3800 student gjatë vitit akademik 2024-25 kanë vendosur që rrugën e tyre akademike ta vazhdojnë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Kështu thuhet në njoftimin e këtij universiteti, nga ku shtojnë se prej tyre 2000 kanë arritur me sukses të përfundojnë studimet. Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Lütfi Sunar gjatë një takimi jo formal me gazetarët tha se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik përfshin 28 programe deridiplomike, 24 programe master dhe 9 programe doktorature. Ai shtoi se studentët zgjedhin këtë universitet për shkak të kushteve të përkryera, kampusit universitar me standarde ndërkombëtare dhe mundësive teknologjike që ofrojnë si kampus. Ai tha se studentët…
Author: Jeta almakos
Sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi 110 mijë shkelje në periudhën e parë të testimit për 24 orë më 1 dhjetor, ndërsa sipas informacioneve nga MPB-ja, më 2 dhjetor u regjistruan gjithsej 50.652 shkelje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48.861 janë shkelje për shpejtës, 1.366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara. Më 02.12.2025 janë regjistruar gjithsej 50.652 shkelje, nga të cilat 48.861 për shpejtësi, 1.366 për kalim në semafor të kuqe dhe 425 për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB.
Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut. Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali. Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, obduksion dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë. Në rrethana normale, kthimi i trupit do të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë dhe një sërë çështjesh globale, transmeton Anadolu. Në një telefonatë të kërkuar nga presidenti francez, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, sipas postimit të Presidencës në platformën turke të mediave sociale NSosyal. Presidenti Erdogan deklaroi se avancimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Francës është thelbësor dhe se ata do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa drejt këtij qëllimi. Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia po bën përpjekjet maksimale për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit përmes një…
Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor, përcjell TV21. Kështu tha nënkryetari Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm. “Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”,…
Adem Çuçul është zgjedhur kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për sot në Kuvend, shkruan Alsat. Kjo zgjedhje vjen pas shkarkimit të Tatjana Dimitrovska. Çuçul është i diplomuar në drejtësi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumente më të fundit dhe në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi i parë i kontaktit për median.
Ramadan Ramadani Një intelektual i njohur shqiptar nga Shkupi, të cilit nuk ia përmendi emrin sepse edhe ashtu do përmendi disa emra tjerë,pa leje, më poshtë në sqarim, më tha se nuk do paguhet asgjënga shuma dhe shifrat nga taksimetri që e sjelli unë si metaforënë disa shkrime me rradhë. Shuma për pagesë do evidentohet, por në fund krejt do mbetemi borxhli, askush nuk do paguajeashtu që do mbetet se faturën e ka shlyer populli! Si intelektual i regjur që ishte bashkëbiseduesi, unë mund shumë lehtë ti përgjigjesha se nuk ka probabilitet qëkonsekuencat nga një transakcion eventual i dalë nga…
Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes regjistrimit dhe ndëshkimit automatik të shkeljeve. Përmes një rrjeti kamerash të mençura dhe softueri për njohjen e shkeljeve, SAFE CITY do të regjistrojë shkeljet e rregullave të trafikut pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të policisë. Gjobat do të vendosen automatikisht bazuar në targat e automjeteve dhe provat vizuale. Sistemi do të ndëshkojë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në dritën e kuqe dhe mosrespektimin e sinjalizimit të dritave dhe të trafikut. Vëmendje e…
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, në një intervistë në kuadër të edicionit të lajmeve në Alsat tha se VLEN-i është në rrugë drejt transformimit në një parti politike, duke i shkrirë subjektet aktuale që përbëjnë koalicionin. “Dominon argumenti që të kemi një organizatë të përbashkët politike, përballë varianti i të qenit si koalicion mes më shumë partive politike”, tha Kasami. Ai sqaroi se VLEN-i do të ketë një strukturë komplekse lidershipi, ku të gjitha strukturat do ta gjejnë veten të përfaqësuar. Kasami paralajmëroi se do të ketë një trup presidence, ku do të merren…
Prej orës 17:50 përsëri është bllokuar qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitar “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Republikën e Greqisë, për shkak të protestës së bujqve, informojnë nga LAMM. Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Bordi Drejtues i Fondacionit Trajçe Mukaetov ka ndrarë 40 bursa të reja për vitin akademik 2025/2026, nga të cilat 20 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. “Në një kohë kur inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e pashmangshme e përditshmërisë, rëndësia e faktorëve njerëzorë — e sidomos e arsimit cilësor — bëhet vendimtare” deklaroi ndër të tjera Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”. Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të ekzistencës, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka mbështetur me bursa gjithsej 739…
Dorëheqja e Jadranka Daboviq Anastasovska nga pozicioni i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend. Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor 2023. Ajo zëvendësoi gjyqtarin e pensionuar Jovan Josifovski. Kuvendi duhet të diskutojë procedurën e mëtejshme bazuar në materialin e paraqitur.

