Author: Jeta almakos

Një grup njerëzish kanë organizuar një protestë në kryeqytetin italian Romë kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë pavarësisht armëpushimit, raporton Anadolu. Ata mbanin banderola, flamuj palestinez dhe venezuelas dhe demonstruan kundër ndalimit të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Mbështetësit pro-palestinezë gjithashtu morën pjesë në protestë dhe demonstruan për të tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që vazhdojnë pavarësisht armëpushimit. Më 3 janar, forcat speciale amerikane kapën presidentin Maduro në një bastisje në Karakas, duke e larguar atë nga vendi dhe duke e dërguar…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta britanike ‘Daily Mail’ tha se “skifterët e politikës rreth presidentit amerikan”, pas suksesit të SHBA-së në kryejen e operacionit ushtarak në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro, “duan të lëvizin shpejt për të pushtuar ishullin përpara se Rusia ose Kina të ndërmarrin një hap”. Sipas raportit, Trump ka udhëzuar Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale (JSOC) të hartojë një plan pushtimi, por shefat e Shtabit të Përbashkët e kundërshtojnë këtë veprim, duke…

Lexo më Shumë

Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në mëngjes në një shtëpi familjare në Shutkë (Shuto Orizarë). Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 08:00 nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili ishte thirrur për ndërhyrje. Mjekët në vendngjarje, për fat të keq, kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen. Sipas kontrollit fillestar, në trupin e foshnjës nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e sakta që kanë çuar në vdekjen e…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKi-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura, duke e cilësuar ditën si të suksesshme. “Sot realizuam. Ditë me bereqet. Në fund duhet të fitojnë gostivarasit”, u shpreh Limani pas votimit. Ai theksoi se dalja e ulët e votuesve në orët e paradites është kryesisht për shkak të kushteve kohore, por shprehu bindjen se pasdite pritet fluks më i madh i votuesve. “Në mbrëmje do të festojmë së bashku”, deklaroi Limani, duke shprehur optimizëm për rezultatin final të zgjedhjeve në Gostivar

Lexo më Shumë

Profesoresha Arlinda Kadri Shahinoviq, e cila aktualisht ligjëron në Universitetin MIT në Shkup, dhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska janë dy propozimet e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, për anëtare të reja të Këshillit Gjyqësor. Kush është Kadri Shahinoviq Arlinda Kadri Shahinoviq është doktore e shkencave juridike dhe ligjëruese universitare me përvojë të gjatë akademike dhe shkencore. Në vitin 2007 ka diplomuar në drejtësi, në drejtimin e së Drejtës Evropiane dhe së Drejtës së Bashkimit Evropian (BE). Në vitin 2009 ka fituar titullin magjistre e shkencave juridike, në drejtimin e së Drejtës Evropiane dhe së Drejtës së BE-së,…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta pasi ka votuar tha se është ditë feste në Gostivar. Bejta tha se ka votuar për të mirën e Gostivarit. Ai bëri thirrje qytetarëve për të votuar për të ardhmen e qytettit të Gostivarit. “Sot do të jetë një festë e madhe në Gostivar” u shpreh Bejta pasi votoi bashkë me familjen e tij.

Lexo më Shumë

Valdet Xhaferi ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura në Gostivar. Pas votimit, ai ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. “Sot votuam. Votova për të ardhmen e Gostivarit. Votova për zhvillim, dinjitet dhe shpresë. Votova që Gostivari të ecë përpara, me njerëz të ndershëm dhe me vizion të qartë”, ka shkruar Xhaferi. Ai u ka bërë thirrje të gjithë gostivarasve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike: “Të nderuar gostivaras, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës, dilni dhe votoni”, ka theksuar Xhaferi. Procesi i votimit në…

Lexo më Shumë

Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %, raporton SHENJA.  Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.  Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.  Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%. Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %. Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis. “Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi…

Lexo më Shumë

Lumi Vardar ka dalë nga shtrati në fshatin Strimnicë, në komunën e Zhelinës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në disa shtëpi. Sipas banorëve, uji ka hyrë në bodrumet e shtëpive, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e tyre. Banorët shprehen të revoltuar, duke theksuar se problemi është i kahershëm dhe se për më shumë se 30 vite nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve. “Problemi është i njëjtë prej dekadash dhe askush nuk ka intervenuar kurrë”, deklarojnë ata për TS. Siç shihet nga terreni, një pjesë e fshatit është e mbuluar nga uji, duke…

Lexo më Shumë

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan se deri në ora 09:00, jehona e votuesve në katër komuna ku ka zgjedhje të përsëritura lokal, është 1,11%. Në Vrapçisht kanë votuar 272 votues, ose %. Në Gostivar kanë votuar 0,93%, respektivisht të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 651 votues. Mavrovë Rostushë 2,89%, ose 306 votues. Në Qendër Zhupë, 0,75%, ose kanë votuar 57 votues. “Në vendvotimin 0571 në Qendër Zhupë, ku pati ngecje të hapejs së votimit dhe fillimit të procesit të votimit rreth 40 minuta. Në komunën e Gostivarit, në vendvotimin 503, 512, 513,529, 533, gjithashtu pati vonesa gjatë hapjes së…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim pune të së shtunës duke shënuar se ky takim i referohet luftës dhe përpjekjes për të përmbushur kriteret e BE-së edhe përkundër mosrmarrëvejshjeve bilaterale me Bullgarinë që sipas kryeministrit është e imponuar. Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Bullgaria edhe Bashkimi Europian kanë bërë të qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë progres as heqje të vetos. Postimi i plotë: Takim të shtunën për agjendën reformuese Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së, edhe përkundër mosmarrëveshjes bilaterale të imponuar. Qeveria mbetet e…

Lexo më Shumë