Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vaic, në draft-raportin për progresin shpreh nevojën që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe. Rekomandohet rinovim i angazhimit politik, përfshirë ndryshimet kushtetuese, bashkëpunimin konstruktiv ndërpartiak dhe mbikëqyrjen efektive parlamentare për përparimin e reformave. Ai thekson se nuk është arritur përparim lidhur me ndryshimet kushtetuese, për shkak të shqetësimeve për bllokada ose kërkesa të mundshme shtesë bilaterale nga Bullgaria. Sipas tij, nevojitet rritje urgjente e vullnetit politik nga të dyja palët për të tejkaluar këtë ngërç. “Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në një pozitë…
Author: Jeta almakos
Prokuroria Publike njoftoi se ka dorëzuar dokumentacionin në Ministrinë e Drejtësisë, me të cilin duhet të fillojë procedura për ekstradimin e Sait Saitovit, i cili përplasi për vdekje një grua në Shkup dhe aktualisht ndodhet në paraburgim ekstradues në Serbi. “Ministria e Drejtësisë do të përgatisë kërkesë për ekstradim, e cila do të dërgohet në Republikën e Serbisë. Sa do të zgjasë procedura dhe kur do të ekstradohet, nuk mund të parashikohet paraprakisht”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se më 10 shkurt janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme se në Serbi është arrestuar…
Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi ka shpërndarë një reagim kundër ministrit Minçev dhe në mbrojtje të gjuhës shqipe. VLEN, si forcë qeverisëse, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Administratës, Minçev, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale dhe për ushqim të një kulture arrogante në administratë. Sipas reagimit, në mbledhjen e sotme të thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Inspektorëve, e gjithë procedura – nga thirrja deri te pikat e diskutimit – është zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase. Në shenjë kundërshtimi, drejtorët shqiptarë kanë refuzuar të marrin pjesë, duke vendosur…
Që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 fluturime të reja direkte, në aeroportin e Ohrit dhe të Shkupit kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë, këtë vit, pres që aeroporti i Shkupit të jetë lider në rajon me rritje dhe të kalojmë mbi 4 milionë udhëtarë, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke komentuar politikat qeveritare në transportin ajror. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, ai thekson se si Qeveri kanë nisur një politikë serioze për të tërhequr linja dhe kompani të reja ajrore, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka dalje në det dhe aeroportet…
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke theksuar rëndësinë e këtij muaji si kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve. “Nga sonte nis Ramazani, muaji i dritës, qetësisë, bashkimit dhe mëshirës. Është muaji që na kujton durimin, përkushtimin dhe dashurinë ndaj tjetrit. Na afron me familjen, me fqinjin dhe me këdo që ka nevojë për një fjalë të mirë,” u shpreh Mexhiti. Ai theksoi se në Çair, në rrugët e Shkupit dhe në lagjet ku jehona e ezanit është pjesë…
Deputeti i dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it në një paraqitje në TV21, ka folur për shkrirjen e VLEN-it në parti dhe vendimin e fundit të Lëvizjes Besa, e cila e shkarkoi të gjithë kryesinë, ne funksion të shkrirjes së VLEN-it. Qoku tha se Besa është VLEN dhe VLEN-i është Besë. “Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë. Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as Besë, as LD, as ASH, as…
Si Ministri e Transportit kemi nisur procedurat për arritjen e Marrëveshjes për transport ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila do të krijojë bazën ligjore për vendosjen e fluturimeve të rregullta ndërmjet dy vendeve. Kjo iniciativë pritet të forcojë bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe shkëmbimet tregtare, duke afruar më shumë qytetarët dhe bizneset tona. Në periudhën në vijim do të ndërmarrim të gjitha hapat institucionalë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk mund të flas për situatën brenda koalicionit VLEN, sa i përket zhvillimeve të fundit për shkrirjen e VLEN-it në një parti. Sipas Mickoskit, konsolidimi në një parti është i mirëseardhur në skenën politike. Ndërsa u shpreh se komunikimi dhe raporti me secilin kryetar të VLEN-it, është siç thotë ai, i rregullt dhe korrekt. Hristijan Mickoski, kryeministër “Unë mund të them se kam një komunikim jashtëzakonisht korrekt me secilin anëtar të Qeverisë që vijnë nga koalicioni VLEN, mund të them shumë të suksesshëm, shumë të drejtëpërdrejtë. Kam komunikime të rregullta me kryetarët e partive politike…
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë. Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria…
Koalicioni VLEN përshëndet nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Korridorin 8 në kuadër të Forumit Ministror në Tiranë, si një hap me rëndësi të veçantë strategjike për sigurinë dhe pozicionimin euroatlantik të vendit. Korridori 8 nuk është vetëm projekt ekonomik, por edhe arterie kyçe Lindje–Perëndim që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe forcon mobilitetin strategjik në hapësirën euroatlantike. Në një kohë sfidash gjeopolitike, infrastruktura moderne kontribuon në stabilitetin rajonal, në aftësinë e reagimit dhe në koordinimin me partnerët strategjikë, në përputhje me standardet e aleancës ku bën pjesë edhe vendi ynë. Për shqiptarët, Korridori 8 krijon mundësi konkrete për…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot bëri hapjen e Forumit Ministror për Korridorin 8, i cili u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere. Forumi shërbeu si platformë e nivelit të lartë për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit 8 si një arterie strategjike për transportin modern, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke forcuar njëkohësisht integrimin dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane. Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se Korridori 8 është shumë më tepër…
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zhvilloi takim pune me drejtorin ekzekutiv të NOMAGAS SHA Shkup, Nedim Rama, në të cilin u diskutuan aktivitetet aktuale dhe hapat e ardhshëm për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në vend. Fokusi i bisedimeve ishte ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, si një nga projektet më të rëndësishme strategjike energjetike në vend. Në takim u bë një pasqyrë e dinamikës së deritanishme të realizimit, rrjedhës së aktiviteteve ndërtimore dhe koordinimit ndërmjet institucioneve dhe kontraktorëve, me qëllim realizimin e projektit sipas afateve të përcaktuara. Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për realizimin e…

