Dërgesat nga Temu dhe AliExpress deri në 22 euro do të tatohen. Me ndryshimet, hiqet përjashtimi aktual nga TVSH-ja për dërgesat me vlerë të vogël deri në 22 euro që dorëzohen nga jashtë për qytetarët në vend, përcjell TV21. Zgjidhja e re parashikon përjashtim vetëm për dërgesat e vogla jo-komerciale nga një person fizik te një tjetër, me vlerë që nuk e kalon 22 euro. Përjashtim nuk bëhet për alkool, parfume dhe produkte duhani. Përjashtim nga TVSH-ja do të vlejë edhe për udhëtarët që sjellin sende personale ose mallra me vlerë të vogël që nuk janë me karakter komercial, por…
Author: Jeta almakos
“Ne si Qeveri jemi të vetmit që kur vëmë re ndonjë sjellje devijante, reagojmë menjëherë”. Duke thurrë lavde për qeverisjen aktuale, kryeministri hedh poshtë siç i quan ai spekulimet e LSDM-së se në skandalin me fondet IPARD ka të përfshirë përfaqësues të VMRO-së. Ndërsa, i dërgoi porosi opozitës që t’i lënë ta bëjnë punën e tyre e cila mund t’i dërgoj tek ministra dhe funksioanarë të tyre, duke lënë të kuptohet se në të njejtin skandal mund të ketë të përfshirë edhe persona të LSDM-së. Hristijan Mickoski, kryeministër “Ata që janë të përfshirë janë atje ku duhet të jenë. I…
Saranda Imeri nga VLEN në “Hajde flasim” tha se ende nuk ka një vendim zyrtar se kush do të jetë u.d kryetar i Komunës së Gostivarit, pavarësisht se janë lakuar disa emra e ndër ta, edhe vetë Imeri. Imeri nuk përjashtoi mundësinë që ajo të jetë kandidate e VLEN për kryetare të Gostivarit, pasi në zgjedhjet e fundit nuk u arrit censusi. “Është lakuar edhe emri im, mirëpo asgjë nuk është oficiale tani sa i përket asaj se a do të jem unë ushtruese detyre a do të jem kandidat për komunën e Gostivarit. Unë nuk i iki përgjegjësisë. Ashtu…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjashtë persona janë ndaluar pas ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “Sileks” nga Kratova dhe KF “Shkupi” nga Shkupi, e zhvilluar në stadiumin e Kratovës, për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe thirrjeve me përmbajtje raciste e ofenduese ndaj shqiptarëve. Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, nëpunësit policorë nga NJBP Kratovë kanë konstatuar shkelje të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ngjarjet sportive. Të ndaluarit janë: S.Ç. (31), S.D. (28), D.I. (29), M.T. (28), S.P. (27) dhe T.K. (45), të gjithë nga Kratova. Ata dyshohen…
Gazetari Nevrij Ademi, i njohur për angazhimin e tij në çështje shoqërore dhe humane, ka zhvilluar sot një vizitë në familjen Spahija në Gjakovë, për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të vajzës së tyre, Daorsës Spahija – raporton Tetovasot Në vizitë, Ademi ishte i shoqëruar nga Hoxhë Muharem Ismaili, imam dhe hatib i xhamisë “Isa Beu” në Shkup, si dhe nga Hoxhë Abdurahman Bejtullahu nga Gjakova. Gjatë takimit, gazetari kërkoi falje publike për një deklaratë të nxituar që kishte bërë disa ditë më parë lidhur me rastin e Daorsës, duke theksuar se fjalët e tij nuk…
Ish ministri i drejtësisë në RMV, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngërçin rreth emërimit të të besuarve nga ana e qeverisë në Gostivar dhe Vrapçisht duke theksuar se të besuarit e qeverisë duhet të jenë të besuarit e popullit, përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë. Ja postimi i tij: Të besuarit e Qeverisë duhet të jenë ata që janë të besuarit e popullit përmes votës në ato komuna; përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë. Këshillat Komunalë përkatës, si bartës të sovranitetit lokal, duhet të mbajnë seanca me një pikë të…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka realizuar takim me policinë financiare ku i ka dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet për keqpërdorime në ndërmarrjet publike, respektivisht për pagesën e rrogave për persona që nuk janë paraqitur fare në punë për muaj apo vite me radhë. Deri tani nga ndërmarrjet publike janë larguar rreth 500 persona por ky numër pritet të rritet njoftoi Gjorgjievski. Mes tyre ka edhe persona të burgosur. “Absolutisht hedhë poshtë trillime që shpërndahen në opinion se ato janë persona që janë munduar dhe kanë shkuar në punë e kështu me radhë. Ato janë njerëz të…
Takimi mes krerëve të VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski pritet të jetë vendimtar sa i takon rikonstruimit të paralajmëruar të qeverisë ose plotësimin vetëm të pozitave boshe pas zgjedhjeve lokale. Deri sa kryeministri ka mohuar që bëhet fjalë për rikonstruim të qeverisë por vetëm për plotësimin e vendeve vakante, mediat tashmë flasin për riorganizimin të ndarjes së resorëve mes partnerëve të koalicionit dhe për emra konkret të ministrave të rinj eventual. Zërat jozyrtar thonë se “në lojë” për ndryshime ose këmbime janë Shëndetësia, Arsimi, Drejtësia, Çështjet Evropiane, Ekologjia dhe Politika Sociale. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë e rëndësishme është që komunikimi mes…
Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se kanë paguar anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës për të shkuar në Sarajevë, në mënyrë që ata të vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990. Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet me snajper midis viteve 1992 dhe 1996, në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia. Snajperët ishin ndoshta elementi më i frikshëm i jetës gjatë rrethimit në Sarajevë, sepse ata i vrisnin njerëzit…
Fondacioni ALSAR organizoi dhe mbajti në Vlorë këtë të enjte, më 6 nëntor, simpoziumin shkencor të kushtuar një personaliteti të spikatur, ushtarakut dhe shtetarit osman Gedik Ahmed Pasha. Zhvillimi i aktivitetit shkencor pati mbështetjen nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Në simpoziumin e mbajtur në sallën “Ali Asllani”, te Aula Magna e Universitetit Ismail Qemali, pjesëmarrja përfshinte intelektualë, pedagogë, studentë, qytetarë të Vlorës, të interesuar për të mësuar për jetën dhe veprën e Gedik Ahmed Pashës. Punimet e simpoziumit i ndoqën atasheu për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Adem Gerlegiz, dhe koordinatori…
Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake. Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh z. Imer Aliu. Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm.
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim kundërvajtës ndaj tifozit 33-vjeçar F.F., i cili pas ndeshjes mes KF Pobeda dhe Shkëndijës së Haraçinës në Prilep, ka hyrë me dhunë në zhveshtoren e futbollistëve mysafirë dhe ka dëmtuar pronë të stadiumit “Goce Dellçev”. Sipas MPB-së, veprimi i tij përbën shkelje të Ligjit për Parandalimin e Dhunës, që parashikon gjoba nga 500 deri në 1.000 euro. Ndërkohë, FFM ka ndëshkuar klubin Pobeda me 3.000 euro dhe ndalim të publikut në 4 ndeshje. Megjithatë, MPB nuk ka ngritur kallëzime për rastet e thirrjeve raciste të ndodhura në Kumanovë dhe Kavadar gjatë ndeshjeve…

