Vala e re e sanksioneve ndaj dy gjigantëve të industrisë ruse të naftës – “Lukoil” dhe “Rosneft” – reflektohet edhe në rrjetin e pikave të karburantit “Lukoil” në vend. Pagesat me kartat Visa janë të ndaluara, dhe është e mundur që e njëjta gjë të ndodhë edhe me MasterCard, transmeton Vërtetmatësi. Prej disa ditësh, pagesat me kartat e pagesës Visa janë ndaluar në rrjetin e stacioneve të benzinës “Lukoil” në Maqedoninë e Veriut. Pas situatës në Serbinë fqinje, këto kufizime për pagesat me karta pagese ka shumë të ngjarë të shtrihen edhe në kartat MasterCard. Megjithatë, pagesat do të jenë ende të…
Author: Jeta almakos
Nëpër ausostradwën Bllacë-Prishtinë-Tiranë tanimë disa herë kam kaluar, por para disa ditësh apostafat udhëtova nëpër autostradën Tiranë-Qafë Thanë që po ndërtohet me shpejtësi marramendëse, dhe rrugën tjetër ekspresive Tiranë-Dibër, e cila në veçanti më magjeps me bukuritë e saja përreth por edhe vetë ndërtimi me tunele dhe ura. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është i paparë dhjetë vitet e fundit. Bullgaria mbetet fqinji i vetëm i cili 30 vitet e fundit nuk ka ndërtuar asnjë projekt infrastrukturor drejte Maqedonisë. *Status facebook’u, i ish kreyeministrit te Maqedonise se Veriut Ljupço Georgievski
Pas paralajmërimit se do ta kontestojë vendimin, në rast se Qeveria delegon ushtrues detyre për komunën e Gostivarit, Valbon Limani thotë se ligji E përcakton që mandati i tij zgjat deri në zgjedhjen e kryetari të ri. Limani vlerëson se ai duhet të jetë kryetar i Gostivarit deri në zgjedhje, dhe se nuk ka nevojë për caktim të ushtruesit të detyrës nga qeveria. “Unë më tetë korrik u zgjodha si ushtrues detyre si kryetra i komunës së Gostivarit, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale aty neni 54 dhe pastaj neni 4 i cili thotë se unë duhet ta ushtroj…
Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të Qeverisë. Zëvendëskryeministri Arben Fetai në intervistën për Alsat u shpreh i sigurt se me këtë rikonstruim, nuk do të preket pozicioni i tij dhe i ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, ndërsa konfirmoi se Bekim Sali është propozim i tyre për zëvendëskryeministër të parë. Ministria e Ekologjisë, siç tha Fetai i takon Lëvizjes Demokratike, ndërsa ajo për Eurointegrime, Alternativës. “Asnjë parti brenda VLEN-it nuk i ka fituar të gjitha kandidaturat që i kishte nëpër komuna. Ndarja në…
“Nëse kam më shumë kohë, do të përpiqem ta mësoj gjuhën shqipe time”, tha Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska për gazetën “VEČER” pas vërejtjes së partnerit të koalicionit në qeveri, VLEN, se në vend që të ndihet keq që ndërsa Biljal Kasami flet maqedonisht dhe shqip, ajo, pavarësisht se jeton në një mjedis shumëgjuhësh, nuk di asnjë fjalë shqip. Ministrja Janevska i sugjeroi kryetarit të bashkisë së Tetovës gjatë pyetjeve për shtyp të dielën që ai të flasë edhe maqedonisht. Ajo tha se pas incidentit, ata u ndanë miqësisht dhe nuk e di se për çfarë motivesh po reagon VLEN.…
Tregu i punës, thonë ata, ka kohë që ka dërguar sinjalin se diçka nuk shkon. Gjithnjë e më shumë kompani nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë dhe të rinjtë, ata me një lloj ekspertize ose zanati, po i paketojnë çantat dhe po largohen pa shumë hezitim. Ekonomitë gjermane, sllovene dhe austriake e kanë përthithur prej kohësh potencialin e punës maqedonase, duke ofruar paga që këtu tingëllojnë pothuajse jorealiste. “Nuk është çështje nëse mundet apo jo, por përkundrazi duhet. Nëse duam t’i mbajmë njerëzit, duhet të shkojmë drejt standardeve evropiane”, komentojnë ekonomistët, duke shtuar se pagat nuk duhet të maten më…
