Author: Jeta almakos

Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, filloi aksionin tre-ditor për pastrimin e qytetit. Aksioni synon rikthimin e pastërtisë në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, me përfshirjen e shërbimeve komunale dhe qytetarëve, pasi qyteti ishe mbushur me mbeturina. “Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit! Për 72 orë, metropoli ynë do të marrë freskinë dhe shkëlqimin që meriton. Çdo cep, çdo rrugë, çdo shesh do të pastrohet me përpjekje të përbashkëta. Shkupi do të shkëlqejë – i rregullt dhe dinjitoz, pikërisht ashtu siç duhet të jetë!”, shkroi ai në Facebook. Në teren me kreun e Shkupit doli…

Lexo më Shumë

Pas javësh të vështira, kur qyteti ynë u mbulua me mbeturina nga bllokadat dhe neglizhenca, po dalim vetë personalisht për ta kthyer pastërtinë në çdo lagje, në çdo rrugë. Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të Higjienës Komunale, Parqeve dhe Gjelbërimit, Ndërmarrjeve të qytetit, dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore, që po udhëheqin ketë mobilizim të madh qytetar. Do pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si pasojë e bllokadave dhe papërgjegjësisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina. Sonte, Shkupi nuk…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dy muaj kaos, ku kryeqyteti u mbush me mbeturina, sot po fillon pastrimi. Makineria është përgatitur, për t’u vënë në funksion. “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit” shkruan kryeminstri Hristijan Mickoski. Kryetari i ri Shkupit premtoi se krahas grumbullimit të mbeturinave, do të lahen edhe sheshet, bulevardet dhe rrugët. Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga makineritë në fjalë dhe ka njoftuar se “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupi”.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer mbi fshatin Arnaqi të komunës së Sarajit dhe se në terren janë ekipet për intervenim, njofton TV21 “Mbi fshatin Arnaqi (komuna Sarajit) është vërejtur zjarr pyjor në terren të paarritshëm. Në vendngjarje ka patrullë të MPB-së, ndërsa janë njoftuar edhe NJTZ – Qyteti i Shkupit, Pyjet Nacionale Karaxhicës, Komuna Sarajit dhe DMSH Shkup”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje BE-së që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës “doktrinë e botës serbe”, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Ballkani Perëndimor është një pikë kritike sigurie që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, shkruan aktuelno.me. “Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë…

Lexo më Shumë

Me një fjalim të Alija Izetbegovic të mbajtur në Tetovë gjatë viteve të 90-ta, në të cilën fliste për paqen në rajon dhe në Kosovë, në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup është organizuar konferenca në të cilën u diskutua për personalitetin dhe trashëgiminë e Alija Izetbegoviçit dhe marrëveshjen e Dejtonit. Në këtë konferencë mori pjesë edhe vajza e ish presidentit, Sabina Izetbegoviç, e cila në deklaratën e tij, përkujtoi veprimtarinë e babait të saj për paqe. SABINA IZETBEGOVIÇ, VAJZA E ALIJA IZETBEGOVIÇ “Forca e vizionit ishte e fortë, por kur topat kërcasin zëri i arsyes nuk ndëgjohet, pas masakrës së…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës nr. 9 të bulevardit “Mid’hat Frashëri” me vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit. Këtë e ka bërë të ditur numri një i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku i ndodhur në terren tha sot se ky është standardi i punës që është vendosur për ndryshimin e Çairit. ‘Ky është vetëm një nga gjashtë projektet infrastrukturore që po realizohen në këtë zonë”, thotë Mexhiti. Ndërkohë, punimet po zhvillohen paralelisht edhe në rrugën nr. 3, duke vazhduar ritmin e transformimit urban. “Rrugë të reja, kushte më të mira, lagje më të bukura, për qytetarët. Ky është standardi…

Lexo më Shumë

Një aksion i madh bastisjes ka nisur sot në Shkup, ku siç njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bëhet fjalë për vepra që lidhen me natyrën kriminale, njofton TV21 “Nën udhëheqjen e prokurorit publik të PPThNKOK për momentin përmbarues nga Qendra Hetuese e PPThNKOK dhe njësitet e MPB-së kryejnë bastisje në më shumë lokacione nëpër shtet për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës korruptive”, thonë nga PPThNKOK.

Lexo më Shumë

Ish-ministri, Krenar Lloga sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Europë i cili nuk ka letërnjoftim biometrik. “Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka letërnjoftime (ID card) biometrike. Këto dokumente janë lehtësisht të falsifikueshme dhe mund të keqpërdoren sidomos gjatë proceseve zgjedhore (procesi i përgjimeve tregoi një gjë tillë), gjë që cenon rezultatin zgjedhor, ndershmërinë e procesit, por edhe sigurinë e vendit, përfshirë edhe atë të rajonit (duke pasur parasysh lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor përmes letërnjoftimeve). Nëse ka një urgjencë në vend, ajo është transformimi i të…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot mori zyrtarisht certifikatën e mandatit dhe njoftoi se nga sonte do të fillojë aksioni i parë i madh për pastrimin e qytetit, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij. “Zyrtarisht, duke filluar nga sot, Shkupi po hap një faqe të re. Certifikata që mora është simbol i besimit që qytetarët më dhanë, por edhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim dhe rezultate konkrete. Do të jem kryetar për të gjithë, pa dallime fetare, kombëtare apo partiake. Për mua nuk ka ndarje. Prioriteti im është një e…

Lexo më Shumë

Rezultati i zgjedhjeve lokale është shumë i keq dhe rezultati prej 126 mijë votave shpresoj të jetë fundi që ndonjëherë ka prekur LSDM-ja. Kështu u shpreh në intervistën në Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Sipas tij, LSDM duhet të bëjë analizë të mirëfilltë dhe të shihet se cili është problemi kryesor brenda partisë, nëse duhet bërë reformë serioze në strukturën organizative të partisë dhe ndërtimin e kapacitetit koalicionues. Nuk dha përgjigje konkrete nëse kryetari i partisë Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje, duke këmbëngulur në debat brendapartiak. “Dorëheqjet janë akt personal, akt i thellë moral dhe…

Lexo më Shumë