Niveli i ujit të lumit Vardar në Shkup vazhdon të jetë i rritur dhe ka arritur nivelin kritik pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë shtratit të lumit, veçanërisht në pjesët më të ulëta dhe dobët të ndriçuara përgjatë bregut (kejit). Sipas parashikimeve më të fundit, edhe në orët në vijim niveli i lumenjve do të mbetet i lartë në Shkup dhe në pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse, megjithëse pritet një rënie graduale gjatë natës. Aktualisht, në pjesën më të madhe të…
Author: Jeta almakos
Ndalohet plotësisht pirja e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, pa përjashtime, si dhe kufizim drastik i importit, shitjes dhe ekspozimit të cigareve dhe pajisjeve elektronike. Në përgatitje e sipër është një ligj i ri për pirjen e duhanit. Ndalimi i pirjes së duhanit do të vlejë për të gjitha objektet e gastronomisë, duke përfshirë restorante, bare, mejhane dhe kantina. Për më tepër, pirja e duhanit do të ndalohet edhe në tarracat e kafeneve dhe restoranteve nëse ato nuk janë të hapura plotësisht nga të paktën tre anë, që do të thotë se një pjesë e…
Tre javët e fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve – fëmijë me simptoma të gripit dhe gjendjeve të ngjashme me gripin, thonë nga Klinika e Fëmijëve në Spitalin “Nënë Tereza” Shkup. Drejtori Rexhep Memedi bëri të ditur se brenda 24 orëve ka deri në 150 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë, ndërsa të hospitalizuar momentalisht janë rreth 30. “Pjesa më e madhe kryesisht janë pacientë me sëmundje respiratore – simptoma të gripit: temperaturë e lartë trupore, kollitje, sekrecione në hundë, skuqje të syve dhe fytit, dhimbje në muskuj, tek foshnjat frymëmarrje e vështirësuar etj. Të gjithë pacientët…
Reshjet e borës kanë kapluar rajonin e Pollogut, ndërsa nga komuna e Tetovës njoftojnë se pavarësisht reshjeve, rrugët janë të kalueshme. “Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht, rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme. Duke qenë se priten reshje të vazhdueshme bore, ekipet e Komunës së Tetovës do të mbeten të angazhuara gjatë gjithë kohës për të siguruar qarkullim sa më normal. Megjithëse në disa segmente mund të paraqiten vështirësi në lëvizje, rrugët mbeten të hapura dhe të kalueshme. Apelojmë tek qytetarët për…
Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe. Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike. “Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave,…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje të lehta bore u regjistruan në Kodër të Diellit, ndërsa në Makedonski Brod, Krushevë dhe Resnjë pati reshje bore të ndjekura nga shiu. Ndërmarrja Publike u bën apel shoferëve të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kompanisë në detyrë janë vazhdimisht në terren dhe…
Ka vazhduar evakuimi i banorëve të rrugës “Prilepska” të Kërçovës, duke arritur numri i tyre në 120. Sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave personat e evakuuar mbeten të strehuar në sallën sportive “Hristo Uzunov”. Ndërsa bëjnë me dije se gjatë ditës së shtunë do të bëhet inspektimi i objekteve të dëmtuara. Ndërkaq, gjendja me përmbytjet vazhdon të jetë kritike në disa lokacione, përshkak të daljes së lumenjve nga shtrati. Njoftojnë se janë përmbytur lagje, shtëpi, bodrume shtëpish, oborre shtëpish, sipërfaqe bujqësore, ndërsa theksojnë se po intervenohet me mekanizma të rëndë dhe me pompa po kryhet nxjerrja e ujit…
Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nëndegëve të partisë me qëllim mbajtjen e Kongresit të rregullt. Nga ASH njoftojnë se ky proces udhëhiqet nga parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësimit real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres. Ai synon të forcojë Aleancën për Shqiptarët duke përfshirë të gjithë ata që duan të angazhohen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e partisë. “Aleanca për Shqiptarët u bën…
Partia Liberal-Demokrate vlerëson se një takim i liderëve ka kuptim vetëm nëse në të diskutohen reforma thelbësore, e jo, siç thonë ata, zgjidhje tregtare dhe PR. PLD është e gatshme të marrë pjesë në një takim të tillë, por jo nëse ai reduktohet ekskluzivisht në çështjen e shfuqizimit ose mbajtjes së qeverisë teknike si temë e izoluar dhe boshe, pa përgjigje për pyetjet kyçe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. “Është joserioze që politika të reduktohet në këtë: ‘ne jemi për shfuqizimin’ ose ‘ne jemi kundër shfuqizimit’ të qeverisë teknike. Dhe pastaj çfarë? Nëse shfuqizohet apo nëse nuk shfuqizohet?! A…
Azir Aliu Në gjysmën e dytë të vitit 2025 mora përgjegjësinë përtë udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë me një qëllimtë qartë: shëndetësia të mos ketë më nevojë përimprovizim, por për arkitekturë. Që nga dita e parë, fokusi im nuk ishte të premtoja zgjidhje të shpejta, portë vendosja themele të qëndrueshme për një sistem qëplanifikon me kujdes, mat, rishqyrton dhe përmirësohetvazhdimisht. Gjysma e dytë e vitit 2025 ishte një periudhë e vendosjes së drejtimit zhvillimor. Një kohë e mbushurme dëgjim të vëmendshëm të profesionistëveshëndetësorë dhe analizë të thelluar të të dhënave, me qëllim që të kuptohej realisht gjendja e sistemitshëndetësor. Ky proces…
Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli është paraqitur në burgun “Idrizovë” për të vuajtur dënimin prej 10 vjetësh për rastin “Llaskarca”, ku si pasojë e aksidentit të autobusit, humbën jetën 16 pasagjerë, ndërsa më shumë se 30 u lënduan. Lajmin e konfirmoi drejtori i institucionit, Zoran Jovanovski, i cili tha se Beluli është pranuar dhe vendosur në burg sipas procedurave standarde. Pas një serie shtyrjesh, kryesisht të justifikuara me arsye mjekësore, Beluli u paraqit në burg për të vuajtur dënimin. Më 1 dhjetor pati një shtyrje tjetër për shkak të një operacioni të dytë në testikuj, ndërsa më parë, në…
Rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën Shkup-Veles, një pjesë e rrugëve në rajonin e Krushevës janë të mbyllura, ndërsa automjetet mallrash janë të ndaluara në rrugën Strugë-Qafë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në orën 17:35 është raportuar se në autostradën Shkup-Veles, pas tunelit “Badar”, ka pasur rrëshqitje shkëmbinjsh, e cila ka përfshirë të dy korsitë. Trafiku nuk është i ndërprerë. Në vendngjarje ndodhen oficerë policie dhe një ekip nga ‘Rrugët e Maqedonisë’. Nga ora 18:05, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Crna Reka në afërsi të fshatit Buçin, rajoni i Krushevës, kemi pasur ndërprerje të trafikut rrugor…

