Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot mori zyrtarisht certifikatën e mandatit dhe njoftoi se nga sonte do të fillojë aksioni i parë i madh për pastrimin e qytetit, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij. “Zyrtarisht, duke filluar nga sot, Shkupi po hap një faqe të re. Certifikata që mora është simbol i besimit që qytetarët më dhanë, por edhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim dhe rezultate konkrete. Do të jem kryetar për të gjithë, pa dallime fetare, kombëtare apo partiake. Për mua nuk ka ndarje. Prioriteti im është një e…
Author: Jeta almakos
Rezultati i zgjedhjeve lokale është shumë i keq dhe rezultati prej 126 mijë votave shpresoj të jetë fundi që ndonjëherë ka prekur LSDM-ja. Kështu u shpreh në intervistën në Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Sipas tij, LSDM duhet të bëjë analizë të mirëfilltë dhe të shihet se cili është problemi kryesor brenda partisë, nëse duhet bërë reformë serioze në strukturën organizative të partisë dhe ndërtimin e kapacitetit koalicionues. Nuk dha përgjigje konkrete nëse kryetari i partisë Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje, duke këmbëngulur në debat brendapartiak. “Dorëheqjet janë akt personal, akt i thellë moral dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar Koalicionin VLEN për suksesin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë politike ka arritur të fitojë në dhjetë komuna, përfshirë edhe dy qendrat më të rëndësishme shqiptare, Çairin dhe Tetovën. Në një status publik, Kurti uroi personalisht dy liderët e koalicionit, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, për fitoret e tyre në Çair dhe Tetovë, duke theksuar se rezultatet janë dëshmi e punës së ndershme dhe e qeverisjes së pastër. “Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti…
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se kush do të jetë kryetari i koalicionit VLEN, tha se kanë mbajtur mbledhje kryesia e koalicionit ku janë diskutuar zhvillimet e fundit. Ai tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë, LD, Besë, Alternativë, ASH. “Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët, qendrën…
Sa i përket komunës së Bërvenicës, kryetari i Çairit dhe i LD-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se kërkesa e tyre ka qenë që AKI të mos nxjerre kandidatë që në raundin e parë si në Çashkë, dhe që të përmbyllet në raundin e parë gara. “Kjo nuk ndodhi dhe në raundin e dytë shkoj kandidati i VMRO-së, kryetari aktual i deritashëm dhe Haqim Ramadani i VLEN-it. Dhe në ecje mendojë Haqimi e ka ndru strategjinë , pa konsultime me VLEN-in, ka vendosur që të shqyej pllakatat e VLEN-it… nuk jemi irritu, ne e kemi mbështet Haqimin,…
Një vajzë e moshës rreth 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tetovë. Sipas informacioneve vajza është gjetur pas Tregut të gjelbër, ndërsa është vërejtur nga kalimtarët e rastit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e plotë të viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes. Pritet që detaje më të hollësishme të jepen nga autoritetet përgjegjëse.
Komuna e Çairit ka përfunduar asfaltimin e rrugës “LPK” (Kosta Abraševiq) në lagjen Seravë, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe qasjen për banorët e kësaj zone. Në kuadër të punimeve janë rregulluar pusetat dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik, për të garantuar funksionalitet dhe siguri gjatë stinës së reshjeve. Rruga tashmë është e rregullt, e pastër dhe e gatshme për qarkullim, duke sjellë lehtësim të dukshëm në lëvizje dhe pamje të re për lagjen. Gjatë vizitës në terren, Kryetari i Komunës së Çairit theksoi se banorët kanë shprehur kënaqësi për punimet e realizuara dhe për ndryshimet që po ndodhin…
Para fillimit të dimrit dhe kulmit të sezonit të ngrohjes, akumulimet dhe hidrocentralet në Maqedoni janë nën nivel. Thatësira dhe sasia e vogël e reshjeve janë arsyeja kryesore për këtë, megjithëse ato mund të kontribuojnë ndjeshëm në prodhimin e energjisë elektrike. Nga EMV për “Alsat” thonë se në këtë periudhë të vitit vetëm 25% e energjisë elektrike të prodhuar sigurohet nga hidrocentralet. Por, pavarësisht gjendjes së keqe me hidro potencialin, nga EMV sigurojnë se sistemi energjetik është i qëndrueshëm. “Sipas të gjitha treguesve, ai cikël i thatësisë duhet të përfundojë vitin e ardhshëm, ku presim përmirësim të ndjeshëm të gjendjes…
Të ndryshohet rregullorja, gjegjësisht ligji i prokurimit të ilaçeve për pacientët me kancer, kërkon shoqata “Hema Onko”. Kjo pasi që në rregulloren aktuale – për shkak të procedurave tenderuese – ekzistojnë boshllëqe në furnizimin e ilaçeve, thotë Ana Marjanoviq nga kjo shoqatë. Aktualisht nuk ka tumor-markerë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe cisplatin dhe taksol për pacientët. “Po kjo është një terapi që kohë pas kohe mungon te onkologjiku, problemi do të tejkalohet nëse ndryshohet mënyra e prokurimit të ilaçeve në këtë klinikë. Nuk bëhet fjalë për terapi të shtrenjtë por për terapi që nuk kushton shumë megjithatë procesi i…
Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas…
Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale kanë sjellë jo vetëm fitues e humbës, por edhe pakënaqësi dhe dyshime. Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë dorëzuar 16 ankesa në lidhje me procedurën e rezultateve nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën më 2 nëntor. Afati për dorëzimin e ankesave përfundon sot, gjegjësishtë 48 orë pas publikimit të rezultateve fillestare të zgjedhjeve. Kandidati i koalicionit VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ankesa ka dorëzuar për katër vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimet 2034, 2033, 2032, 2035 në komunën e Bërvenicës. Në këtë komunë, në raundin…
Të punësuarit në “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup sot sërish protestuan para kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shprehur revoltë pse ende nuk u janë paguar pagat e shtatorit dhe të tetorit. U bëjnë thirrje punonjësve tëerë, që janë anëtarë të sindikatës, të vijnë edhe nesër në protestë, e cila do të mbahet në vendin e njejtë dhe të shprehin pakënaqësinë. “Punëtorët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagesë të dinjitetshme dhe trajtim të drejtë. Protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa të përmbushet të paktën një…

