Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej. Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për mediat, e cila krijoi përshtypjen e një diskomforti përballë gjuhës shqipe. Teksa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër”…
Author: Jeta almakos
Qarkullimi në autostradën Shkup–Tetovë po zhvillohet me vështirësi për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve. Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka ndodhur në njërën nga korsitë e drejtimit Shkup–Tetovë, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të trafikut. Policia dhe njësitë e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit. Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet apelojnë te shoferët që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.
Exit-poll-i i publikuar nga T7 për garën për kryetar të Mitrovica e Jugut. Arian Tahiri (PDK) 50.9 % ndërkaq Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1 %.
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara nga PIPO, Albanian Post dhe Ubo Consultin në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.
Në përbërjen e re qeveritare pritet të ndodhin ndryshime pas lëvizjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit dhe në vend të tij të ulet deputeti aktual Bekim Sali i cili pritet të ulet në postin e zëvendës kryeministrit të parë, derisa vendin vakant të tij në parlament pritet ta zë Zeqirja Tairi, i cili është në rradhë i 4 në listën e koalicionit VLEN. Tairi, me profesion mjek, ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore të partisë dhe konsiderohet si një figurë e angazhuar në çështjet shëndetësore dhe sociale. Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të…
Javën që vjen liderët e VLEN-it, pritet të ulen në tryezë me kryeministrin Mickoski, për tu marrë vesh për fatin e dikastereve. Nuk dihet se si do të duket pasqyra e përgjithshme e kabinetit qeveritarë, kur ende nuk ka marrëveshje për emrat që do të vendosen në krye të ministrive që si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale mbetën vakante. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur për fatin e tij në qeveri dhe nëse pret që të përfshihet në rikonstruimin eventual, tha se për këtë vendos Mickoski. “Profili im si ekspert…
Nga MPB njoftojnë se një 38-vjeçar nga Shkupi në orët e para të mëngjesit ka përplasur me veturë një zyrtar të Policisë, përcjell TV21. Sipas MPB-së, polici ishte në detyrë gjatë incidentit. “Më 09.11.2025 në orën 04:35 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Leninova” dhe “Stoltenbergova” në Shkup, një automjet “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.D. (38) nga Shkupi, ka përplasur një punonjës policie që po kryente detyrën zyrtare. Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Është kryer…
Pas aksionit për pastrimin e Shkupi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një prononcimi në rrjetet sociale, thotë se edhe komuna që udhëheq ai tashmë po pastrohet. Mexhiti thotë se pa pastrimit, vijon vendosja e kontejnerëve nëntokësorë në çdo lagje të kësaj komune. “Sot Çairi po ndryshon. Po pastrohet, po rregullohet, po merr frymë ndryshe. Pas javësh të vështira për të gjithë Shkupin. Ekipet janë në terren. Po pastrohen rrugët, kontejnerët, hapësirat publike dhe çdo cep i Çairit. Por ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vendosim kontejnerë nëntokësorë në Çair. Një sistem modern, i pastër dhe…
Edhe përkundër faktit që Mickoski mohon që të ketë marrëveshje që Bekim Sali të jetë pasardhësi i Izet Mexhitit në postin e zv/kryeministrit të parë, VLEN këmbëngul se kjo është çështje e kryer. Përfaqësuesi i këtij koalicioni Driton Sulejmani thotë se ditët në vazhdim së bashku me kryeministrin do të dakordohen detajet. “Në rast se VMRO është partia e parë në pushtet, VLEN pas këtyre zgjedhjeve është partia e dytë me fuqi politike në shtetin tonë dhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve ndodhi që pozita e zv/kryeministrit të parë të zotëri Mexhitit, për shkak se ai garoi në zgjedhjet lokale…
Vetëm nga dy kontejnerë në Bit Pazar të Shkupit, u mbushen dy kamionë me mbeturina. Gjendja thuajse është e ngjashme edhe në shumë lagje tjera të Shkupit, ndërsa nga aksioni 72 orësh si premtim parazgjedhor, deri tani janë zhvilluar aktivitete në të gjithë Shkupin. Nga ajo që veç më janë mësuar të shohin deponi rreth kontejnerëve, disa qytetarë janë skeptikë për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Ata thonë se gjendja e pastërtisë nuk do të zgjasë shumë dhe se papastërtia do të rikthehet përsëri. Ndërkohë, disa të tjerë mendojnë se me ndërgjegjësim dhe kontroll më të madh…
Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej ditës se djeshme, do të qëndrojë në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit. Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë…
Partia Demokratike Shqiptare sot mban Kuvendin Qendror të partisë. Imer Aliu nga PDSH tha e nuk kanë ftesë për tu bërë pjesë e qeverisë, mirëpo nëse një e tillë do të vinte, atëherë nuk do ta refuzonin. “Jo, mirëpo ne në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Dialog apo debati më saktë ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirë po, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me…

