Në Mavrovë-Rostushë ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE-së, Oner Jakuposki, me këtë VMRO-DPMNE-ja ka fituar në gjithsej 56 komuna, derisa LSDM-ja opozitare vetëm në 6. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, kjo është debakël për LSDM-në dhe Venko Filipçen. “Kjo është një mposhtje e politikës që me vite prodhonte kriminalitet dhe e mbante vendin në vend dhe harxhonte energjinë e qytetarëve. LSDM-ja duhet të përballet me të kaluarën e saj korruptive dhe me kriminelët në radhët e saj…Ky shtet ka nevoje për një luftë idesh dhe projektesh. Nga ana tjetër është koncepti që fiton. Klani i Venko Filipçes ka pësuar debakël. Si kryetar…
Author: Jeta almakos
Janë numëruar 93% të votave në komunë e Gostivarit, ku bindshëm është duke udhëhequr kandidati i AKI-së, Valbon Limani. Ai ka marrë 14.364 vota, ose 61.24% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij Nevzat Bejta nga VLEN ka 7.145 vota, ose 30, 46% të votave. Pra mund të themi se fitues në këto zgjedhje të përsëritura është kandidati i AKI-it, Valbon Limani.
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani ka shpallur fitoren. Ai tha se ka diku tre mijë vota epërsi dhe se me këtë besim nga banorët, do të vazhdojë të realizojë premtimet e dhëna. “Dallimi është diku 3 mijë vota jemi në epërsi. Punët të cilat i kemi në vazhdimësi do t’ivazhdojmë. Kuptohet që në programën tonëdo të kemi higjienën komunale, ndërmarrje qënuk ka qenë më parë, dhe shumë projektetjera. Faleminderit për besimin e dhënë nëmandatin e tretë”, tha Shabani.
Pas rezultateve të arritura në zgjedhjet e përsëritura lokale, ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, duke thënë se në vitin 2026 do të mbyllet kapitulli më i errët i përfaqësimit shqiptar. “As kredia hungareze, as paratë e zeza, as VMRO nuk e shpëtojnë më këtë projekt. 2026-a e mbyll kapitullin më të errët të përfaqësimit shqiptar”, ka shkruar Osmani.
Janë numëruar mbi 70% të votave në komunën e Vrapçishtit, ku sipas të dhënave të KSHZ-së, prinë bindshëm kandidati i AKI-it, Isen Shabani Ai ka 3.953 vota, ose 62,20% ndërsa kundërkandidati Zulhajrat Demiri ka 2.173 vota, ose 34,53% të votave, përcjell SHENJA.
Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë. Sipas KSHZ-së, me 21,49% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara. 1. Nevzat Bejta – VLEN – 1172 vota apo 24,74% të votuesve 3. Valbon Limani – AKI – 2581 vota apo 54,49% të votuesve
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 18:30, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot u zhvilluan zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 35.984 qytetarë apo 28.07% e votuesve. Në Gostivar, kanë votuar 28.22 %. në Vrapçisht, kanë votuar 31.76% në Qendër Zhupë, kanë votuar 13.18% ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 28.04%. Në disa vendvotime ende vijon votimi edhe pas orës 19:00 për shkak se vendvotimet u hapën me vonesë. Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë…
Në rajonin e Shkupit nuk janë evidentuar çrregullime të gjendjes së rregullt. Aktualisht nuk ka reshje shiu apo bore dhe situata është stabile, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK). Ata shtojnë se gjendja në Tetovë dhe rrethinë është stabile, pa pengesa në funksionimin e rregullt. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme, ndërsa karrexhatat janë kryesisht të lagështa. Nga QMK theksojnë se NP “Makedonija Pat” e mirëmban rregullisht aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. Lidhur me rrëshqitjen e dheut që ka ndodhur në aksin rrugor Gostivar – Mavrovë, pranë gurores, QMK informon se shërbimet kompetente janë njoftuar…
Deri në orën 17:00 daljae votuesve në katër komunat ku mbahen zgjedhjet është 25.55% teksa në Gostivar kanë votuar 25.25% ose 20.887 qytetarë, ndërsa në Vrapçisht 30% ose 8184 qytetarë, Mavrovë Rostushë 29.33% dhe Qendër Zhupë 12.35%. Procesi ka vijuar i qetë dhe pa ndonjë problem. Sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore, dalja në orët e mëngjesit ka qenë më e ulët për shkak të kushteve klimatike, por gjatë pasdites është shënuar rritje e pjesëmarrjes.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, informoi se qyteti është plotësisht i përgatitur për kushtet e dimrit dhe se bora nuk mund t’i befasojë shërbimet e qytetit. “Qyteti i Shkupit është i përgatitur. Prej disa ditësh, ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po monitorojnë me vigjilencë gjendjen e të gjitha rrugëve të trafikut”, shkroi Gjorgievski në një postim në rrjetet sociale. Ai theksoi se janë siguruar sasi të mjaftueshme kripe, e cila përdoret në kohën e duhur në përputhje me temperaturat nën zero dhe rrezikun e ngrirjes së rrugëve. Njëkohësisht, shtabi i krizës punon 24 orë në ditë, me…
Tridhjetë e një vjeçari nga fshati Sllupçan dyshohet se ka kryer sulm seksual dhe përdhunim ndaj një të miture dhe po ashtu e ka detyruar atë që të kryej akte seksuale edhe me një person tjetër. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal për sulm seksual dhe shantazh ndaj N.A. (31) nga f. Sllupçan, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh” dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale “sulm seksual dhe përdhunim”. Për mospublikimin e fotografive, të miturës i kanë kërkuar 20 000 euro. Tabel: Ministria…
Deri në orën 15:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 23.298 votues, përkatësisht 18.18 %, raporton SHENJA. Vrapçisht, kanë votuar 5730 votues, përkatësisht 21.01 %. Gostivar, kanë votuar 14770 votues, përkatësisht 17.85 %. Qendër Zhupë, kanë votuar 831 votues, përkatësisht 10.99%. Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1967 votues, përkatësisht 18.60 %. Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe…

