Kandidati i AKI-së Skender Rexhepi për kryetar të Qytetit të Shkupit, së bashku me bartësin Abdulselam Selamin kanë promovuar programin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Rexhepi njoftoi për synimet e tij si aplikacioni unik digjital për çdo qyetarë, transport publik me aplikacion të digjitalizuar, sensorë për mbeturinat, për rrjedhën e ujit, për parking dhe trafikë. Gjithashtu ai theksoi se shkollat do të jenë bashkëkohore, te digjitalizuara me klasa moderne. Rexhepi tha se plani detal urbanistikë do të revidohet, infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim të rregulluar, mbjellje e 100 mijë fidanëve dhe synimi për një barazi zhvillimore në të gjitha komunat. ‘’Vizioni…
Author: Jeta almakos
Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një 17-vjeçari nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – tentativë vrasjeje, transmeton Portalb.mk. Incidenti, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka ndodhur më 6 shtator të këtij viti në shtëpinë familjare të të miturit, i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore babait të tij 51-vjeçar me një objekt të mprehtë. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe i gjithë rasti është dokumentuar plotësisht.
Fushata vetëm se ka filluar, ndërsa ka filluar të ashpërsohet fjalori i përfaqësuesve politik. Ndaj deklaratës së djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që oponentët e tij i quajti zagarë, ka reaguar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë mitingut të mbrëmshëm në Shkup. Këtë retorikë, Mickoski e quan tentim të Ahmetit që nëpërmjet tezave të konsumuara ta ngrit rejtingun e rrënuar. “Me gjakra, skifterë, shqiponja e lepuj. Të njëjtën atë, të njëjtin folklor e përmendin, 20 vite i njëjti film. Shqiptarët i janë emigruar, copa-copa bënë nga vjedhja. Ato metafora në mitingje më nuk u kalojnë. Të mirë janë,…
Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, në emisionin “Debat në SHENJA”deklaroi se fushata e tij elektorale po mbështetet financiarisht nga sektori privat, diaspora dhe nga ai vetë personalisht. “Unë financoj kampanjën përmes granteve dhe fondeve nga personat fizikë. Sektori privat dhe diaspora kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm financiar, ndërsa unë vetë kam investuar një pjesë të mjeteve personale,” tha Ademi. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe burimeve të ndryshme për të realizuar një fushatë të pavarur dhe të suksesshme. /SHENJA/
Maqedonia e Veriut është e dyta në rajonin e Ballkanit Perëndimor për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes si përqindje e produktit të brendshëm bruto (PBV), sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” Sipas të dhënave, Serbia ka është lidere në pesë vitet e fundit me 2.6 përqind të PBV-së së saj të drejtuar për shpenzime ushtarake, ndërsa Maqedonia është menjëherë pas saj me 2.1 përqind. Kjo pasohet nga Shqipëria (2 përqind), Mali i Zi (1.8 përqind), Kosova (1.5 përqind) dhe Bosnja dhe Hercegovina (0.7 përqind). “Ndryshe…
Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka kritikuar ashpër gjendjen e menaxhimit të mbeturinave në komunë, duke e quajtur situatën alarmante dhe të papranueshme për një qytet si Gostivari. Në emisionin “Debat në SHENJA”, Ademi deklaroi se mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve teknike ka sjellë një krizë të vërtetë në pastrimin e qytetit. “Gostivari po kundërmon nga mbeturinat që nuk mblidhen, as në zonat urbane, e lëre më në ato rurale. Ky qytet prodhon rreth 10 tonë mbeturina në ditë, ndërkohë që kemi vetëm një kamionetë për grumbullimin e tyre,” tha Ademi. Ai shtoi se problematika është…
