Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit. Sipas të dhënave të deritanishme, me 66.11% të votave të numëruara, rezultatet janë si vijon: Blerim Islami – 2.539 vota Sashko Veljanovski – 1.932 vota Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.
Author: Jeta almakos
Janë numëruar pothuajse 100% të votave në komunën e Tetovës. Kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, ka një diferencë mbi 5000 vota karshi kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhpit. Sipas të dhënave të KSHZ-së, të numëruara deri tani, Bilall Kasami ka 20.382 vota, ose 53,99%, ndërsa kundërkandidati Bajram Rexhepi ka fituar 15.356 vota, ose 40,65%. Numri i votave të pavlefshme është 2.024. /SHENJA/
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se sot me përfundimin e procesit falënderojnë gjithë qytetarët, posaçërisht për diasporën të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e votës me dinjitet. “Këto zgjedhje ishin më shumë se lokale ishin një provë e karakterit politik dhe moral të shtetit. Rezistuam përballë një fushate të pandershme dhe joligjore që e njollosin procesin dhe cenojnë barazinë e garës. Pamë blerje masive të votës, pamë asfalt elektoral, bektaonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje të aparatit shtetëror në favor të pushtetit. Megjithatë pavarësitë abuzimeve qytetarët dëshmuan se dinë të dallojnë dhe nuk lejuan që këto…
Ka përfunduar votimi për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në ora 19:00 janë mbyllur gjitha kutitë e votimit. Procesi zgjedhor deri në këto momente ka qenë i qetë pa prishje të theksuartë rendit dhe qetësisë. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë patur gjithsej 1.013.375 qytetarë. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Raundi i parë, i mbajtur më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë. Në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër-Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë nuk u arrit pragu i pjesëmarrjes,…
Sipas presidentes Siljanovska Davkova, zgjedhjet e sotme janë “evropiane”. Kemi pasur zgjedhje evropiane. Pres një ditë votimi të qetë me të cilin do të përmbyllen zgjedhjet lokale dhe menjëherë do të nisë puna. Besoj se qytetarët do të dalin dhe do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke votuar sipas bindjes së tyre personale!” , shkruan Siljanovska në Facebook.
Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%. Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.
Maqedonia e Veriut sërish mbetet në fund të listës në rajon sipas lartësisë së pagës minimale. Nga viti i ardhshëm, Kosova do ta rrisë pagën minimale në 500 euro, ndërsa vendet fqinje – Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria – tashmë kanë vendosur rritje të ngjashme, duke e lënë Maqedoninë të vetmen në rajon me pagë minimale nën këtë prag. Në Serbi, nga 1 janari 2026, paga minimale do të arrijë në 64.554 dinarë, ose 551 euro. Në Shqipëri, ajo do të rritet në 50.000 lekë, përkatësisht 515 euro, ndërsa në Bullgari, nga viti i ri, paga minimale do të kalojë 600…
Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit. Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikur edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. “Për të cilat mendoj se janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet, të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët që dolën dhe votuan në…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV ka qenë 19.96%, që është për 0.16% më e ulët krahasuar me raundin e parë, kur deri në këtë orë kishin votuar 20.12% e qytetarëve. Nga komunat shqiptare, më e larta ka qenë në Bërvenicë me 29.73%, ndjekur nga Kërçova me 29.37% dhe Dollneni me 20.81%. Ndërkaq, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Dibër me 15.32% dhe Bogovinë me 16.02%. Në disa komuna është vërejtur rritje e lehtë e pjesëmarrjes, si në Tetovë dhe Strugë,…
Në Strugë, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote. Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar. Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore. Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar./…
KSHZ-së bëri të ditur se jehona e votuesve deri në orën 11:00 në Qytetin e Shkupit është 8,30%. Sipas KSHZ-së, në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve, deri në orën 11 ka rënie të numrit të votuesve për 1%, Përqindja e votuesve në Aerodrom është 9,36, në Gazi Babë 7,62%, Gjorqe Petrov 8,03%, Karposh 10,83%, në Kisella Vodë 10,25%, në Saraj 1,86%, në Komunën Qendër 10,24%, në Çair 2,43% dhe Shuto Orizare 5,93%.
Ahmeti votoi herët për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nanos: E kisha mik e vëlla në ditë të vështira Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë zgjedhor. Në një deklaratë për media, Ahmeti shpjegoi se arsyeja pse votoi herët, që nga ora 07:00, ishte angazhimi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos. Ai theksoi se Nanon e kishte pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. “Ka ngjarje që nuk parashihen, ka çështje që janë jashtë parashikimeve tona. Sot për mua dhe…

