, modë, kozmetikë, sport, artikuj për fëmijë dhe qindra kategori të tjera – të…

Lexo më Shumë