Author: Jeta almakos

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Koalicioni “Vlen”, Izet Mexhiti tha se Çairi do të jetë një komunë urbane dhe një vend shumë më i mirë për të jetuar për qytetarët. Mexhiti tha për Agjencionin Informativ të Lajmeve se do të kërkojë besimin e qytetarëve për katër vitet e ardhshme me një plan master, i cili do të ofrojë një zgjidhje për trafikun në arteriet kryesore në Çair në mënyrë që njerëzit të lëvizin shumë më lehtë, dhe gjithashtu do të ofrojë një zgjidhje në aspektin e gjelbërimit, trotuareve dhe urbanizimit.

Lexo më Shumë

Deputetët prej nesër do të fillojnë zyrtarisht punën pas pushimit vjetor. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka caktuar një takim joformal me gazetarët, në të cilin do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën ligjdhënëse, pas koordinimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare. Deri të premten, në ueb-faqen e Kuvendit, përveç brifingut me gazetarët, nuk ishin planifikuar aktivitete të tjera për javën e ardhshme. Pushimi i deputetëve u ndërpre më 16 gusht, kur u thirr një seancë e jashtëzakonshme për Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar që nuk kaloi për shkak të…

Lexo më Shumë

Lista e ekspertëve, me të cilët Ministria e Shëndetësisë do të lidhë një marrëveshje, pritet të finalizohet deri të hënën, me qëllim që të përcaktohet nëse janë kryer procedura kirurgjikale të panevojshme tek pacientët në spitalet private, tha Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Aliu konfirmoi se një ekspert do të jetë nga Sllovenia, ndërsa i dyti do të jetë nga Italia. Emra nga Austria dhe Gjermania po konkurrojnë për përzgjedhjen e ekspertit të tretë. Sipas Ministrit Aliu, vendimi për të punësuar ekspertë të huaj synon të sigurojë paanshmëri më të madhe dhe të vërtetojë situatën faktike. Ministri tregoi dy ditë…

Lexo më Shumë

Sonja Kramarska/DW Tonët e nxehta politike dhe madje edhe skenat folklorike, si “jahti-gomone” që u fut në debatet politike, i mbajtën gjatë gjithë verës në tension dy partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Fushata për zgjedhjet lokale filloi me tema kombëtare dhe të mëdha – paga minimale, standardi ekonomik, hekurudha e autostrada, ndërtimet pa leje, Marrëveshja e Ohrit – duke lënë në hije problemet e mirëfillta komunale. Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një vizite në Koçan, premtoi punësim të 500 punëtorëve të rinj në fabrikën “Amphenol”, duke thënë se ekonomia është në rritje. Ai shprehu bindje për fitore në zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Artan Fuga thotë se pa kosovarët, Durrësi do të falimentonte. Ndaj dhe sipas tij, durrsakët e kanë kuptuar këtë gjë dhe iu shërbejnë kosovarëve më së miri. “Rroftë Kosova! Dy gjëra, njërën nuk e kuptoj, tjetrën e kuptoj. Nuk kuptoj se përse shumica e medias te ne janë të pozicionuara sikur do të kënaqeshin shumë dhe do të  fërkonin barkun sikur iniciativa e Z. Trump për paqe me Rusinë të dështonte! A thua sikur janë lobi të industrisë së armatimit që shet armë për ata që vriten me njeri tjetrin atje dhe kanë frikë se paqja do t’u lejë stok…

Lexo më Shumë

Vendimi i KSHZ-së për miratimin e Udhëzimit për formularin e listave të kandidatëve, me të cilin ulet numri i këshilltarëve nëpër komuna, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, njëherit edhe kandidat i kësaj partie për Çairin, vendimin e djeshëm të KSHZ-së e ka vlerësuar si skandaloz. Sipas Osmanit, është ky një hap drejt rrugës së majorizimit etnik të shqiptarëve dhe prishjes së Marrëveshjes së Ohrit.  BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Është skandaloz. Është fillim i kthimit të majorizimit etnik. Asnjëherë nuk ka ndodhur që rregullat zgjedhore të kalojnë me…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë” Statusi i plotë i Blerim Bexhetit: Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta. 64-vjeçari ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Sipas burimeve, ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndërruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Lexo më Shumë

Gostivari do të humbë tetë, Struga, Zhelina, Tearca, Kërçova dhe Vrapçishti do të kenë nga katër këshilltarë më pak pas zgjedhjeve të tetorit, pasi dje Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në 14 komuna. Për këtë, ka reaguar deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti e cila këtë hap e ka vlerësuar si prapakthim të politikës shqiptare në RMV. Në reagimin e saj, Dauti ka thënë se ky vendim buron nga vendimi i Qeverisë. ILIRE DAUTI – DEPUTETE “Në shtator të vitit të kaluar, pa asnjë debat në Qeveri, kaloi vendimi i Qeverisë për…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, po forcohet çdo ditë e më shumë. Ai po merr mbështetje të madhe nga intelektualë, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët. Sot, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, së bashku me Ilir Demirin, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Bajram Rexhepit për garën e tetorit në Tetovë. Vetë Rexhepi, përmes një postimi, ka treguar bashkëpunimin e tij me njerëz të angazhuar për Tetovën. “Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites! Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë.” ka shkruar Bajram Rexhepi. Nga ana…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për zvogëlimin e Këshillit Komunal nga 31 në 23 anëtarë. “ Zvogëlimi i Këshillit është sulm ndaj përfaqësimit të drejtë. Bëj thirrje institucioneve përkatëse që menjëherë ta kthejnë këtë vendim dhe të rikthejnë numrin e merituar të këshilltarëve”, tha Ademi. Ai gjithashtu theksoi se përjashtimi i diasporës nga procesi zgjedhor u mohon rreth 40 mijë qytetarëve të Gostivarit të drejtat kushtetuese. “Diaspora është shtyllë jetike e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të qytetit tonë, dhe zëri i saj kurrë nuk duhet të heshtet”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Qeveria turke po shqyrton një ndryshim të madh në industrinë e turizmit, duke vënë në pikëpyetje një prej shenjave më dalluese të pushimeve në këtë vend – sistemin “all inclusive” me bufet të hapur. Sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli Presidencial për Politikën Bujqësore dhe Ushqimore ka përgatitur një propozim për ta zëvendësuar këtë format me menu à la carte, ku mysafirët porosisin individualisht ushqimet. Shkaku kryesor i këtij diskutimi është sasia e madhe e mbeturinave ushqimore që prodhohen çdo vit në Turqi, e cila arrin deri në 23 milionë tonë. Propozimi pritet t’i dorëzohet presidentit Erdogan dhe brenda dy muajsh mund…

Lexo më Shumë