Author: Jeta almakos

Departamenti i Filologjisë Orientale në UT së bashku me WAMY për të tretën ditë radhazi organizojnë trajnimin e gjuhës arabe për studentët e Ballkanit. Në hapësirat e Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës u bë organizimi i përbashkët me Asamblenë Botërore e të rinjëve musliman (World Assembly of Muslim Youth) dhe programit studimor Filologji Orientale mbi trajnimin në komunikim në gjuhën arabe për studentët e gjuhës arabe nga i gjithë Ballkani. Kjo ngjarje shënon një ditë të rëndësishme për këtë program studimor, sidomos për studentët pasi për herë të parë një organizim i këtillë realizohet në Maqedoninë e Veriut, dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë as për Glauk Konjufcën. Sipas Limajt, VV e ka propozuar Konjufcën për kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e balotazhit), edhe pas të dielës. “Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”, tha Limaj në Klan Kosova. Limaj tha se Presidentja ka mund ta parandalojë këtë situatë. Ai e ka cilësuar këtë situatë si “lojë “.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy bashkëshortëve të dyshuar për veprën penale – Marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës, sipas nenit 189 paragrafi 2 të Kodit Penal, njofton TV21. “I dyshuari, njerku i viktimës, për një periudhë të gjatë kohore e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe e ka detyruar vajzën e lindur në vitin 2009, e cila i ishte besuar për kujdes dhe edukim, në marrëdhënie seksuale dhe veprime të tjera seksuale. Në këto veprime ka kontribuar edhe nëna e vajzës, e cila, megjithëse ka ditur, nuk e ka denoncuar dhe…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tre janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB. Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave. “Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi deputetët e rinj Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mitо Andonov. Ata do t’i zëvendësojnë Beti Stamenkovska Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të fundit. KSHZ do t’u lëshojë atyre certifikatat përkatëse, ndërsa Kuvendi më pas do të verifikojë mandatet e tyre. Është paralajmëruar ristrukturim i mundshëm të Qeverisë. Në vend të Izet Mexhitit, pritet të zëvendëskryeministër i parë të emërohet Bekim Sali, ndërsa pritet që VLEN të bëjë të ditur edhe emrin e ministrit të Ambientit.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në konferencë për media ka deklaruar se VLEN nga procesi i zgjedhjeve lokale del si forca e dytë politike në nivel të shtetit, me 10 komuna të fituara. “Rezultatet janë të qarta, por mesazhi i qytetarëve është edhe më i qartë. Epoka e politikës së vjetër ka përfunduar. Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për punë, për përgjegjësi dhe për politikë që jep rezultate. Ata i dhanë mbështetje vizionit të VLEN-it për zhvillim lokal, dhe për një standard të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri dhe efikasitet. Në Tetovë, fitoi puna, integriteti dhe vizioni i…

Lexo më Shumë

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjet lokale, koalicioni AKI do të vazhdojë bashkëpunimin. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, gjatë ditës së djeshme theksoi që do të performojnë së bashku në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit ku do të duhet të përsëritet procesi zgjedhor për shkak se më 19 tetor nuk u arrit censusi. “Kjo çështje fare nuk është diskutuar. Aleanca Kombëtare për Integrim… sigurisht se ne kemi edhe disa beteja para nesh. I kemi zgjedhjet në Gostivar, ku dallimi është i madh në favor të kandidatit tonë, pra të Aleancës Kombëtare për Integrim, kemi zgjedhjet në Vrapçisht gjithashtu dallimi është i madh.…

Lexo më Shumë

Analisti politik Besim Nebiu për Frontline e vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar dominimin e qartë të VLEN-it në skenën politike shqiptare. “Fitorja e VLEN-it është e qartë dhe e pakontestueshme. Pa marrë parasysh përpjekjet e NA-it për ta relativizuar dhe zbutur, rezultatet janë faktike dhe të pamohueshme. Narrativa që përpiqet të mbahet pas humbjes më shumë duket si një mjet për të fituar kohë sesa si një analizë serioze politike,” deklaroi Nebiu, përcjell PressOnline.al Sipas tij, pozita e liderëve të tjerë shqiptarë është dobësuar: “Zoti Taravari dhe zoti Sela, me bashkimin…

Lexo më Shumë

Mbeturinat në kryeqendër kohë të gjatë nuk pastrohen në mënyrën e duhur dhe kjo shkakton rrezik për shëndetin e qytetarëve, thotë epidemiologu, Sashko Ollumçev. Njëherësh apelon autoritetet kompetente që të marrin masa sa më parë, sepse rreziku që u kanoset qytetarëve është i madh me përhapjen e brejtësve dhe insekteve të ndryshme. “Nëse vazhdon kështu situata me mbeturinat e papastruara në kryeqytet mundet të përhapen brejtësit dhe insektet e tjera të dëmshme, të cilët do të shkaktonin rrezik në shëndetin publik në Shkup. Njëherë kemi diskutuar për këtë çështje, por e përsërisim me një apel deri tek autoritetet kompetente, që…

Lexo më Shumë

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović u ndje keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mladost Lučani. Edhe pse mjekët reaguan menjëherë dhe e transportuan në spital, trajneri fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë. Ndeshja në Lučani u ndërpre menjëherë. Žižović ishte trajner nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai e drejtoi Shkupin në sezonin 2023/24, më pas ishte në stolin e Borac Banja Luka, me të cilin arriti suksesin më të madh në historinë e klubit — kualifikimin në Ligën e Konferencës…

Lexo më Shumë

Gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e radiodifuzerët. Shkelje u konstatuan vetëm gjatë heshtjes zgjedhore nga katër radiodifuzerë. Lidhur me balancën në programet ditore informative (lajme televizive/lajme), të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje. Kjo theksohet në Raportin nga përfaqësimi mediatik i zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, për periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025, të publikuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Monitorimi, siç theksojnë, përfshiu 11 servise programore…

Lexo më Shumë