Grupi ProCredit me entuziazëm prezanton ProConnect – një platformë digjitale e thjeshtë dhe intuitive për rrjetëzim, e krijuar posaçërisht për klientët afarist të Bankave ProCredit në gjithë Grupin. Kjo platformë do t’u ndihmojë klientëve afarist të zgjerojnë aktivitetin në tregje të reja, të lidhen me partnerë të besueshëm në 12 vende dhe të zhvillojnë biznesin e tyre, si në nivel lokal ashtu edhe përtej kufijve të shtetit. Platforma ofron shumë mundësi: para së gjithash ju lidhme furnizues dhe blerës potencialë, por njëkohësisht edhe efikasitet – klientët do të përfitojnë nga transferta më të shpejta dhe kosto më të ulëta për…
Shqiptarët sharjet i kthejnë ose me qytek ose me votë Nuk ka aspak dyshim dhe hamendje se ky shau shqiptarë. Nuk e ka herë të parë. Më parë i kishte sha shqiptarët e Maqedonisë në përgjithësi duke fol për 700 mijë nëna, mandej hera tjera edhe në veçanti shqiptarët e Tetovës, Strugës dhe Shkupit duke i quajtur me emra nënçmues. Ajo që është karakteristike edhe këtë herë se kësi sharje kolektive shqiptarëve të këtuhit ka ndodhë të ju bëjnë vetëm racistë, shovenistë, albanofobë dhe idiotë tjerë, por krejt këto: të huaj për shqiptarët e Maqedonisë, politikisht dhe kulturalisht. Edhe ky është…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar se që nga marrja e detyrës në krye të komunës, në korrik, janë realizuar mbi 20 projekte në fushën e infrastrukturës. Në një intervistë për emisionin “Debat në SHENJA”, Limani theksoi se angazhimi i tij ka qenë i pandërprerë, përveç rasteve kur kushtet atmosferike nuk kanë lejuar punimet. “Që nga dita kur kam marrë drejtimin e komunës, kam nisur menjëherë nga puna dhe nuk jam ndalur, përveç kur moti nuk ka qenë i përshtatshëm. Deri tani janë realizuar mbi 20 projekte infrastrukturore, të cilat vazhdojnë të…
Dy sindikatat që funksionojnë në Ndërmarrjen Publike Parqe dhe Gjelbërime dhe në dy kompani FloraKom dhe Luna, në protesta të ndara në rrugën Ilindenska në Shkup, të vendosura rreth një kilometër larg njëra-tjetrës, kërkuan rrogën e gushtit. Sindikalistët, që kanë të njëjtin problem, por nuk duan të shihen mes vete, paralajmërojnë se vonesa 14-ditëshe do të shkaktojë edhe probleme të tjera për punonjësit. “Pas dy ditësh, punonjësit do të mbeten, nëse nuk paguhet rroga e gushtit, edhe pa sigurim shëndetësor, që është edhe më e frikshme, sepse një pjesë e madhe e punonjësve kanë nevojë për medikamente dhe terapi të…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Gostivarit, Valbon Limani, ka bërë të ditur se komuna ka një plan konkret për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave. Në emisionin “Debat në SHENJA”, Limani tha se në pesë muajt e fundit janë furnizuar dy kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturinave, ndërsa për periudhën prill–maj të vitit të ardhshëm planifikohet blerja e edhe dy automjeteve të tjera. “Vetëm gjatë pesë muajve të fundit jemi furnizuar me dy kamionë të rinj për mbeturina. Deri nga muaji prill-maj, planifikojmë të shtojmë edhe dy të tjerë. Krahas kësaj, do të bëhet edhe rikonfigurimi…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, mirëpriti sot në një drekë pune delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Kadir Ozkaya. Gjatë takimit, Kryetari Gashi e vlerësoi vizitën si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike. Në kuadër të bisedimeve, u diskutuan edhe zhvillimet politike dhe sfidat aktuale, ku z. Gashi theksoi përkushtimin e Kuvendit për të ruajtur një dialog të hapur dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me Gjykatën Kushtetuese, duke…

