Author: Jeta almakos

Duke i rënë tavolinës me ton triumfues, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi një ditë më parë fitoren në njërën nga komunat të cilën e kishte humbur 12 vjet më parë, dhe e cila në atë kohë ishte parë si fitore etnike e shumicës së shqiptarëve që jetojnë atje. Në vitin 2014, bashkimi administrativ i katër komunave rurale Zajaz, Osllomej, Vraneshticë dhe Drugovës me komunën rurale të Kërçovës, krijoi për herë të parë kushtet që komuna e cila me vite kishte qenë bastion i VMRO-DPMNE-së, të menaxhohej nga kuadër shqiptar, pasi bashkimi i pesë komunave bëri që popullsia e saj tashmë dominohej…

Lexo më Shumë

KSHZ-ja shpalli rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të votimit në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se nga 98.25% e vendvotimeve të përpunuara në raundin e dytë, gjithsej 415,435 votues ose 41.76 përqind votuan në nivel kombëtar. Në raundin e dytë, 93,207 votues votuan për kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Orce Gjorgievski, ndërsa 58,994 votues ose 36.26 përqind e totalit të votave votuan për kandidatin e E Majta, Amar Mecinovic. Dalja në raundin e dytë për kryetarin e Qytetit të Shkupit ishte 35.05 përqind. Kandidatët e…

Lexo më Shumë

Numërohen 100% e votave në Dibër. Kryetar i ardhshëm i komunës së Dibrës do të jetë Fisnik Mela, i koalicionit VLEN, i cili ka marrë 4.369 vota ose 52,47% duke lënë pas kandidatin e pavarur Ramadan Imerin me 3.674 vota, ose 44,13%. Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë ishte283. Ndërsa dalja e qytetarëve në Bogovinë ishte 42,13%. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes. “Kjo është fitore e popullit të vuajtur, ëndrrat e të cilit jemi duke luftuar, ëndrrat për shtet të përbashkët. Sonte Maqedonia përsëri tregoi pjekuri. Fituar në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam në Karposh. Fituam në Aerdrom dhe Çuçer Sandevë. U tentua që të përfitohet në emër të ndarjeve nacionale. Nuk arriti, ka humbur, në Bërvenicë mbetet Joco kryetar”, tha Mickoski. Mickoski tha se ata kanë fituar edhe në Kërçovë. “Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli i cili u…

Lexo më Shumë

Orce Gjeorgjievski nga OBRM-PDUKM ka shpallur fitore në garën për Bashkinë e Shkupit. Nga 98.55% e votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit, Gjeorgjievski ka marrë 94.214 vota, kundrejt Amar Mecinoviqit nga “E Majta”, i cili ka marrë 59.959 vota. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deklaroi në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultateve, tha se rezultatet përfaqësojnë një fitore për popullin dhe energjinë e re që po e çon vendin përpara, dhe jo një arsye për gëzim politik. “Nuk jam i lumtur për debaklin e LSDM-së, por ky është një reflektim se ajo parti nuk është reformuar. Sonte nuk…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale është prononcuar lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai ka deklaruar se koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si fitore të shqiptarëve dhe të ndryshimit politik në vend. “Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim. VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ata kanë fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo të votës kombëtare. “Me mbi 23 mijë vota, më shumë. Por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona dhe në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën si përfaqësojmë kot vlera në teren”, tha Ahmeti, raporton SHENJA. Ai tha se rezultatet në disa komuna nuk janë pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve por pasojë e koalicioneve…

Lexo më Shumë

Fatmir Dehari Të dashur qytetarë,shumë të respektuar mërgimtarë. Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Uroj që i Madhi Zot t’ju bekoj ju dhe familjet tuaja me shëndet e mirësi. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim. Ditëve në vijim do të ju njoftojmë më gjerësisht. Me respekt e mirënjohje.

Lexo më Shumë

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka njoftuar se kanë humbur në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton SHENJA. “Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!”, ka shkruar Ramadani.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit. Sipas të dhënave të deritanishme, me 66.11% të votave të numëruara, rezultatet janë si vijon: Blerim Islami – 2.539 vota Sashko Veljanovski – 1.932 vota Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.

Lexo më Shumë