Ministria e Administratës premton se deri në fund të muajit nëntor do ta publikojë raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2024, në të cilin jepen të dhënat për të punësuarit në administratë. Zvarritjen e publikimit të raportit, i cili tradicionalisht i ofrohet publikut në mars, resori me të cilin udhëheqë Goran Minçev e arsyeton me avancimin e sistemit për menaxhim me burime njerëzore. “Deri më tani, përpunimi i raportit është bazuar në të dhëna nga shumë burime të cilat më pas janë kryqëzuar, që shpesh ka shkaktuar mospërputhje dhe disa anomali në saktësi. Me vendosjen e…
Pas njëmbëdhjetë muajsh trajnimi, bashkëpunimi ndërkufitar dhe prodhimit të përmbajtjeve digjitale, Instituti për Media dhe Analitikë IMA në partneritet me OJQ Esperanca – Qendra Bot;rore Kulturore e përfunduan fushatën rajonale digjitale “Lufta Kundër Dezinformatave – Luftë për Demokraci”. Iniciativa, e mbështetur nga Fondi i Kulturës së Solidaritetit i mundësuar nga Fondacioni Kulturor Evropian, mobilizoi influencues të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për të sfiduar përhapjen e dezinformatave dhe urrejtjes onlajn dhe në mediat sociale. Kjo iniciativë filloi me një ide të thjeshtë, por ambicioze: fuqizimin e të rinjve për të folur hapur, për të ndërprerë narrativët e dëmshëm…
Pamjet që po shihni janë kulmi i transformimit të gjuhës së urrejtjes në krim. Ngjarja ka ndodhur para një jave në Prilep, në ndeshjen mes KF Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Tifozi i cili është pjesë e grupit të quajtur “Majmunë” ka sulmuar fizikisht zhveshtoren e lojtarëve të Shkëndijës, pas minutave të mbushura me thirrje raciste dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Tërë këtë e ka evidentuar Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe e ka dënuar Pobedën me 3 mijë euro dhe i ndalohet të luajë 4 ndeshje pa publik. Në vendim, thuhet që me aktin e tifozit që thyen…
VLEN shpreh mirënjohjen dhe krenarinë për fillimin e mandatit të ri të Izet Mexhitit, i cili mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Ky moment shënon rikthimin e një vizioni të provuar, të një udhëheqësi që e njeh Çairin në çdo rrugicë, në çdo sfidë dhe në çdo ëndërr të qytetarëve të tij. Me përvojën e tij të pasur dhe me mbështetjen e fuqishme që mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, Mexhiti po rikthehet aty ku filloi rrugëtimi i tij politik, në zemrën e Çairit, për ta udhëhequr me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë. Fitore e thellë dhe…
Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës. Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike. “Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, ka deklaruar se mbi katër 4.500 tonë mbeturina, ose katër deri në pesë herë më shumë se zakonisht gjatë një fundjave të zakonshme në Shkup, janë mbledhur gjatë aksionit të pastrimit Në një deklaratë të dhënë mbrëmjen e sotme në sheshin “Maqedonia”, pas përfundimit të 72 orëve të para, Gjorgjievski tha se aksioni është realizuar me sukses dhe se në të kanë marrë pjesë mbi dy mijë e pesëqind punëtorë. “E përfunduam me sukses këtë aktivitet për të cilin u zotuam se do ta realizonim brenda 72 orëve, edhe pse në fillim gjendja…

