Author: Jeta almakos

Në edicionin e 20-të të FORUMIT STRATEGJIK TË BLEDIT në Slloveni në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë edicionit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 (International Executive Development Center), moderatori tha se Marta Kos komisionere e BE për Zgjerimin tha mbrëmë që Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE. Ndërkohë qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon BE.

Lexo më Shumë

Në orët e para të së hënës, kamerat e sigurisë kanë filmuar tre persona të maskuar afër një marketi te tri kullat në Lagjen Veri të kryeqytetit. Sipas pamjeve që siguroi TV21, njëri prej tyre ka thyer xhamin e shitores, ndërsa tjetri i ka ndihmuar për t’i ndezur dy shishe me gaz, duke i hedhur brenda objektit. Personi i tretë ka bërë roje dhe pas kryerjes së aktit vandal, që të tre kanë ikur në të njëjtin drejtim. Kjo sipas policisë, cilësohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme dhe e organizuar me koktej molotovi. Nga MPB thonë se janë duke hetuar…

Lexo më Shumë

Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të Maqedonisë pasi tek ajo janë gjetur të fshehura 89.000 euro, njoftuan autoritetet policore atje. Ngjarja është raportuar më 29 gusht, kur një grua 40-vjeçare, duke udhëtuar me veturë, ka mbërritur në vendkalimin kufitar “Gjueshevo” për dalje nga Bullgaria. Policia kufitare kërkoi kontroll të përbashkët me doganierët dhe gjatë kontrollit tek udhëtarja u gjetën 89.000 euro të ngjitura dhe të fshehura nën rrobat e saj. Sipas mediave bullgare, është hapur një hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Duke filluar nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit në çdo lëndë do të aplikojnë dhe do t’u mësojnë nxënësve inteligjencën artificiale (IA), njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me zbatimin e IA-së që nga fillimi i vitit shkollor. Ajo tha se përdorimi i inteligjencës artificiale do të futet në të gjitha lëndët, dhe kjo do të varet nga mësuesit se sa dhe çfarë mjetesh do të përdorin, transmeton Portalb.mk. Por, paraprakisht do të edukohen nxënësit për avantazhet dhe disavantazhet e inteligjencës artificiale. Pra, pasi të zbatohet informacioni bazë dhe nxënësit të fitojnë…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e dy kandidatë të pavarur, synojnë postin e kryetarit të komunës. Ndërsa ky numër mund të ndryshoj deri në mesnatë, kur përfundon afati ligjor për paraqitje të kandidatëve të pavarur. Siç bënë me dije KSHZ kandidatët e pavarur janë paraqitur në 19 komuna. Komisioni Shtetëror Zgjedhor “Deri në këtë moment për kryetarë komunash nënëshkrime kanë mbledhur 32 kandidatë në 19 komuna: në Makedonska Kamenicë 2 kandidatë, në Kumanovë, Ohër, Debacë, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan , Mogillë, Gostivar nga 1 kandidat, Manastir 2, Novaci 2, Demir Hisar 5, Prilep 6, Dollnen, Shuto Orizarë dhe Qyteti Shkupit…

Lexo më Shumë

Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri. Dr. Art Zylbeari doktoron në fushën e mjekësisë. Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës ku kandidati dr. Art Zylbeari u vlerësua me notën maksimale 10 duke mar thirrjen doktor I Shkencave te mjeksisë. Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin…

Lexo më Shumë

Bie zilja e parë në ditën e parë të vitit shkollor për fëmijët e fshatit Banjicë të komunës së Çashkës. Banorët fituan atë që kërkonin, mësim në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe. Në klasë të parë u regjistruan 12 nxënës. Tre janë në klasë të dytë dhe shtatë në klasë të tretë. A jeni të lumtur për fillimin e vitit shkollor? Poo! Shkolla nuk është ndërtim i fortë, por është modular. Për t’u ndërtuar, autoriteteve ju deshën më tepër se një vit. Gjatë kësaj periudhe, pra gjatë tërë vitit të kaluar shkollor, këta nxënës ndoqën mësimin në mektebin e xhamisë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas incidentit të rëndë në qytetin e Manastirit, ku një qytetar shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua fizikisht vetëm pse mbante veshur një bluzë me simbolin e shqiponjës. Në deklaratën e saj zyrtare, BDI e cilëson ngjarjen si një akt të turpshëm dhe të rrezikshëm, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar, por për një klimë të qëllimshme urrejtjeje dhe diskriminimi etnik që po nxitët sistematikisht nga partitë në pushtet dhe kreu shtetëror. “Kur në tribuna, në prani të krerëve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se nevojitet qasje e një burrështetasi për zhbllokimin e integrimeve evropiane, duke e kritikuar kryeministrin i cili sipas tij njëherë kërkon konstruktivitet, ndërsa pastaj refuzon çdo propozim. “Më vjen shumë keq që kryeministri njëherë kërkon konstruktivitet, e herë të tjera refuzon çdo propozim. Nëse kjo është pjesë e folklorit parazgjedhor apo duke mos marrë parasysh fushatën që zhvilluan vitin e kaluar, nuk mund ta them tani, por fakti është se asgjë nuk po ndodh në fushën e integrimit evropian, dhe rajoni po ecën përpara. Shqipëria po ecën përpara, Mali i Zi po ecën…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth klubit FC Shkupi, duke theksuar se ky klub është simbol i përbashkët i të gjithëve dhe nuk duhet të përdoret për ndarje apo përfitime politike. “Kjo temë, dmth FC Shkupi, duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. Ashtu siç e kemi kthyer nga liga e katërt në kampion, po ashtu do t’i qëndrojmë afër edhe tash, por pas zgjedhjeve lokale. FC Shkupi është simbol i unitetit dhe i dashurisë sonë për futbollin, ndaj duhet të na…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka reaguar pas sulmit në Manastir ndaj një qytetari suedez, i cili u dhunua vetëm pse u ngatërrua për shqiptar. Ja reagimi i plotë i tij: “Sulmi në Manastir ndaj një qytetari suedez, vetëm pse u ngatërrua për shqiptar, është akt i papranueshëm dhe i turpshëm! Dhuna mbi baza etnike është plagë e së kaluarës, e cila nuk mund të tolerohet në një shoqëri që synon standarde evropiane. Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe qartë, për të treguar se askush nuk ndëshkohet për identitetin e…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir nga disa të rinj rreth 20 vjeç. Sipas raportimit të tij në polici, të panjohurit i janë afruar dhe kanë tentuar t’ia heqin me forcë bluzën, në të cilën kishte simbole të një shteti tjetër – që dyshohet të ketë qenë Shqipëria. Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët më pas u larguan në drejtim të panjohur. Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin…

Lexo më Shumë